BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20160702T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20160702T210000
DTSTAMP:20260425T120135
CREATED:20160626T073830
LAST-MODIFIED:20160626T075253
UID:167-1467489600-1467493200@operabalet.mk
SUMMARY:DHOMA E KUQE (Balet modern-Vizitë në Tiranë \, Shqipëri)
DESCRIPTION:Dhoma e kuqe paraqet një “bojë” krejtësisht të ndryshme nga krijimtaria ime\, me një energji krejt të re dhe koncept kreativ. Në të e përdori trupin si instrument për shprehjen e shumë gjendjeve të ndryshme emocionale\, që janë të përfshira në një tërësi muzikore të luajtura nga vetëm katër instrumente frymore. Muzika e Shubertit e shprehur përmes lëvizjeve të mia përshkruan një pamje të kërkimit të përjetshëm për të vetmen\, të paarritshmen\, të përsosurën; diçka që gjithmonë e kërkojmë në veten\, ndërsa e gjejmë te tjerët. Kjo është historia ime në lidhje me dëshirën për dashuri... frika nga e panjohura.\nIgor Kirov - koreograf \n\nBotët në “Dhoma e kuqe” Sipas libretit të Sasho Dimoski\n\nLibreti i baletit modern “Dhoma e kuqe”\, sipas “Kuartetit frymor nr.14 “ të Shubertit\, ka një model të vetin të titulluar “Vdekja dhe vajza.” Duke u nisur nga motivi ekzistues\, i cili ka shumë organizime skenike dhe ekranizime\, fabula e tregimit merr shtrirjen e saj: Vdekja\, e cila shkrihet për dashuri dhe unitet vjen në mes të njerëzve dhe bie në dashuri me Profetin\, dhe duke e larguar nga lidhjet e veta tokësore\, e dërgon në botën e Nëntokës\, bota e Dhomës së kuqe. Kjo nismë e Profetit ka një progres të dyfishtë të fabulës: në kërkimin e tij dhe në përpjekje për ta kthyer përsëri në botën tokësore\, vajza fillon udhëtimin e saj fillestar.\nNë nëntokë\, ajo arrin përsëri ta fitojë dashurinë e Profetit dhe së bashku të kthehen në mes të botës së dukshme\, ndërsa Vdekja mbetet e vetme në kërkim të unitetit të saj\, e rrethuar me vetminë dhe zbrazëtinë e botës së vet. Përveç kësaj treshe\, aktorët tjerë në libret janë prezantuar para publikut nëpërmjet gjendjeve dhe ndjenjave\, dhe jo përmes personazheve të emëruar\, që janë vendosur në mënyrë konstante- ajo tokësore përkundër asaj nëntokësore. Në këtë linjë\, “Dhoma e kuqe”\, nga njëra anë\, bëhet eksperiment skenik për kërkimin e përjetshëm të unitetit\, për nevojën e pronësisë dhe dëshirën për dashuri\, dhe në anën tjetër - për vetminë si e vetmja formë e përkatësisë absolute dhe e gjithë ajo me anë të gjuhës së trupit që është në krizë.\n\nMuzika: Franc Shubert\nKoreograf:Igor Kirov\nAsis. Koreografi: Mojca Majcen (Slloveni)\nLibret: Sasho Dimoski\nSkenograf: Maria Veteroska\nKostumograf: Aleksandar Noshpal\nRepetitor: prof. Tanja Vujisiq-Todorovska\, Sasha Evtimova\, Olga Pango\nDizajni i dritСs: Milcho Aleksandrov\n\nPerormojnë:\n\nVdekja: Aleksandra Mijalkova\nProfeti: Vasil Çiçiashvili\nVajza: Mimi Pop Aleksova-Atanasovska\nSuita e vdekjes: Marija Kiçevska-Shokarovska dhe Boban Kovaçevski\nTurma: Ivana Kocevska\, Sasha Evtimova\, Biljana Basmaxhieva\, Iliana Danilov\, Dojçin Doçev (Bulgari)\, Igor Velanoski\, Agim Baftii
URL:https://operabalet.mk/al/event/dhoma-e-kuqe-balet-modern/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Balet
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2016/04/881x425.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR