BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20200228T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20200228T223000
DTSTAMP:20260423T234519
CREATED:20200219T151419
LAST-MODIFIED:20200219T151419
UID:325-1582920000-1582929000@operabalet.mk
SUMMARY:LIQENI I MJELLMËS - P.I. Çajkovski (28.2.2020)
DESCRIPTION:\nLIQENI I MJELLMËS\nP.I. Çajkovski\nDirigjent: Bisera Çadlovska\nKoreograf: Vikotr Jaremenko (Ukrainë)\nSkenograf: Andrej Zlobin (Ukrainë)\nKostumograf: Gana Ipatieva (Ukrainë)\nRepetitorë Goran Bozhinov\, Olga Pango\, Lora Tarçugovska dhe Biljana Pasharikovska\nMjeshtër koncerti:\nMARRIN PJESË:\nOdeta\, Odilija: Marija Kiçevska Shokarovska\nPrinc Zigfridi: Vasil Çiçijashvili (Gjeorgji)\nRotbarti: Balazh Llashei (Hungari)\nPa de troa: Sasha Evtimova\, Igor Velanoski\, Hristina Naqevska\nPjesëmarrës edhe solistë dhe trupa e baletit e OBK\nSinopsis\n\nAKTI I\n“Hyrje”\n\nI riu Zigfrid është thelluar në mendime dhe fantazitë e tij për vashën e paramenduar me të bardha. Por\, kjo është vetëm iluzion. Me shpresën se do ta takojë dhe do të dashurohet pikërisht në një femër të tillë\, atë e zë gjumi. Papritmas paraqitet një njeri i çuditshëm – kurse ai është magjistari I së keqes – Rotbarti. Kupton për dëshirën e të riut dhe vendos të tregojë se dashuria e vërtetë është vetëm trillim i shkrimtarëve\, poetëve dhe artistëve. Ai krijon kushte\, ku do të ketë gjithçka: respekt\, famë dhe pasuri\, dashuri\, tradhti dhe pendim…\n\nSkena I\n“Parku i kështjellës”\n\nShërbëtorët e mbretërisë vallëzojnë në fushë. E vërejnë princin e ri\, i cili është duke fjetur në një shtëpizë: ai është i veshur me rroba të çuditshme. Heroi ynë o ri zgjohet. Ku është ai?! Gjithçka rreth tij është e panjohur dhe e habitshme. Të gjithë i përkulen. Paraqitet edhe Mësuesi\, i cili gjithashtu shkon drejt tij\, duke e pyetur se çfarë rroba janë ato. Në çdo moment duhet të paraqitet nëna e tij – Mbretëresha e madhe!\nËshtë e qartë! – heroin tonë e kanë ngatërruar me një tjetër – përkatësisht me trashëgimtarin e fronit – Princin Zigfrid! Duket se është ëndërr\, një ëndërr e këndshme\, e papritur\, sepse që të bëhesh për pak kohë princ\, është sa tërheqës aq edhe interesante! Heroi ynë i ka ndërruare rrobat. Ai për here të parë e shikon atë grua\, e cila e puth ëmbël dhe ia dhuron medaljonin familjar. Vazhdon kremtimi për nder të tij\, për nder të Princit Zigfrid. Janë dërguar ftesat në mbretërit e largëta dhe nuset janë rrugës. Nesër duhet të zgjidhet ajo që do t’i pëlqeje princit. Fillon të errësohet. Skkojnë kah liqeni për të gjuajtur.\n\nSkena II\n“Liqeni”\n\nTë keqit Rotbar i pëlqen: gjithçka rrjedh sipas asaj që kishte planifikuar. T’i shndërrojë vajzat në mjellma. Midis tyre\, e bukura Odeta\, të cilës Zigfridi do t’i betohet për dashuri të përjetshme. Bregu i liqenit. Ata takohen. Princi është mahnitur nga bukuria\, butësia dhe shpirti I vajzës. Zemra e tij dridhet. Ai është I bindur se e ka gjetur dashurinë e tij.\n\nAKTI II\nSkena III\n“Oborri”\n\nNë oborr gjithçka është gati për ceremoninë zyrtare. Vijnë mysafirët. Lista e nuseve në konsideratë është përpiluar. Për Princin Zigfrid vallëzojnë nuse magjike nga shtete të ndryshme. Ai nuk mund ta bëjë zgjedhjen – në zemrën e tij ka zënë vend vetëm Odeta dhe dashuria e tij ndaj saj. Papritmas\, paralajmërohet arritja e një kandidate të panjohur për nuse. Rotbar për princin ka përgatitur edhe një provim: ai e prezanton mjellmën e zezë – motrën e Odetës – Odelinë. Ajo është aq e bukur se i mahnit të gjithë\, përfshi edhe Zigfridin e magjepsur\, i cili tani i betohet Odilijes për dashuri të përjetshme. Por\, çfarë ndodh me të? Pas kësaj\, pas betimit\, në çast gjithçka zhduket dhe princi e ndjen vajin e Odetës. Zot. A ka faj ai? A do të mund e dashuria t’ia falë gabimin. Në oborr krijohet një tollovi. Rotbari e di që më e keqja për Zigfridin akoma nuk ka ardhur.\n\nSkena IV\n\nMbi liqe është lëshuar një frymë\, ngritën valët. Odeta nuk gjen vend\, zemra e saj qan. Rotbari e kontrollon situatën\, ai e pret Zigfridin për provimin e fundit. Ai e ka prishur mallkimin. Ai e ka prishur idealin e vet.\nAi e lut Odetën që ta falë dhe mundohet ta bindi së dikush tjetër i drejton mendimet e tija. Ai nuk mund të veprojë ndryshe dh eta dorëzojë dashurinë e tij! Zigfrid kupton se kush është Rotbari: se mjellmat dhe Odeta i janë nënshtruar magjive të tij\, edhe vet Zigfridi nuk është i aftë t’i bëjë ballë asaj fuqie të errët. Vetëm harku mund ta ndalojë këtë demon. Dhe Zigfridi shtinë me hark në drejtim të Rotbarit\, por\, o Zot\, dashuria nuk u dorëzua\, e keqja nuk u dënua. E dashura është e vdekur. Zigfridi pa masë është i dëshpëruar. Për të në këtë botë nuk ka vend\, por ai ndoshta me Odetën do të jenë së paku në qiell. Ai flijohet për dashurinë dhe zhytet pas saj në pafundësi…\n\n“Epilogu”\n\nRrezet e para të diellit që ngritën në horizont…Magjistari i keq është i dëshpëruar: prapëseprapë dashuria ekziston\, nëse ekziston vetëflijim për atë ndjenjë të shenjtë. Ai e ndalon ëndrrën. I riu zgjohet…A ishte kjo ëndërr që u zhduk pa gjurmë? Jo\, dashuria e tij dhe përpjekjet për ideale nuk zhduken. Gjitha ajo që e përjetoi\, për fat të mire\, mbeti me të. Edhe këtu\, si dhuratë\, fati i çoi diçka që nuk ka vlerë. Para djalit paraqitet një vashë. Është pikërisht ajo\, e vërteta\, për të cilën ai kishte ëndërruar tërë jetën\, si Odeta të cilën e kishte ëndërruar. Është ajo të cilën ai e donte aq shumë. Vrapojnë kah njëri tjetri\, kah fati i tyre. Ata kanë dëshira\, kanë dashuri. Ai e ka ate\, Ajo atë. “Të bëhet ajo që është e vullnetshme\, të vijë mbretëria jote në qiell e në tokë”…\nGjithë këtë e sodit Gjeniu i së Keqes\, Rotbari. Ai është i fuqishëm\, por nuk ka mundësi ta mundë dashurinë e vërtetë. Të shkatërrohet ai\, kjo nuk është e mundur\, por është e mundur të arrihet fitorja mbi të. Rotbari largohet.
URL:https://operabalet.mk/al/event/liqeni-i-mjellmes-p-i-cajkovski-28-2-2020/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Balet
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2018/10/lebedovo_web.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR