BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20230623T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20230623T213000
DTSTAMP:20260423T174829
CREATED:20230612T124641
LAST-MODIFIED:20230616T091128
UID:650-1687550400-1687555800@operabalet.mk
SUMMARY:“ANA KARENINA” - Petar Iliç Çajkovski (23.06.2023)
DESCRIPTION:\n“Ana Karenina” - Petar Iliç Çajkovski (23.06.2023)\nKoreografi: Leo Mujiq (Kroaci)\nKostumografi:Aleksandar Noshpall\nPërcolli skenografinë: Mihajllo Stojanovski\, Sasho Stojanovski\nMjeshtër ndriçues: Millço Aleksandrov\nFotograf: Zoran Kostovski\nDizajn: Emil Petrov\nInspicientë: Dubravka Shopova\, Tijana Tarçugovska\nKorepetitorë: Marjan Vasilevski\, Stefan Pehçevski\nRepetitorë: Goran Bozhinov\, Vasil Çiçiashvili\, Lora Tarçugovska\, Dafina Danilloska Koçevska\nAss.kostumograf: Emanuella Trajçevska\nMarrin pjesë:\nAna Karenina: Mimi Pop Aleksova Atanasovska\nVronski: Boban Kovaçevski\nKarenin: Giljerme Alvez (Portugali)\nKiti: Hristina Naqevska\nLidija Ivanovna: Angella Velevska\nDoli: Sasha Evtimova\nBetsi: Ilijana Danilov\nSorokina: Biljana Basmacieva Kovaçevski\nStiva: Mirosllav Mitrashinoviq\nLevin: Igor Vellanoski\nKontesha Vronska: Ollga Pango\nSepuhovski: Endru Kuk (Angli)\nMarin pjesë solistë dhe ansambli i baletit i OBN-së\nKohëzgjatja e shfaqes së baletit: 1 orë e 30 minuta.\nBalet me 2 akte\n \n\n \nSinopsi sipas romanit me të njëjtin emër të L.N.Tolstoit\nËshtë sfidë e madhe të krijohet vepër artistike\, e cila si model dramatik ka dy Kolosë të artit dhe kulturës ruse dhe asaj botërore\, Leon Nikollaeviç Tolstoi dhe Petar Iliç Çajkovski.\nNjëra nga veprat më të njohura të letërsisë botërore “Ana Karenina” e fundshekullit të 19-të dhe tërë shekulli i 20-të\, paraqiste inspirim për shumë krijime teatrore dhe filmike. Ja ku e kemi para nesh\, si inspirim i koreografit Leo Mujiqit dhe ansamblit të baletit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë. Çajkovski tek opusi i tij i mrekullueshëm shpeshherë u inspirua nga veprat klasike ruse dhe botërore\, por asnjëherë nuk përdori vepër të Tolstoit. Gjithsesi\, për ngjarjen romantike siç është “Ana Karenina”\, si më e përshtatshme u shfaq pikërisht muzika e tij.( Në pikëpamjen tonë koreografike\, u shfrytëzuan pjesë nga: Koncerti në D-dur për violinë dhe orkestër\, Simfonia b-moll).\nTRADHTI – XHELOZI – HAKMARRJE = TRAGJEDI!\nOse\, siç thotë Tolstoi: Aty ku mbaron dashuria\, fillon urrejtja!\nNëse përpiqemi me një fjali ta tregojmë thelbin e historisë\, ajo do të ishte fjalia e shkruar më sipër\, e cila është edhe “klishe” në shumë vepra të tjera. Por\, vepra madhështore e Tolstoit\, e shkruar në disa qindra faqe\, nuk do  mund ta reduktonim vetëm në një klishe.\nAna Karenina për shkak të dashurisë së saj ndaj të riut Vronski\, i hedh tutje pasurinë dhe familjen\, do t’i injorojë edhe paragjykimet e normave shoqërore të Rusisë perandorake. Për Vronskin\, nga ana tjetër ajo paraqet vetëm aventurë. Në fund\, e flakur përfundimisht nga shoqëria\, madje edhe pa mundur ta shohë djalin e vet\, vendosë të vetëvritet.\nDrama e brendshme e thellë psikologjike e Kareninës\, e shpërndarë ndërmjet dashurisë dhe pasionit nga njëra anë\, normat e ngurtësuara shoqërore\, familja\, bashkëshorti\, djali\, tentativa e pasuksesshme për divorc\, nga ana tjetër\, e çojnë në humnerën e ekzistencës vetjake\, që do ta çojë deri në tragjedi.\nTë jesh kufomë e gjallë apo mëkatar i vdekur! Këtë çështje e parashtron edhe vetë Tolstoi\, a ajo është edhe dilema e cila e shpërndanë heroinën tonë kryesore. Çfarë është jeta pa dashuri?\nNë artin e kërcimit nuk ka mundësi të ritregohet e tërë ngjarja\, për atë arsye Ana Karenina jonë\, do të vendosim theks te personazhet\, karakteret e tyre\, përjetimet e brendshme psikologjike\, emocionet dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre. Dëshira jonë është të krijojmë vepër që përmes kërcimit\, plastikja do të na prekë të gjithë ne\, jo vetëm si ndjekës statik të shfaqjes\, por si qenie të gjalla në aktualitetin tonë.\nPërmes kërcimit dhe lëvizjeve\, duam t’Ju përcjellim ndjenja\, gjendjet e shpirtrave dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre të heronjve tanë. Duke e përbashkuar baletin akademik me shprehjen e kërcimit bashkëkohorë\, gjeste dhe mimika\, me përshkrimin tonë koreografik\, do të mundohemi t’Ju “prekim” gjithëve. Tek e fundit ky është thelbi i dramës\, të shprehë\, jo të tregojë!\nMr. Kërsto Skubev-kulturolog\n
URL:https://operabalet.mk/al/event/ana-karenina-petar-ilic-cajkovski-23-06-2023/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Balet
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2019/03/ana-karenina.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR