BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20240531T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20240531T233000
DTSTAMP:20260423T163047
CREATED:20240419T141830
LAST-MODIFIED:20240520T150049
UID:764-1717185600-1717198200@operabalet.mk
SUMMARY:Aida - Xhuzepe Verdi (31.05.2024)
DESCRIPTION:\n\n \n“Aida”\nXhuzepe Verdi\nOperë në katër akte\n31.05.2023\nDirigjent: Nimrod David Pfeffer\nNë skenën e OBN adaptoi dhe përshtati: Dejan Proshev\nKoreografi: Luiza Baldineti (Itali)\nAsistent koreograf: Sasha Evtimova\nAsistent regjisor: Ljupka Jakimovska\nKoncert–mjeshtër: Verica Lambevska\nKor–mjeshtër: Gjurgjica Dashiç\nMjeshtri i dritës: Vasil Lisiçov\nKorepetitorë: Elena Siljanoska\, Janinka Nevçeva\,\nAndreja Naunov\, Jordan Petrushevski\nInspicientë: Ljupço Polizov\, Dragan Kostadinoviq\, Marko Pavlevski\nSufler: Nevena Georgieva\nRolet:\nAida: Monika Medek (Austria)\nRadames: Li Shuang (Kinë)\nAmneris: Gergana Rusekova (Bullgari)\nRamfis: Igor Durlovski\nFaraoni: Diman Pançev (Bullgari)\nAmonasro: Xhuzepe Altomare (Itali)\nKryepriftëresha: Nadezhda Ruben\nLajmëtari: Nikola Stojçevski\nSolistët e baletit: Ivana Kocevska\nKori\, orkestra dhe ansambli i baletit të burrave të OBN\nSINOPSIS\nOpera “Aida” u shkrua me porosi të Teatrit në Kajro\, me rastin e hapjes së Kanalit të Suezit dhe u bë një nga veprat më të mira të kompozitorit gjenial. Vetëm në këtë libreto “ekzotike” Verdi më në fund gjen temat\, ndjenjat dhe pasionet “e tij”: tragjedinë e destinuar\, pashpresën e situatave\, dashurinë që pushton vdekjen. Pasuria muzikore e “Aidës” arrihet me veprimin e ndërsjellë të disa planeve muzikore dhe raportin e tyre perfekt: linja shprehëse-psikologjike e heronjve kryesorë\, bota e errët dhe e palëkundur e priftërinjve\, skenat madhështore masive triumfale\, bota ekzotike e Lindjes\, ngjyra e së cilës është inkorporuar organikisht në dramaturgjinë dhe gjuhën muzikore të operës. Çajkovski dikur shkroi: “Gjeniu i plakut Verdi tek Aida dhe Otello hapi shtigje të reja për muzikantët italianë”. Egjipti\, Memfisi dhe Teba në kohën e faraonëve. Aida\, një skllave etiopiane e princeshës egjiptiane Amneris\, e do Radamesin\, një gjeneral që do të komandojë luftën kundër Etiopisë. Amneris mashtron Aidën dhe mëson sekretin e dashurisë së saj. Radames kthehet në triumf dhe merr dorën e Amneris si shpërblim. I fshehur mes robërve është Amonasro\, Mbreti i Etiopisë\, babai i Aidës. Ai detyron vajzën e tij të mësojë mënyrat e fshehta të luftës së ushtrisë armike nga Radames. Tradhtia e paqëllimshme e Radames zbulohet nga Amneris. Kryeprifti Ramfis dënon Radamesin të varroset i gjallë. Aida arrin të hyjë në varr për të ndarë fatin me të dashurin e saj.\nAKTI I\nRadames\, komandanti i gardës\, zgjidhet për të udhëhequr ushtrinë egjiptiane në nluftën kundër Etiopisë. Ai është i kënaqur\, por ëndërron të fitojë skllaven Aida\, vajzën e mbretit etiopian Amonasro\, gjithashtu e dashuruar fshehurazi me të. Populli egjiptian i uron fitoren Radamesit dhe ushtrisë së tij. Nga ana tjetër\, Aida është e ndarë mes dashurisë për Radames dhe dashurisë për vendin e saj.\nAKTI II\nPrincesha Amneris ka frikë nga më e keqja: a është Radames i dashuruar me skllaven Aida? Amneris merr në pyetje të renë\, duke e joshur që të rrëfejë dashurinë e saj. Aida e do Radames dhe guxon t’i rrëfejë ndjenjat rivalit të saj! Dy femrat hyjnë në një duel të nxehtë. Jo shumë larg\, në portat e Tebës\, egjiptianët po kthehen fitimtarë nga lufta. Të gjithë festojnë rikthimin e heroit të tyre\, Radames. Çmimi është dora e Amneris.\nAKTI III\nNë fakt\, Aida është vajza e mbretit të Etiopisë\, Amonasro. Kur ajo vjen për të përshëndetur Radamesin në brigjet e Nilit\, shfaqet babai i saj. Ai arrin të mbetet pa u vënë re mes të burgosurve. Amonasro i lutet vajzës së tij të kuptojë situatën e rëndë me të cilën përballet populli i saj\, i cili është i mundur dhe i rraskapitur. Ajo duhet të vendosë interesin e vendit të saj përpara dashurisë për Radames! Në një duet të mbushur me butësi dhe indinjatë\, Aida pranon të marrë në pyetje të dashurin e saj\, duke shpresuar për informacion që mund t’i ndihmojë etiopianët të ngrihen dhe të pushtojnë Egjiptin.\nAKTI IV\nDuke folur me Aidën\, Radames tradhtoi vendin e tij. Amneris do të bëjë gjithçka për ta shpëtuar\, vetëm nëse ai mbrohet. Por\, Radames refuzon të shpëtojë veten dhe dënohet të varroset i gjallë\, një vdekje që ai e pranon heroikisht. Në errësirë\, teksa pret të vdesë\, Radames zbulon Aidën\, e cila është fshehur për të vdekur me të. Ata i thonë lamtumirë jetës\, në një duet të errët vdekjeje dhe zërat e tyre dëgjohen sikur ngjiten në qiell.\n
URL:https://operabalet.mk/al/event/aida-xhuzepe-verdi-31-05-2024/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Оperë
ATTACH;FMTTYPE=image/png:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2024/04/aida_webslide_mov52.png
END:VEVENT
END:VCALENDAR