BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20250523T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20250523T223000
DTSTAMP:20260423T115748
CREATED:20250416T125938
LAST-MODIFIED:20250416T125938
UID:907-1748030400-1748039400@operabalet.mk
SUMMARY:„MADAM BATËRFLLAJ“ - Xhakomo Puçini (23.5.2025)
DESCRIPTION:\nMbrëmjet e 53-ta Operistike të Majit\nXhakomo Puçini\n„MADAM BATËRFLLAJ“\n23.5.2025 – ora 20:00\nDirigjent: Marko Boemi (Itali)\nDirigjent asistent – Katerina Stojkovska\nRegjisor: Aleksandar Tekeliev (Bullgari)\nRegjisor asistent: Trajko Jordanovski\, Lupka Jakimovska\nSkenograf: Zhivojin Trajanoviq\nKostumografe: Lira Grabul\nMjeshtër koncerti:\nMjeshtre asistente të korit: Jasmina Gjorgjeska\, Gjurgica Dashiq\nKorepetitorë: Elena Siljanoska\, Janinka Nevçeva\, Andrea Naunov\, Gorjan Stojanovski\nInspicientë: Dragan Kostadinoviq\, Marko Pavlevski\nSuflere: Nevena Georgieva\nInterpretojnë:\nÇo Ço San– Maria Jeliq- Serbi\nPinkerton– Gjorgji Cuckovski\nSharples – Luis Kansino (Spanjë)\nSuzuki – Marika Popoviq\nGoro – Dejan Stoev\nBonzo – Neven Siljanovski\nJamadori – Jane Dunimaglloski\nKejt Pinkerton – Sonja Pendovska Madevska\nNëna e Ço Ço Sanit– Valentina Dimitrievska\nI biri i Ço Ço Sanit- Oleg Cuckovski\nKomisari – Nikolla Stojçeski\nOficeri – Marko Gapo\nShërbëtori - Darko Stanojlloski\, Borko Bixhovski\nMarinari – Filip Mirçevski\, Nikolla Çedomirovski\nSamurai– Shinasi Ramadani\, Marko Dimovski\nJakuside -\nKori dhe orchestra e Operës dhe Baletit Nacional\nSinopsi\nAKTI I\nNagasaki\, Japoni\, në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Në një tarracë të lulëzuar mbi portin e Nagasakit\, kapiteni i marinës amerikane Benjamin Franklin Pinkertoni\, inspekton shtëpinë që ka marrë me qira nga ndërmjetësi i martesës\, Goro\, i cili gjithashtu i siguroi atij geishën femër Ço Ço San\, e njohur si Madam Batërfllaj. Konsullit amerikan\, Sharplles\, Pinkertoni i shpjegon filozofinë e një marinari që lundron nëpër botë në kërkim të kënaqësive. Në këtë moment ai është i magjepsur nga e butësia e Ço Ço Sanit\, e cila mund të dëgjohet në distancë duke kënduar me gëzim për martesën e saj. Duke hyrë e rrethuar nga miqtë e saj\, ajo i tregon Pinkertonit se si\, kur familja e saj ra në kohë të vështira\, ajo duhej ta siguronte jetesën si Geisha. Të afërmit e saj vrullshëm\, duke shprehur zhurmshëm mendime për martesën e tyre. Ço Ço San i tregon dhëndrit të saj trashëgiminë familjare dhe i tregon atij për qëllimin e saj për ta marrë përsipër besimin e tij të krishterë. Komisioneri mbretëror kryen ceremoninë e martesës dhe të ftuarit ngrenë dolli për çiftin. Festimi ndërpritet nga xhaxhai i Ço Ço Sanit\, prifti budist bonzo\, i cili mallkon vajzën për refuzimin e religjionit të të parëve të saj. Pinkertoni i inatosur i largon të ftuarit. Vetëm me Ço Ço Sani në kopshtin e ndriçuar nga hëna\, ai i fshin lotët e saj dhe ajo bashkohet me të për ta kënduar dashurinë e tyre.\nAKTI II\nTre vite më vonë\, Ço Ço Sani\, pret kthimin e burrit të saj. Ajo qëndron pranë derës me sytë e ngulur në port. Shërbëtorja ankohet se u kanë mbetur pak para\, por Ço Ço Sani ka shpresë se një ditë anija e Pinkertonit do të shfaqet në horizont. Sharpllesi sjell një letër nga oficeri\, por përpara se ai të mund t’ia lexojë atë Ço Ço Sanit\, Goro arrin me një kërkues për dorën e saj\, princin e pasur Jamadori. Ço Ço Sani e refuzon ndërmjetësuesin dhe princin\, duke këmbëngulur se burri i saj nuk e ka lënë akoma. Kur ngelin vetëm\, Sharpllesi i’a lexon letrën dhe i thotë se Pinkertoni mund të mos kthehet. Ço Ço Sani i tregon atij fëmijën e saj\, Doloresi duke i thënë se kur Pinkertoni së shpejti të mësojë se ka një djalë\, ai me siguri do të kthehet. Nëse ai nuk do të kthehet\, ajo do të vdiste më shpejt sesa të kthehej në jetën e saj të mëparshme. E prekur nga përkushtimi i saj\, Sharplles largohet pa treguar përmbajtjen e plotë të letrës. Ço Ço Sani në një moment dëshpërimi dëgjon të shtënash topi. Duke rrëmbyer teleskopin\, ajo zbulon se anija e Pinkertonit po hyn në port. Ndërsa bie nata\, Ço Ço Sani\, Suzuki dhe fëmija fillojnë pritjen e tyre.\nAKTI III\nPërderisa zbardh agimi\, Suzuki këmbëngul që Ço Ço San të pushojë. Duke i kënduar ninullë fëmijës së saj\, ajo e çon atë në dhomën tjetër. Pas një kohe të shkurtër\, Sharplles hyn me Pinkertoni\, e ndjekur nga Kejti\, gruaja e tij e re. Kur Suzuki e kupton se kush është amerikani\, ajo pranon ta ndihmojë për t’i dhënë lajmin zonjës së saj. Pinkertoni\, i kapërcyer nga faji\, i jep një përshëndetje të butë vendit të lumturisë së tij të mëparshme dhe largohet shpejt. Kur Ço Ço Sani shkon përpara duke pritur ta gjejë atë\, ajo gjen Kejtin.Ço Ço Sani\, zemërthyer pranon ta dorëzojë nga fëmijën esaj nëse babai i tij kthehet për të. Atëherë\, ajo merr shpatën me të cilën babai i saj kreu vetëvrasje dhe përkulet para statujës së Budës\, duke zgjedhur të vdesë me nder në vend që të jetojë me turp. Ndërsa ngre tehun\, Suzuki e fut fëmijën në dhomë. Me një falje të përlotur\, Ço Ço Sani e dërgon atë në kopsht për të luajtur dhe më pas godet veten me thikë. Teksa vdes\, ajo dëgjon Pinkertonin duke e thërritur emrin e saj.
URL:https://operabalet.mk/al/event/madam-baterfllaj-xhakomo-pucini-23-5-2025/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Оperë
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2024/11/madamme-butterfly.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR