BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20241108T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20241108T223000
DTSTAMP:20260423T150208
CREATED:20241104T074457
LAST-MODIFIED:20241104T080030
UID:810-1731096000-1731105000@operabalet.mk
SUMMARY:“BOHEMËT” - XHAKOMO PUÇINI (8.11.2024)
DESCRIPTION:\nXHAKOMO PUÇINI\n\n\n“BOHEMËT”\n8.11.2024 \nSalloni i OBN-së\, në orën 20:00.\nDirigjent: Mauricio Kolisanti – Itali\nRegjisor: Dejan Proshev\nAsistent dirigjente: Katerina Stojanovska\nAsistent regjisore: Ljupka Jakimovska\nSkenograf: Zoran Nikollovski\nKostumografe: Marija Papuçevska\nMjeshtër koncerti:\nAsistent mjeshtër të korit: Jasmina Gjorgjeska\, Gjurgjica Dashiq\nKorepetitorë: Elena Siljanoska\, Janinka Nevçeva\, Andreja Naunov\nIspicientë: Dragan Kostadinoviq\, Marko Pavllevski\nPerformojnë:\nRodolfi: Domeniko Menin - Itali\nMimi: Anastasija Doroshenko - Gjermani\nMarçelo: Goran Naçevski\nShonar: Dragan Ampov\nKolini: Vlladimir Sazdovski\n\nMuzeta: Katerina Stojanovska\nBenoa: Neven Siljanovski\nAllçindor: Borko Bixhovski\nParpinjoll: Jane Dunimaglloski\nKufitari: Aleksandar Nikodinovski\nOficerët: Tihomir Jakimovski\nFëmija: Ema Ginovska\nPerformojnë kori dhe orkestra e Operës dhe e Baletit Nacional\nBOHEMËT\nPërmbajte e shkurtër\n “Bohemët” është operë në katër akte nga Xhakomo Puçini\, e shkruar sipas libretos italiane të Luixhi Ilikës dhe Xhuzepe Xhakosës. Libreti bazohet në romanin “Jeta e bohemëve” të Henri Murgerit.\nPremiera botërore e operës u dha më 1 shkurt 1896\, në Torino të Italisë\, e dirigjuar nga i riu Arturo Toskanini.\nAkti I\nVeprimi në operë zhvillohet në Paris\, në ditët e sotme. Skena në fotografinë e parë tregon papafingon mjerane të bohemëve të lagjes latine\, në prag të Krishtlindjes. Në intimitetin e kësaj dhome\, poeti Rodolfo dhe piktori Marseli ngrijnë nga i ftohti i fortë. Duke kërkuar mënyrë për t’u ngrohur\, ata vendosin të sakrifikojnë një nga shfaqjet e Rodolfos për dru zjarri në oxhakun e ftohtë. Futet Kolini\, filozofi\, i nervozuar dhe i zemëruar\, sepse nuk arriti të lërë peng asnjë nga librat e tij\, por gëzohet kur sheh zjarrin.\nDjegia e dramës së Rodolfit shoqërohet me ironi në muzikë dhe në vargjet e tyre – një sens humori është karakteristik për ta edhe në momentet e mjerimit më të madh. Por drama është e shkurtër\, zjarri shuhet ngadalë.\nMe hyrjen e Shonarit\, muzikantit\, fati u buzëqesh. Ai mban shportën plot me dru zjarri\, ushqim dhe verë. Temperamentin e këtij djali e përjetojmë në ariozonë të tij\, ku ai flet për aventurën e tij në të cilën fitoi paratë.\nËshtë prag Krishtlindjesh. Shoqëria vendos të kalojë mbrëmjen në Tavernën Momus. Humori ngazëllues ndërpritet nga një trokitje e fortë në derë - pronari Benoa vjen për të marrë qiranë e tij. Djemtë\, duke mos pasur ndërmend ta paguajnë\, lehtë do ta mashtrojnë. Vetë shefi tashmë është i dehur\, bohemët me dashamirësi i derdhin edhe më shumë verë. Në këtë gjendje\, ata do ta provokojnë lehtësisht të mburret për lidhjet e tij të dashurisë\, duke kritikuar gruan e tij. Bohemët\, të ofenduar nga sjellja e tij\, do ta akuzojnë në mënyrë skandaloze për kurvëri dhe imoralitet. Aq të hutuar dhe të dehur\, do ta përzënë dhe do t’ia marrin paratë që i kanë dhënë ndërkohë. Pas këtij episodi\, Marseli\, Shonari dhe Kolini nisen në tavernën Momus\, në strehën e tyre të preferuar. Rodolfo mbetet për ta përfunduar veprën e tij të re “Kastor”. Këndimi i tij ndërpritet nga një trokitje e turpshme në derë. Ajo është fqinja e panjohur Mimi\, e cila vjen me një kërkesë për ta ndezur qiriun e saj të fikur. Por e rraskapitur dhe pa frymë nga shkallët që ka ngjitur\, asaj i bie të fikët. Rodolfo e ndihmon të ulet dhe i ofron pak verë. I tërhequr nga pamja e saj e pazakontë\, e butë dhe e bukur\, Rodolfo kërkon një mënyrë për ta mbajtur atë në shoqërinë e tij më gjatë. Por Mimi nxiton dhe niset për t’u larguar. Gjatë daljes\, ajo kupton se nuk e ka çelësin\, të cilin me siguri i ka rënë\, kur ishte alivanosur. Ajo kthehet për ta kërkuar\, por era e shuan përsëri qiriun. Rodolfo\, e shuan me zgjuarsi qiriun. Në errësirë ​​ata së bashku kërkojnë çelësin\, të cilin Rodolfi e gjen menjëherë dhe e fsheh në xhep. Fati\, i ndihmuar nga shkathtësia e Rodolfos\, do t’i bashkojë lehtësisht zemrat e tyre në pritjen romantike të dashurisë. Duke kërkuar çelësin në errësirë\, Rodofo prek dorën e Mimit\, i cilo është rasti për një nga ariet më të famshme të tenorit\, “Che gelida manina”. Në këtë arie\, ai tregon natyrën e tij romantike\, poetike\, më pas e lajkaton\, duke pranuar se është magjepsur nga bukuria e saj. E inkurajuar nga ngrohtësia që po e ngroh \, zemrën e saj\, ajo këndon arinë e saj “Si mi chiamano Mimi” që pasqyron qetësinë e saj të thjeshtë dhe natyrën  konstante. Në duetin e kënduar “O soave fanciulla”\, ata e lënë papafingon të përqafuar krahë njëri-tjetrit për t’u bashkuar me miqëve të tyre.\nAkti II\nNJë turmë njerëzish në sheshin e lagjes latine. Të gjithë janë në humor para Krishtlindjes. Dyqanet janë të hapura. Shitësi i lodrave Parpinjol\, kalon përreth sheshin në karrocën e tij dhe fëmijët e ndjekin duke kënduar korin e tyre. Në një nga tezgat\, Rodolfo i blen kapelën e dëshiruar prej kohësh Mimit të tij\, e cila bëhet simbol i dashurisë së tyre. Nga taverna Momus ndëgjohen britma gazmore të njerëzve që ngrenë dolli. Këtu takohen miqtë\, a në mini arien “Questa e Mimi”\, Rodolfi e prezanton shoqëruesin e tij. Dollia ngallëzuese e shoqërisë ndërpritet nga ardhja e Muzetës. Ajo është një vajzë jashtëzakonisht e bukur\, lozonjare e vërtetë\, gjithmonë e veshur bukur. Paraqitja e saj tërheq vëmendjen e të gjithëve nga lokali\, veçanërisht tani që shoqërohet nga i moshuari\, por i pasur\, zoti Allçindor. Kjo e ndryshon menjëherë disponimin e Marselit. Muzeti është pikë e dobët në zemrën e tij. Pavarësisht grindjeve dhe mosmarrëveshjeve të tyre në të kaluarën\, ai është ende i dashuruar në të. Ajo nuk është më pak e prekur prej tij dhe bën gjithçka për ta tërhequr vëmendjen e tij. Në përpjekjen e saj të fundit për ta provokuar Marselin\, Muzeta\, duke kënduar arinë e saj “Quando me'n vo' soletta”\, flirton me disa nga meshkujt në tavernë. E vetëdijshme se ia doli në qëllimin e saj\, ajo me dinakëri heq qafe Allçindorin. Duke bërtitur në panik\, ai e dëgjon atë që ankohet për këpucën "e ngushtë” që po e shtrëngon dhe e dërgon t’i blejë këpucë të reja. Allçindori\, i skuqur nga turpi\, vrapon të plotësojë dëshirën e saj. Të dashuruarit Marseli dhe Muzeta\, përqafohen duke i mahnitur të pranishmit në tavernë. Me ardhjen e bandës ushtarake\, shoqëria e bohemëve e shoqëruar me dy vajzat\, largohet.\nAkti III\nNjë mëngjes i ftohtë shkurti\, përballë postbllokut në hyrje të Parisit. Në fund të rrugës është një tavernë ku Marseli dhe Muzeta kanë qëndruar prej disa kohësh. E pa frymë dhe e lodhur\, rrugëve afrohet Mimi\, e cila kollitet shpesh dhe tashmë e ka të qartë se sëmundja që e hesht\, ka marrë hov.\nDuke qarë\, ajo i drejtohet piktorit Marsel për ndihmë dhe pranon se Rodolfi e mundon me xhelozinë e tij për një kohë të gjatë dhe jeta e tyre është një ferr i vërtetë - ata duhet të ndahen. Marseli premton të flasë me Rodolfon dhe e përcjell në shtëpi\, por në vend që të largohet\, ajo fshihet pas një peme dhe e përgjon bisedën e tyre. Rodolfo i shpjegon mikut të tij se është xheloz dhe të largohet nga Mimi. Por Marseli\, duke dyshuar në historinë e tij\, e provokon atë ta thotë të vërtetën. Rodolfo pranon se arsyeja e vërtetë e pakënaqësisë së tij është sëmundja e Mimit. Në të ftohtë dhe në varfëri\, dashuria e tij nuk mjafton për t’i rikthyer shëndetin dhe për ta shpëtuar nga vdekja. Në këtë moment Mimi e kupton për herë të parë të vërtetën e tmerrshme. Duke qarë dhe kollitur zbulon praninë e saj. Por Rodolfos dhe Marselit u bëhet e qartë se ajo e dëgjoi bisedën. Rodofo përpiqet ta ngushëllojë duke mohuar atë që u tha më parë. Në duetin e dyfishtë “Adio dolce svegliare” shohim lamtumirën e trishtë të dashurisë nëpërmjet kujtimeve të lumturisë së kaluar të Rodofos dhe Mimit dhe zënkës xheloze të Marselit dhe Muzetës e cila përfundon në ndarjen e tyre.\nAkti IV\nËshtë pranverë. Skena i gjen Rodolfon dhe Marselin në tarracë duke biseduar me ish-të dashurat e tyre “O Mimi tu piu non torni”\, është dueti në të cilin ata i këndojnë vetes ditët e lumtura të dashurisë që tashmë kanë ikur. Me ardhjen e Shonarit dhe Kolinit në skenë\, kthehet humori i vjetër i gëzuar i këtyre djemve. Gjithmonë të gatshëm për shaka\, ata tallen me njerëzit e klasit të lartë\, sjelljet e bontonit të tyre dhe karikaturojnë vallet aristokratike. Dhe kur kjo sjellje e marrëzishme e arrin kulmin\, pakujdesia e tyre ndërpritet nga hyrja e Muzetës e pa frymë\, e cila drejton Mimin\, të rraskapitur nga sëmundja dhe afër vdekjes. Ajo kthehet të Rodolfo për të vdekur me burrin që e do.\nNë fund të aktit\, nëpëprmjet euforisë së saj para vdekjes\, në muzikë përshkojnë tema dhe lajtmotive nga e gjithë opera. Ato janë reminishenca/kujtimi i lumturisë që përjetoi në këtë shtëpi\, simbol i lidhjes me njerëzit me të cilët ndjeu gëzimin e vërtetë të jetës\, si simbol i\nBashkimit të saj të dashurisë me Rodolfon. Të gjithë të pranishmit në skenë\, janë të vetëdijshëm për realitetin tragjik. Vetëm Rodolfo deri në momentin e fundit\, ngrohet nga shpresa se ajo do të jetojë. Vetëm pasi të ndodhë vdekja e Mimit\, ai vetëdijësohet se është fundi. Thirrja e dhimbshme e Rodolfit të emrit e saj\, në muzikë e ndjekur nga tema e vdekjes\, e shënon fundin e operës.\n\n
URL:https://operabalet.mk/al/event/bohemet-xhakomo-pucini-8-11-2024/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Оperë
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2018/10/Boemi-web.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR