BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20260509T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20260509T220000
DTSTAMP:20260513T103259
CREATED:20260430T102819
LAST-MODIFIED:20260504T125658
UID:1045-1778356800-1778364000@operabalet.mk
SUMMARY:Hapja e Mbrëmjeve të 54-ta të Operës së Majit PREMIERË  - “MOTRA ANXHELIKA” /“XHANI SKIKI” - XHAKOMO PUÇINI
DESCRIPTION:\nHapja e Mbrëmjeve të 54-ta të Operës së Majit\nPREMIERË\nXHAKOMO PUÇINI\n“MOTRA ANXHELIKA”\n9.5.2026\, ora 20:00\nDirigjent: Xhanluka Martinengi – Itali\nRegjisor: Pjer Françesko Maestrini – Itali\nSkenograf: Gilermo Nova – Spanjë\nKostumografe: Kristina Açeti – Itali\nAsistente kostumografe: Valentina Volpi – Itali\nDizajn i dritës: Milço Aleksandrov\nAsistente dirigjente: Katerina Stojkovska\nAsistentë regjisorë: Trajko Jordanovski\, Ljupka Jakimovska\nMjeshtër koncerti: Kliment Todoroski\nMjeshtre kori: Jasmina Gorgeska\nKorepetitorë: Elena Siljanoska\, Janinka Nevçeva\, Andreja Naunov\, Anastasija Grgovska\nInspicientë: Dragan Kostadinoviq\, Marko Pavlevski\, Katerina Boshkovska\nSuflerë: Nevena Georgieva\, Ivana Jordanovska\nSOLISTËT:\nMotra Anxhelika: Valentina Boi - Itali\nPrincesha\, tezja e saj: Benedeta Mazeto - Itali\nKryeabaresha: Marika Popoviq\nMotra Sentrice: Nikolina Janevska\nZonja e novicave: Sonja Pendovska Madevska\nMotra Xhenovjefa: Biljana Josifov\nMotra Osmina: Marija Naumovska\nMotra Dolçina: Ana Rojdeva\nInfermierja: Zlata Toshevska Dimovska\nMotra e Mëshirës: Javorka Vitanova\nNovice: Desanka Gligorieviq\nMotra novice: Biljana Bajevska\nMotra e parë vejtore: Elena Golomeova\nMotra e dytë vejtore: Teodora Pejiq Zajkova\nKORI DHE ORKESTRA E OPERËS DHE BALETIT NACIONAL\nNgjarja zhvillohet në një manastir të vetmuar në Itali\, në fund të shekullit XVII.\nNë një pasdite pranverore\, në manastir\, pas përfundimit të lutjeve për Javën e Shenjtë\, murgeshat dalin nga kapela dhe mblidhen në kloster. Motra e lartë u lejon të çlodhen pak para se t’u kthehen sërish detyrave të përditshme. Në këtë atmosferë të relaksuar\, duke shijuar perëndimin pranveror\, motrat\, pavarësisht jetës asketike që duhet të jetë e lirë nga dëshirat tokësore\, pranojnë se ende kanë mall dhe dëshira që i bartin nga jeta e tyre e dikurshme në botë.\nMotra Anxhelika\, e cila tashmë prej shtatë vitesh jeton në manastir\, refuzon të ndajë dëshirat e saj\, duke pohuar se nuk dëshiron asgjë\, por motrat e saj shpirtërore e vërejnë trishtimin dhe vuajtjen e saj të heshtur. Duke e ditur se për të gjitha këto shtatë vite motra Anxhelika nuk ka marrë asnjë vizitë apo lajm nga familja\, të intriguara\, ato pëshpëritin mes vete për prejardhjen e saj nga një familje fisnike\, e cila e ka dërguar në manastir si ndëshkim për ndonjë mëkat të kryer.\nBiseda ndërpritet nga motra infermiere\, e cila vrapon me një lutje drejtuar motrës Anxhelika që t’i japë një lule për lehtësimin e dhimbjes një motre që është pickuar nga një grerëze\, duke komentuar se motra Anxhelika i njeh fuqitë e fshehura të bimëve.\nNë oborr arrin motra që sjell ushqim për manastirin dhe\, pasi e dorëzon\, njofton se te hyrja e manastirit ka parë një karrocë të bukur fisnike dhe se me siguri ndonjë aristokrat ka ardhur për vizitë. Ky lajm e shqetëson dukshëm motrën Anxhelika\, e cila fillon ta pyesë motrën për detajet e karrocës. Motrat e kuptojnë se kjo shqetësim është pasqyrim i mallëngjimit të saj të thellë për të marrë më në fund ndonjë lajm për familjen dhe\, kur zilja lajmëron se dikush ka ardhur në dhomën e pritjes\, të gjitha motrat\, edhe pse dëshirojnë që dikush t’i vizitojë ato\, luten që vizita të jetë për motrën Anxhelika\, e cila vuan në heshtje në një pendesë të thellë.\nLutja u plotësohet! Motra përgjegjëse e thërret Anxhelikën në dhomën e pritjes\, ku e pret tezja e saj\, princesha. Motra Anxhelika pushtohet nga emocionet\, por në vend të një pritjeje të ngrohtë\, përballet me një qëndrim të ftohtë dhe formal nga tezja e saj. Ajo i kumton se trashëgimia që princi dhe princesha\, prindërit e Anxhelikës\, ia kishin besuar para se të vdisnin\, më në fund do të ndahet. Arsyeja për këtë është martesa e motrës së saj më të vogël\, dora e së cilës është pranuar me dashuri\, pavarësisht turpit që Anxhelika me mëkatin e saj i ka sjellë familjes dhe e ka njollosur përgjithmonë stemën e tyre. Tezja i kërkon që plotësisht t’i përkushtohet pendesës\, por Anxhelika\, e zemëruar\, e akuzon për pamëshirshmëri dhe i lutet t’i tregojë ndonjë lajm për të vetmen gjë nga e cila nuk mund të heqë dorë – djalin e saj\, fëmijën që i ishte marrë që në lindje. Me një ftohtësi të palëkundur\, tezja i kumton se\, pasi ishte goditur nga një sëmundje\, dy vjet më parë\, djali i saj ka ndërruar jetë.\nMotra Anxhelika\, në agoni nga ky zbulim i tmerrshëm\, e pushtuar nga mendimet për vetminë e fëmijës së saj të vogël\, që kurrë nuk e ka njohur dashurinë e nënës\, madje as në çastet e fundit të jetës\, bie pa ndjenja dhe fillon të fantazojë për takimin e tyre në parajsë.\nKjo gjendje ekstazë\, e mbushur me lumturi për ribashkimin në jetën e përtejme\, e shtyn të përdorë helmet e bimëve të saj dhe t’i japë fund jetës.\nPor në çastin kur helmi fillon të veprojë\, asaj i kthehet vetëdija dhe e kupton se po vdes në mëkat të rëndë.\nNë çastet e fundit të jetës\, duke u lutur me dëshpërim për mëshirë\, Anxhelika përjeton një vegim të mrekullueshëm të Virgjëreshës Mari\, e cila ia sjell djalin\, si shenjë se\, në vend të mallkimit të përjetshëm\, asaj i është pranuar pendesa dhe i është dhënë falje e plotë.\n \n*************************************************\nPREMIERË\nXHAKOMO PUÇINI\n“XHANI SKIKI”\n9.5.2026\, ora 20:00 – Salla e OBN-së\nDirigjent: Xhanluka Martinenxhi – Itali\nRegjisor: Pjer Françesko Maestrini – Itali\nSkenograf: Gilermo Nova – Spanjë\nKostumografe: Kristina Açeti (Cristina Aceti) – Itali\nAsistente kostumografe: Valentina Volpi – Itali\nDizajn i dritës: Milço Aleksandrov\nAsistente dirigjente: Katerina Stojkovska\nAsistent regjisor: Trajko Jordanovski\, Ljupka Jakimovska\nMjeshtër koncerti: Kliment Todoroski\nKorepetitorë: Elena Siljanoska\, Janinka Nevçeva\, Andreja Naunov\, Anastasija Grgovska\nInspicientë: Dragan Kostadinoviq\, Marko Pavlevski\, Katerina Boshkovska\nSuflerë: Nevena Georgieva\, Ivana Jordanovska\nInspicientë: Dragan Kostadinoviq\, Marko Pavlevski\, Katerina Boshkovska\nSuflerë: Nevena Georgieva\, Ivana Jordanovska\nSOLISTËT :\nXHANI SKIKI – Roberto De Kandia – Itali\nLAURETA\, vajza e tij – Ana Durlovski\nCITA – Nikolina Janevska\nRINUNÇO – Guo S-Zhao – Kinë\nGERARDO – Jane Dunimagloski\nNELA – Biljana Josifov\nGERARDINO – Jovan Josifov\nBETO DI SINJA – Dime Petrov\nSIMONE – Igor Durlovski\nMARKO – Dragan Ampov\nÇESKA – Zlata Toshevska Dimovska\nMAESTRO SPINELOÇO – Neven Siljanovski\nNOTAR – Vlladimir Sazdovski\nPINELINO – Marko Dimovski\nGUÇO – Tihomir Jankimovski\nORKESTRA E OPERËS DHE BALETIT NACIONAL\nNgjarja zhvillohet në Firence\, në vitin 1299\, në kulmin e ekspansionit kulturor që do ta bëjë qytetin më të pasurin në Europë dhe do t’i sjellë botës humanizmin\, Rilindjen dhe kohën moderne\, dhe është e frymëzuar nga një episod i “Ferrit” të Dante Aligierit. Është mëngjes në shtëpinë e të pasurit Buozo Donati\, i cili sapo ka ndërruar jetë. Të afërmit e tij janë mbledhur rreth trupit të tij dhe\, përmes frazave hipokrite të një vajtimi të shtirur\, në fakt presin me padurim të lexohet testamenti i tij\, me shpresën se i ndjeri i ka lënë në mirëqenie. Por te të afërmit arrijnë fjalë se Buozo e ka lënë pasurinë e tij te murgjit e Veprave të Shenjta të Shën Reparatës\, kështu që\, të tmerruar nga mendimi se nuk do të marrin asgjë\, ata nisin në mënyrë frenetike kërkimin e testamentit. Pasi e gjejnë\, zbulojnë se Buozo\, megjithatë\, i ka pasuruar murgjit\, ndërsa atyre nuk u ka lënë asgjë. Në dëshpërim nga kjo\, me vështirësi e pranojnë idenë e të riut Rinuço\, anëtar i familjes\, që të kërkojnë ndihmë nga Xhani Skiki\, një i ardhur i zgjuar dhe dinak në Firence\, i njohur për shkathtësinë e tij; ai me siguri do të dijë të gjejë një mënyrë se si të arrijnë te paratë e Buozos.Ndërkohë\, Rinuço\, i cili është i dashuruar me Lauretën\, vajzën e Skikit\, do ta thërrasë dinakun dhe\, ndërsa të afërmit kundërshtojnë\, ai do të arrijë. Familja në fakt e përbuz Skikin për shkak se është nga një shtresë e ulët dhe kundërshton martesën me Lauretën\, por pas një përplasjeje të shkurtër dhe shkëmbimi fyerjesh\, interesat e përbashkëta do të mbizotërojnë: familja Donati i dëshiron paratë e Buozos\, ndërsa Skiki dëshiron lumturinë e vajzës së tij të dashuruar. Ai menjëherë do të shpikë një plan të guximshëm dhe të rrezikshëm: para se të bëhet publike se Buozo ka vdekur\, Skiki\, i cili është një imitues i aftë\, do të shtiret si Buozo\, do të thërrasë një noter dhe do të diktojë një testament të ri.\nIdeja pranohet me entuziazëm nga të gjithë dhe ata bien dakord për ndarjen e trashëgimisë. Por kur vjen puna te pasuritë më të mira të Buozos\, mes të afërmve shpërthen një grindje se kush duhet t’i marrë ato. Meqë nuk arrijnë të bien dakord\, këtë vendim ia besojnë Skikit; ai\, sipas ndjenjës së tij për drejtësi\, të vendosë se kush do t’i marrë gjërat më të vlefshme nga trashëgimia.\nDo ta thërrasin noterin dhe\, ndërsa Skiki vishet me rrobat e Buozos\, secili prej të afërmve do t’i afrohet fshehurazi dhe do t’i ofrojë ryshfet nëse ua jep atyre pasurinë më të mirë.\nNoteri do të vijë\, dhe Skiki\, i maskuar bindshëm si Buozo\, do të diktojë testamentin e ri. Por kur vjen te gjërat më të vlefshme të trashëgimisë – mushka\, mullinjtë dhe shtëpia në Firence – ai do t’i lërë për vete\, si dëshirë e fundit e Buozos. Të afërmit\, që marrin pjesë më modeste nga trashëgimia\, do të zemërohen dhe do të tronditen nga mashtrimi i zgjuar i të ardhurit\, por nga frika e ligjeve të Firences\, të cilat këtë bashkëfajësi mashtruese e dënojnë me prerje dore dhe dëbim\, nuk do të mund të protestojnë dhe as ta ndalojnë veprimin dinak të Xhani Skikit.\nSkiki do t’i përzërë të afërmit lakmitarë nga shtëpia e tij e re\, ndërsa të dashuruarit Rinuço dhe Laureta do të mbeten të jetojnë në Firence me pasuritë e Buozos.\n
URL:https://operabalet.mk/al/event/1045/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Оperë
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2026/04/Majski-web-scaled.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR