BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20250424T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20250424T210000
DTSTAMP:20260423T132020
CREATED:20250416T131256
LAST-MODIFIED:20250416T131316
UID:920-1745524800-1745528400@operabalet.mk
SUMMARY:“D (si Dezdemona)” – balet bashkëkohor - premierë
DESCRIPTION:“D (si Dezdemona)” - premierië\nShfaqja është frymëzuar nga tragjedia e Uilliam Shekspirit “Otelo”\n 24 prill\, ora 20:00\, Skena e vogël\nKoreografe dhe regjisore: Risima Risimkin\nMuzika: Toni Kitanovski\nSkenograf: Matea Mijanoviq\nKostumograf: Bllagoj Micevski\n \nMarrin pjesë:\nDezdemona: Anastasia Dançevska\nJago: Dejan Bitrovski\nOtelo: Luka Gjorgjievski\nEmilia: Sara Dimovska\nVdekja: Davor Milev\nZërat: Nadja Llukanova\, Elena Terzieva\, Ivona Manevska\nShfaqja është frymëzuar nga tragjedia e Uilliam Shekspirit “Otelo”. Risimkin vazhdon punën e saj si koreografe\, duke e bashkuar punën e këtij dramaturgu të jashtëzakonshëm\, me theks të veçantë te personazhet femra në veprat e tij. Pas “Zonja Makbeth”\, kjo është shfaqja e dytë e bazuar në personazh femër nga veprat e Shekspirit\, përkatësisht pjesa e dytë e trilogjisë “Gratë” në veprat e Shekspirit që po punon kjo koreografe.\nRisima Risimkin është një nga koreografet kryesore të Maqedonisë. Ajo është themeluese dhe drejtore artistike e Teatrit të Vallëzimit - Shkup si dhe dekane aktuale e Akademisë së Filmit në Universitetin “Goce Dellçev”. Në vitin 1996 themeloi qendrën kulturore “Interart” kurse në vitin 2005 festivalin “Tanc Fest Shkup”\, të cilin e drejtoi si drejtore artistike në periudhën 2005-2024. Ai ka krijuar më shumë se 40 projekte origjinale\, me të cilat ka performuar në skenën vendase dhe ndërkombëtare të kërcimit në të gjithë Europën\, Azinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për punën e saj të përgjithshme\, Risimkin u nderua me Dekoratën nga radhët e “Kalorësi i artit dhe letërsisë” nga Qeveria e Francës.\nTeatri i Vallëzimit - Shkup është kompania e vetme moderne e vallëzimit që vazhdimisht punon që nga viti 2011\, puna e së cilës është në organizim të Qendrës Kulturore “Interart”. Kompania ka përgatitur mbi 70 shfaqje për 14 vite nga ekzistimi i saj. Në vitin 2022 ka realizuar paraqitjen historike në Teatrin nacional të vallëzimit modern “Shajo” në Paris\, Francë\, ndërsa pjesëmarrja në shfaqjen “Identitetet - historia e një ëndrre të zgjatur” të Risimkinit\, ku kritika e Parisit e vlerësoi si “shfaqje brilante e një koreografi avangardë”. Teatri i Vallëzimit- Shkup ka marrë pjesë në skena prestigjioze në mbarë botën\, si Nju-Jork\, SHBA\, Hagë\, Holandë\, Pekin\, Kinë\, festivalin Verona Shekspir Fringe\, Veronë\, Itali si dhe shumë qytete tjera në Europë dhe Azi. Në suazat e kompanisë debutimin e tyre e kanë pasur disa koreografë të rinj\, që tashmë po bëjnë karrierë individuale si Matea Kiseliçka\, Adrijana Dançevska\, Dejan Bitrovski\, Boban Ruseski\, Aleksandra Petrushevska\, Valentino Apostollski\, etj.\nPuna e Teatrit të Vallëzimit - Shkup mbështetet nga Ministria e Kulturës.\n
URL:https://operabalet.mk/al/event/d-si-dezdemona-balet-bashkekohor-premiere/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Balet
ATTACH;FMTTYPE=image/png:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2025/04/Dezdemona.png
END:VEVENT
END:VCALENDAR