BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20260131T170000
DTEND;TZID="UTC+0":20260131T180000
DTSTAMP:20260423T083907
CREATED:20260113T084718
LAST-MODIFIED:20260113T084718
UID:1019-1769878800-1769882400@operabalet.mk
SUMMARY:DOKTORI UFSAMËDHEMB - balet në dy akte për fëmijë (31.1.2026 / 17:00)
DESCRIPTION:\nDOKTORI UFSAMËDHEMB (balet në dy akte për fëmijë)\n31.1.2025\, në orën 17:00\nKoreograf: Mihaill Krapivin (Rusi)\nMuzika: Igor Morozov (Sipas tregimit të K.Çukovskit)\nSkenograf: Zhivojin Trajanoviq\nKostumografe: Maria Pupuçevska\nPerformojnë solistë dhe ansambli i baletit të OBN-së\nDoktori Uhsamëdhemb\, sinopsi\nAkti i parë\n***Në bregun e detit\, e rrethuar e tëra me gjelbërim\, ndodhet shtëpia e Uhsamëdhembit – mjekut që i shëron kafshët dhe shpezët. Me të jeton motra e tij e keqe Varvara\, ndërsa fqinjët e tij janë vajza Tanja dhe djali Vanja. Përpara shtëpisë së Uhsamëdhembit\, gjithmonë është hareshëm – mblidhen pacientët e tij – kafshë dhe zogj. Tanja dhe Vanja i ndihmojnë dhe i trokasin në derë\, por Varvara e ligë\, i përzë të gjithë. Kafshët e sëmura\, sidoqoftë\, arrijnë të futen në shtëpinë e Uhsamëdhembit. Varvara është shumë e inatosur dhe e sjell trajnerin e pamëshirshëm Kapitonin\, i cili i zë kafshët në kurth.\nVarvara e ndihmon atë\, ndërsa Tanja dhe Vanja përpiqen t’i ndalojnë ato. Doktori Uhsamëdhemb\, është i zemëruar për shkak të mizorisë së Kapitonit\, ia heq kamxhikun\, i liron këlyshët e zënë rob\, ndërsa atë e përzë. Arrin postieri që i sollisjell doktorit një lajm të trishtuar – në rajonet e largëta tropikale\, janë sëmurë majmunët. Doktori vendos të udhëtojë atje dhe merr me vete qenushen Ava\, majmunin Çiçi\, dhelprën\, dallëndyshen\, maçorin\, gjelin\, arushin\, ndërsa kafshët e tjera ia lë Varvarës. Tanja dhe Vanja i luten doktorit t’i marrë me të\, por ai nuk dëshiron që t’i lërë në rrezik fëmijët. Atëherë Vanjës i vjen ideja që t’i fusë fshehurazi në kutitë e ilaçeve\, gati për udhëtim. Anija lundron dalëngadalë. E kënaqur me largimin e doktorit Uhsamëdhemb\, Varvara e djallosur e thërret trajner Kapitonin.\n***Në luginën me diell me plot bimë tropikale\, është e vendosur vendbanimi i majmunëve. Majmunët e rritur dhe mjekët e shtëpisë – gjirafa dhe krokodili përpiqen pa sukses t’i ndihmojnë majmunët e sëmurë. Fluturon dallëndyshja dhe e lajmëron ardhjen e doktorit Uhsamëdhemb. Doktori i kontrollon të sëmurët dhe iu jep ilaçe. Majmunët shërohen shpejt. Fillon festë për nder të mjekut. Papritur arrijnë grabitësit me Barmelejin gjakatar. I thyejnë kutitë\, Tanja dhe Vanja largohen prej aty. Barmeleji dhe grabitësit hidhen mbi ta. Doktori vjen me vrap. Ai përpiqet t’i shpëtojë fëmijët\, por dhe ai vetë është peng.\nAkti i dytë\n*** Nëpërmjet pyllit\, grabitësit i dërgojnë të kapur Tanjën\, Vanjën dhe doktorin. Të ndjekur nga qeni Ava\, majmuni Çiçi dhe dhelpra. Dhelpra e spërkat buqetën me pluhur gjumi\, të cilin doktori ia hodhi fshehurazi.\n***Një shpellë e errët. Grabitësit e mbyllin doktorin në birucë\, ndërsa Barmalei urdhëron të gatuhet darka nga fëmijët. Në ndihmë\, të miqve të tyre u vijnë në shpellë Ava dhe Çiçi. Por grabitësit i kapin peng edhe ata. Çiçi arrin të shpëtojë\, por qenin e lidhin me zinxhir. Grabitësit përgatiten t’i hanë fëmijët… Papritmas shfaqet dhelpra e zbukuruar. Ajo ua jep me flirtim buqetën e spërkatur me pluhur gjumi. Grabitësit i vardisen asaj\, e nuhasin buqetën dhe ngadalë bien në gjumë nën efektin e pluhurit. Vanja e hap birucën dhe e liron doktorin Uhsamëdhemb. Të gjithë largohen ngadalë\, përveç gjelit\, i cili me këndimin e tij mburrës i zgjon grabitësit …\n***Breg i pjerrët i detit. I guximshmi Vanja\, ngjitet në një palmë të gjatë. Palma anon nga shkëmbi tjetër dhe mbi atë urë ngjiten refugjatët. Barmalei dhe grabitësit i arrijnë ngadalë\, por pa kujdes Barmalei bie në humnerë dhe grabitësit nga frika ikin në pyll. Të gjithë gëzohen për fitoren ndaj keqbërësit.\n***Shtepia e Uhsamëdhembit. Të ligët Varvara dhe Kapitoni\, e shndërruan atë në menaxheri ku torturojnë kafshët e robëruara. Një dallëndyshe fluturon me lajmin e gëzuar të kthimit të Uhsamëdhembit. Varvara dhe Kapitoni janë të tmerruar nga frika. Nga anija dalin Uhsamëdhembi\, Tanja\, Vanja dhe miqtë e tyre. Doktori\, pasi t’a ketë parë parë sa shumë fatkeqësi dhe lot iu kanë shkaktuar kafshëve Varvara dhe Kapitoni\, ai i përzë. Përsëri gjithçka është e lumtur dhe e bukur. Kafshët dhe zogjtë e festojnë Uhsamëdhembin\, Tanjën dhe Vanjën. Të gjithë i kapen valles së përbashkët së shoqërimit dhe miqësisë!
URL:https://operabalet.mk/al/event/doktori-ufsamedhemb-balet-ne-dy-akte-per-femije-31-1-2026-1700/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Balet
ATTACH;FMTTYPE=image/png:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2024/11/ofboli_slide.png
END:VEVENT
END:VCALENDAR