BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20200221T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20200221T230000
DTSTAMP:20260424T011028
CREATED:20200220T094008
LAST-MODIFIED:20200220T094331
UID:328-1582315200-1582326000@operabalet.mk
SUMMARY:MAKBETHI – Xhuzepe Verdi (21. 2. 2020)
DESCRIPTION:\nDirigjent: Diego García Rodríguez (Spanjë)\nRegjisor: Marko Spada (Itali)\nSkenograf: Mauro Tinti (Itali)\nKostumograf: Rade Vasilev\nKoncert mjeshtër:\nAsistent regjie: Trajko Jordanovski\, Lupka Jakimovska\nInspicientë: Lupço Polizov\, Dragan Kostandinoviq\, Marko Pavlevski\nSuflerë: Pavlina Zdravkova\, Nevena Georgieva\nMarrin pjesë:\nMakbethi: Boris Trajanov\nLejdi Makbeth: Vesna Gjinovska Ilkova\nBanko: Aleksandar Stefanoski\nMakduf: Nikolla Stojçeska\nDama: Katerina Miteva\nMalkom: Dejan Stoev\nMjeku: Dime Petrov\nShërbëtori i Makbethit: Borko Bixhovski\nHerlad: Marko Gapo\nTradhëtari: Dimitar Kozhuharov\nKori\, orkestri dhe solistët e baletit të Operës dhe Baletit Kombëtar\n \n\nPërmbajtja e shkurtër:\n\nAkti I\n\nPas fitores ndaj kryengritësve\, Makbethi\, udhëheqësi ushtarak i mbretit të Skocisë\, kthehet në shtëpi. Ai është nipi i mbretit Dankan. Gjatë kohës së keqe\, në mal takohet me shtriga\, të cilat i paralajmërojnë se do të bëhet mbret. Por\, ia bëjnë me dije se edhe do të vritet. Profecia e detyron që me forcë ta marrë pushtetin. Gruaja e tij\, Lejdi Makbeth\, e cila dëshiron që të bëhet mbretëreshë\, e cyt burrin e saj që ta vrasë mbretin dhe si pasardhës i tij ta marrë pushtetin mbretëror.\n\nNdryshimi: Në oborrin e tij\, Makbethi dhe gruaja e tij merren vesh që ta ftojnë mbretin që është gjuajtur në afërsi të oborrit të tyre. Mbreti i lajmëron se pranon ftesën e tyre\, për shkak se ai konsideron se kjo është shenjë e pajtimit të plotë\, por njëkohësisht dëshiron që ta shpërblejë ushtarakun e tij kryesor. Ai arrin me përcjelljen e tij\, duke mos ndjerë asgjë për komplotin që e përgatisin ndaj tij.\n\n \n\nAkti II\n\nNë natën e qetë ndodh krimi i tmerrshëm. Makbethi\, i ndihmuar nga gruaja e tij\, e vret mbretin. Pastaj dalin në oborr ku i presin ushtarakët tjerë. Ata e kundërshtojnë idenë që ai të shpallet mbret\, por Makbethi paguan vrasës për t’i eliminuar ata që e kundërshtojnë. Të tjerët\, të frikësuar për jetën e tyre\, sepse janë nën pushtetin e tij\, pajtohen me dëshirën e tij dhe e shpallin mbret. Pasi zgjidhet\, i kujtohet profecia e dytë që thoshte se do të vritet\, pikërisht siç bëri ai me Dankanin.\n\n \n\nAkti III\n\nMakbethi përgatitet për ta festuar marrjen e kurorës\, por në festimin e madh nuk vijnë të gjithë të ftuarit. Ata e konsiderojnë si vrasës dhe tiran\, kundër të cilit\, djemtë e mbretit përgatisin komplot\, mbledhin ushtrinë\, me qëllim që t’ia marrin kurorën. Ata që janë prezent në solemnitet i bëjnë lajka tiranit\, por edhe vetë ata janë të gatshëm për gjithçka kundër tij\, sepse e dinë se më nuk do të jenë të sigurt. E dinë se ai vazhdimisht është i frikësuar nga hakmarrja dhe është i gatshëm që pamëshirë t’i vrasë të gjithë ata që e kundërshtojnë. Frika që e bën të pasigurt\, atë e bën edhe më të ashpër. Në të njëjtën gjendje është edhe gruaja e tij. Ajo i vëren shpirtrat e të vrarëve\, ndaj\, duke mos mundur që t’i përballojë këto halucinacione\, ajo çmendet. Ajo vazhdimisht flet me shpirtrat dhe duke ikur prej tyre vritet.\n\n \n\nAkti IV\n\nMakbethit i lajmërojnë se gruaja e tij ka vdekur. Ai është i deprimuar\, sepse e di që ajo u flijua për shkak të pangopësisë për pushtet. Pos kësaj\, mëson se kundërshtarët e udhëhequr nga djali i mbretit të vrarë\, janë duke ardhur për ta marrë oborrin dhe të luftojnë me të. Duke qenë në një situatë të tillë\, ai sërish u drejtohet shtrigave\, të cilat vijnë t’i tregojnë që të jetë i qetë\, sepse nuk do të vdesë derisa mali i afërt të mos zhvendoset dhe se nuk mund ta vrasë askush i lindur nga nëna. Por\, kjo\, megjithatë realizohet. Ushtria është e kamufluar me degët e mbledhur dhe duket sikur mali po lëviz. Ushtria e Makbethit nuk është në gjendje ta ndalojë ushtrinë të udhëhequr nga Mekdafi\, i cili nuk është lindur në mënyrë natyrale\, por është nxjerrë nga barku i nënës së vdekur. Ai e vret Makbethin dhe djalin e mbretit Dankan\, Malkolmin\, e shpall si bartës të kurorës mbretërore. Të gjithë ushtarakët ftohen në këtë ngjarje\, kurse Mekdafi shpallet hero.\n\n 
URL:https://operabalet.mk/al/event/makbethi-xhuzepe-verdi-21-2-2020/
CATEGORIES:Оperë
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2020/02/magbet.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR