BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20260911T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20260911T213000
DTSTAMP:20260907T190143
CREATED:20260902T081541
LAST-MODIFIED:20260902T081541
UID:1067-1789156800-1789162200@operabalet.mk
SUMMARY:“KAVALERIA RUSTIKANA” – PJETRO MASKANJI  (11.9.2026)
DESCRIPTION:\n“KAVALERIA RUSTIKANA” – PJETRO MASKANJI \n(11.9.2026)\n \nPjetro Maskanji\n“Kavaleria rustikana”\n11.9.2026 / ora 20\n \nDirigjent: Ivan Eminoviq\nDirigjent asistent: Katerina Stojkovska\nRegjisor: Xhandomeniko Vakari ( Itali )\nRegjisor asistent: Aleksandro Idonea (Itali)\nLupka Jakimovska\, Trajko Jordanovski\nSkenograf: Zoran Nikollovski\nKostumografe: Elena Donçeva\nMjeshtër koncerti: Jane Bakevski\nAsistent - drejtuesi i korit: Gjurgjica Dashiq\, Jasmina Gjorgjeska\nKorrepetitorë: Elena Silanoska\, Janinka Nevçeva\, Andrej Naunov\, Anastasija Grkovska\nInspicientë: Lupço Polizov\, Dragan Kostadinoviq\, Marko Pavlevski\nSuflerë: Svetllana Georgieva\, Pavlina Zdravkova\, Nevena Georgieva\n \nMarrin pjesë:\n Santuca: Vesna Ginovska Illkova\nTuridu: Zoran Sotirov\nAllfio: Marjan Jovanovski\nLlolla: Katerina Stojanovska\nNëna Luçija: Sonja Pendovska Madevska\nKori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional\n\nOperë me një akt (Premiera në Romë\, 17.5.1890) \nTradhtia bashkëshortore\, xhelozia\, hakmarrja = Tragjedi\nPërmbajtja: \nMbrëmja para Pashkëve në një fshat sicilian. Santuca e re shkon në shtëpinë e Luçias\, nënës së Turidus\, burrit që ajo dashuron\, por në të cilën dashuri dyshon\, për të folur me të. Në fakt\, në vend që të flasë\, ajo vëren Turidun dhe Lolën\, duke u takuar fshehurazi. Lola është gruaja e timonierit Alfio. Turidu\, para se të shkonte në ushtri\, ishte fejuar me Lolën\, por ajo në ndërkohë u martua me pasanikun Alfio. I zhgënjyer pas kthimit nga ushtria\, Turidu kërkon ngushëllim në krahët e fshatares Santuca. Santuca\, tashmë mëkatare në sytë e fshatarëve\, mbetet krejtësisht e vetme\, e refuzuar nga të gjithë. Në pamundësi për të kapërcyer xhelozinë e saj\, ajo i thotë nënës së Turidus\, Luçias\, se çfarë mëkati ka bërë djali i saj. Vjen edhe Alfio\, i cili pas një udhëtimi të gjatë kthehet në fshat dhe tregon se si e pa edhe ai Turidun pranë shtëpisë së tij. Fjalët e Santucas dhe ato që ai dëgjon nga Alfio\, e hedhin nënën Luçia në dyshim dhe frikë. Turidu mbërrin\, Santuca dëshiron të flasë me të\, por ndalohet nga Lola\, e cila flirton me Turidun dhe shkon\nnë kishë me të. Santuca\, para së cilës fshatarët mbyllin dyert e kishës\, mbetet vetëm. Alfio vjen dhe ajo i tregon për tradhtinë bashkëshortore të gruas së tij. Ai premton hakmarrje. Vetëm atëherë Santuca e kupton atë që ka bërë\, por tashmë është tepër vonë. Për të shpëtuar të dashurin e saj dhe për të rikthyer nderin e saj para fshatarëve\, ajo shkon të thërrasë karabinierët për të ndaluar Alfion të hakmerret dhe të shpëtojë Turidun. Pas shërbesës së kishës\, Turidu fton miqtë e tij për të pirë në tavernën e tij. Vijnë edhe Lola dhe Alfio. Turidu i shikon duke kërcyer. Pas një debati të ashpër\, Turidu dhe Alfio vendosin të përballen në duel. Turidu nuk ka më rrugëdalje. Ai i bën thirrje nënës së tij që të kujdeset për Santucan nëse ai nuk kthehet. Nënë Luçia ende nuk e kupton se çfarë po ndodh. Santuca mbërrin vonë me karabinierët. Dëgjohen vetëm fjalët: “Turidu ka vdekur”.\n
URL:https://operabalet.mk/al/event/kavaleria-rustikana-pjetro-maskanji-11-9-2026/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Оperë
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2022/10/cavaleria.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR