BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20251107T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20251107T213000
DTSTAMP:20260423T115706
CREATED:20251014T125459
LAST-MODIFIED:20251029T125204
UID:991-1762545600-1762551000@operabalet.mk
SUMMARY:"PALAÇO" - Ruxhero Leonkavallo (7.11.2025)
DESCRIPTION:\nRuxhero Leonkavallo\n"PALAÇO"\n7.11.2025 – ora 20 - Salloni OBN\nDirigjent: Koçar Balazh - Hungari\nRegjisor: Dejan Proshev\nAsistent dirigjent: Katerina Stojkovska\nAsistent regjisor: Trajko Jordanovski\, Lupka Jakimovska\nSkenograf: Ilina Angelovska\nKostumograf: Nikola Bulevski\nMjeshtër koncerti: Kliment Todoroski\nNdihmësdrejtues i korit: Gjurgjica Dashiq\, Jasmina Gjorgeska\nShoqërues: Elena Siljanoska\, Janinka Nevçeva\,\nAndreja Naunov\, Anastasia Grgovska\nInspicientët: Dragan Kostadinoviç\, Marko Pavlevski\, Katerina Boskovska\nSufler: Nevena Georgieva\nSOLISTËT\nNeda – Dëshira Ameti Kërliu\nKanio - Antonello Palombi - Itali\nTonio – Marjan Jovanoski\nSilvio – Dragan Ampov\nAarlekuin – Jane Dunimagloski\nKohëzgjatja e shfaqjes 1 orë e 15 minuta\n \n\n \nPALAÇOT (sinopsis)\nProlog\nPara perdes.\nAktori udhëtues\, Tonio\, i tregon publikut se drama që do të luhet\, është e mbushur me ndjenja dhe vuajtje të vërteta të heronjve të saj. Gjithashtu\, edhe humoristët e zakonshëm kanë një shpirt që tani do ta hapin për publikun…\nAkti i parë\nNë fshatin italian mbërrin një trupë udhëtuese e përbërë nga shefi Kanio\, që është aktori kryesor\, gruaja e tij Neda dhe aktorët Tonio dhe Bepo. Fshatarët\, duke pritur një festë të mirë\, i përshëndesin dhe i ftojnë në një tavernë.\nTonio e refuzon ftesën. Fshatarët qeshin: me siguri ai dëshiron të rrijë vetëm me bukuroshen Neda\, ndërsa i shoqi është duke u gostitur. Por\, Kanio i ndërpret: ai e do sinqerisht gruan e tij dhe i beson asaj\, por në rast tradhtie do të jetë i tmerrshëm në hakmarrjen e tij.\nNeda mbetet vetëm. Ajo ka ndjenja të përziera. Në këtë fshat e pret i dashuri i saj\, fshatari i ri Silvio. Duke luftuar me parandjenjat e këqija\, Neda këndon për zogjtë të lirë që të fluturojnë kudo…\nKëndimi i Nedës magjeps Tonion. Ai gjen forcën që\, më në fund\, t’ia zbulojë asaj ndjenjat e tij\, por bukuroshja krenare tallet me klounin e shëmtuar. Tonio i lutet që të kuptohet seriozisht\, por një goditje kamxhiku e kthen atë në realitet. I fyer dhe i hidhëruar\, ai zotohet të hakmerret.\nShfaqet Silvio\, i cili i lutet Nedës të lërë të shoqin dhe trupën dhe të shkojë me të. Tonio gëzohet fshehurazi. Zemërimi i tij fillon ta realizojë hakmarrjen. . .\nTë dashuruarit ndahen butësisht\, kur papritur shfaqet Kanio i tërbuar (Tonio arrin t’i tregojë për pabesinë) dhe sulmon Silvion. Ai arrin të ikë dhe Kanio i kthehet Nedës dhe e pyet se kush është i dashuri i saj?! Kur ajo refuzon të përgjigjet\, Kanio nxjerr thikën… Bepo e ndalon\, kurse Tonio përpiqet ta qetësojë: me siguri\, i panjohuri do të vijë në shfaqjen e mbrëmjes dhe do të zbulohet. Të gjithë\, përveç Kanios\, nxitojnë për në shfaqje. Publiku është në pritje! Kanio është i thyer. Gjëja më e tmerrshme është se ai duhet të veshë kostumin e një klouni dhe të argëtojë publikun\, duke fshehur dhimbjen e tij: “Qesh kloun në llogari të hallit tënd…”\nAkti i dytë\nShfaqja sapo ka filluar. Vizitorët hyjnë\, mes tyre edhe Silvio. Neda\, duke mbledhur paratë\, e paralajmëron për rrezikun. Publiku është i padurueshëm\, por ja\, më në fund\, perdja ngrihet…\nSkena është bërë si një dhomë e vogël. Kolombina (Neda) ëndërron Arlekinin\, ndërsa burri i saj\, Palaço\, nuk është në shtëpi. Nga larg dëgjohet serenata e Arlekinit. Hyn shërbëtori Tadeo (Tonio). Kolumbine është vetëm. Ai guxon t’i tregojë për dashurinë e tij…\nArlekini shfaqet në dritare. Ai hedh jashtë admiruesin e Kolumbines\, por gjithsesi i beson detyrën e rojës. Të dashuruarit fillojnë me darkën\, por shërbëtori i frikësuar\, e njofton Palaçon (Kanio) e tërbuar\, i cili duke hyrë\, e kërkon të dashurin e gruas së tij…\nTërbimi i Palaços më nuk është lojë aktrimi. Fjalët me të cilat Kolombina e përcolli Arlekinin janë pothuajse të njëjta me ato të Nedës kur ndahet me të panjohurin… Kanio\, i pushtuar nga xhelozia\, i kërkon Nedës t’i tregojë emrin. Neda është ende duke u përpjekur për të shpëtuar shfaqjen dhe nëpërmjet lojës tallet me Palaçon. Kanio zotohet të lajë turpin me gjak – publiku duartroket me entuziazëm. Kërkon emrin për herë të fundit\, por Neda me krenari hesht. Shikuesit vërejnë se diçka nuk është në rregull – por Neda tashmë është therur me thikë. Silvio vrapon në skenë\, duke u përpjekur ta shpëtojë\, por edhe ai qëllohet me thikë…Njerëzit janë të tmerruar. Kanio i humbur\, duke qarë me dhimbje\, hedh thikën duke bërtitur – “Komedia mbaroi”.\n\n\n
URL:https://operabalet.mk/al/event/palaco-ruxhero-leonkavallo-7-11-2025/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Оperë
ATTACH;FMTTYPE=image/png:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2021/09/Pagliacci.png
END:VEVENT
END:VCALENDAR