BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20230916T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20230916T220000
DTSTAMP:20260423T174009
CREATED:20230609T082612
LAST-MODIFIED:20230619T144231
UID:644-1694894400-1694901600@operabalet.mk
SUMMARY:“ LIDIJA NGA MAQEDONIA”- RISTO AVRAMOVSKI (16.09.2023 – PËRTËRITJE)
DESCRIPTION:\n16.09.2023\n“ LIDIJA NGA MAQEDONIA”- RISTO AVRAMOVSKI (16.09.2023 – PËRTËRITJE)\nOpera në 2 pjesë\nLibret- Gij Shelei dhe Dora Petrova (Francë)\nInterpretuesë- Liljana dhe Jordan Plevnesh\nDirigjent – Ivan Eminoviq\nRegjisor- Plamen Kartalov (Bullgari)\nRestauroi - Trajko Jordamovski\nAsistentregjisore- Ljupka Jakimovska\nAsistente dirigjent - Katerina Stojkovska\nSkenograf -Panqe Minov\nKostumografe- Elena Donqeva\nMjeshtër-koncerti: Verica Lambevska\nAsistent mjeshtre e korit - Jasmina Gjorgjeska\nKorepetitorë -Elena Siljanoska\, Janinka Nevqeva\, Andreja Naunov\, Jordan Petrushevski\nSufleri: Nevena Georgieva\nIspicientë: Ljupqo Polizov\, Dragan Kostadinoviq\, Marko Pavlevski\nMARRIN PJESË\nLIDIJA - Nade Talevska Spasovska\nPAVLE - Igor Durlovski\nSILAS - Dragan Ampov\nTIMOTEJI – Marjan Nikolovski\, Nikola Stojqevski\nNJERIU ENGJULL - Vasko Zdravkov\nASIA - Ana Rojdeva-Talevska\, Katerina Stojanovska\nAGIA - Aleksandra Lazarovska- Vasilievski\, Elena Golomeova\nDINA - Marika Popoviq\, Sonja Pendovkska-Madevska\nIKIJA - Katerina Boshkovska\, Desanka Gligorijeviq\nCEZARI - Ernes Ibraimiovski\nKLAUDI - Igor Ginovski\nLAMBRIKUSI - Tihomir Jakimovski\nPERESI - Dejan Stoev\nTERVELI - Jane Dunimagloski\nNUMI - Dime Petrov\nNËNA - Sonja Pendovska\nKAPITENI - Neven Siljanovski\nCENTURIONI - Vasko Zdravkov\nMarrin pjesë: Kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional\n \nPër “Lidijën nga Maqedonia – e krishtera e parë në Europë”\nKah fundi i shekullit të kaluar në Nju-Jork në më shumë metropole tjera botërore u paraqit libri “ Gratë e harruara të Biblës”\, i cili nxiti interes të madh te publiku ndërkombëtar. “Zbulimi” më i madh në mesin e grave të harruara të Biblës ishte edhe Lidia maqedonasja\, që e ka furnizuar me pëlhurë të purpurt tërë Senatin Romak për nevojat e Perandorisë Romake.\nKur Apostulli Pal paraqit në tokën maqedonase i njohur në Bibës si “Thirrja e maqedonasit” me fjalinë legjendare “Eja në Maqedoni dhe na shpëto....” Frikë nga brenda\, a kërcënim nga jashtë dhe porosia e krishterimit nga Palestina e kthen atë në një porosi universale\, kah e  cila duhet të afrohen të gjithë popujt e papagëzuar të botës\, në fakt është momenti kur fillon historia e re e njerëzimit: Ungjillëzimi i Europës dhe i Botës.\nGruaja e parë dhe në përgjithësi personi i parë i pagëzuar nga Apostulli Pal\, e pagëzon në atë odise që zgjat prej dy mijë vjetësh është Lidia maqedonasja. Pikërisht këtu lind Kisha e parë në Europë dhe në Botë dhe një kor engjëjsh fluturojnë në atë Shtëpi – Kishë\, që ta përcjellë “qytetërimin e dashurisë”\, nga Lindja e tij deri në Kryqëzimin dhe Ringjalljen për shpëtimin e mbarë njerëzimit.\n “Lidia nga Maqedonia”\nPërmbajtje e shkurtër\nAkti i parë\nShkretëtirë. Apostulli Pal me këmbët e gjakosura nga ecja e gjatë\, takon një burrë\, që në fakt është Engjëlli i Zotit. Duke ia lehtësuar dhimbjen\, njeriu Engjëll e fton të shkojë në Maqedoni dhe të ndihmojë njerëzit që jetojnë në dhimbje dhe vuajtje të rënda. Pali premton që do të shkojë.\nFilipi. Qytet në Maqedoni ku mbretëron shthurja nën torturat e ushtarëve romakë. Apostulli Pal\, i shoqëruar nga Silasi dhe Timoteu\, mbërrin në Filipi dhe është i tronditur nga shthurja dhe pashpresa e njerëzve. Takon hajdutë\, prostituta\, vrasës dhe ushtarë mercenarë. Shpërthen një zjarr\, por askush nuk dëshiron të ndihmojë për ta shuar. Apostulli Pal\, i tmerruar nga pamja\, e braktis qytetin.\nNë brigjet e lumit Lidia\, Asia\, Hagia dhe Dina\, po lyejnë pëlhurën e bardhë me ngjyrë të purpurt\, kur ju afrohen Pali\, Timoteu dhe Sila. Pali e pagëzon Lidian.\nAkti i dytë\nShtëpia e Lidias. Lidia i informon të gjithë se lejon që në shtëpinë e saj të mbahen predikime dhe njerëzit të pagëzohen në besimin e të vetmit Zot\, Jezu Krishtit.\nNë të njëjtën kohë në Senatin Romak\, Cezari lëshon një dekret që i detyron të gjithë senatorët të vishen me toga të purpurta\, me pëlhurë të bërë nga Maqedonia.\nApostulli Pal vazhdon të predikojë dhe të pagëzojë\, por u spiunua nga Ikia\, e cila paraqitet në mënyrë të rreme si besimtare\, ai tradhtohet dhe burgoset nga ushtarët romakë.\nPauza \nAkti i tretë\nPali\, Sila dhe Timoteu janë në burg. Lidia vjen me një turmë njerëzish para gjykatësve të burgut. Të gjithë së bashku i luten Zotit për shpëtim. Në atë çast ndodh një tërmet. Muret e burgut shemben\, por askush nuk është lënduar. Pali\, Sila dhe Timoteu janë të lirë\, në të njëjtën kohë Lidia i njofton se pretorianët romakë i kanë shfajësuar. Duke falënderuar Zotin\, nisën për në qytet\, ku priten nga një turmë entuziaste njerëzish\, të cilët gjithnjë e më shumë po fillojnë të besojnë në Zotin Një.\nAkti i katërt\nLidia e përgatit karvanin me kuaj të ngarkuar me pëlhura të purpurta. E shoqërojnë fëmijë të buzëqeshur\, por njëri vrapon dhe bie nën thundrën e njërit prej kuajve. Të gjithë mendojnë se fëmija ka vdekur\, por Lidia beson në shpëtimin e Zotit\, megjithëse të gjithë e fajësojnë atë për vdekjen e fëmijës. Ushtarët romakë vijnë për të shoqëruar nga nëna e fëmijës. Nëna e fajëson Lidiën\, ndërsa ushtarët e njoftojnë se do të ekzekutohet.\nNë atë moment vjen Apostulli Pal dhe me një lëvizje të dorës e ringjall fëmijën\, i cili i gëzuar hidhet në krahët e Lidias. Nëna gëzohet dhe Lidia e njofton se po e kthen të gjallë me atë që jeton në të\, Jezu Krishti.\nPali\, Timoteu dhe Sila i dhanë lamtumirën njerëzve përpara se të niseshin. E bekojnë Lidian\, duke i premtuar se do ta kujtojnë përgjithmonë. Lidia i quan ata Tre Diejtë e Maqedonisë. Apostulli Pal i njofton se Maqedonia është një vend i zgjedhur nga Zoti dhe se Dhiata e Re do të fillojë nga këtu\, nga Maqedonia.\n
URL:https://operabalet.mk/al/event/lidija-nga-maqedonia-risto-avramovski-22-09-2023-perteritje/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Оperë
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2023/06/Lidija_web.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR