BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20221123T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20221123T211000
DTSTAMP:20260423T224724
CREATED:20221027T140708
LAST-MODIFIED:20221118T121237
UID:534-1669233600-1669237800@operabalet.mk
SUMMARY:„PALAÇOT“ -Roxhero Leonkavallo (23.11.2022)
DESCRIPTION:\n Roxhero Leonkavallo\n„PALAÇOT“\n23.11.2022 – ora 20\nDirigjent: Bisera Çadllovska\nRegjisor: Dejan Proshev\nSkenograf: Ilina Angelovska\nKostumograf: Nikolla Bulevski\nKoreograf: Ollga Pango\nAsistent dirigjenti: Katerina Stojkovska\nAsistent regjie: Trajko Jordanovski\, Lupka Jakimovska\nMjeshtër koncerti: Verica Lambevska\nMjeshtër kori: Jasmina Gjorgjeska\nNdriçimi dizajni:\nKorepetitorë: Elena Siljanoska\, Janinka Nevçeva\, Andreja Naunov\, Jordan Petrushevski\nInspicientë: Lupço Polizov\, Dragan Kostadinoviq\, Marko Pavlevski\nSufler: Nevena Georgieva\nMARRIN PJESË:\nKanio/ Palaço: Gjorgji Cuckovski\nNeda/ Kolumbina: Dëshira Ahmeti - Kërliu\nTonio/ Tadeo: Marjan Jovanoski\nPepe/ Arlekin: Jane Dunimagloski\nSilvio: Dragan Ampov\nBalet: Endru Kuk (Angli)\, Agim Baftii dhe Melanija Gocevska\nMarrin pjesë edhe kori e orkestra e OBK\nPALAÇOT (sinopsis)\nProlog\nPara perdes.\nAktori udhëtues\, Tonio\, i tregon publikut se drama që do të luhet\, është e mbushur me ndjenja dhe vuajtje të vërteta të heronjve të saj. Edhe humoristët e zakonshëm gjithashtu kanë një shpirt që tani do ta hapin për publikun...\nAkti i parë\nNë fshatin italian mbërrin një trupë udhëtuese e përbërë nga shefi Kanio\, që është aktori kryesor\, gruaja e tij Neda dhe aktorët Tonio dhe Beppo. Fshatarët\, duke pritur një festë të mirë\, i përshëndesin dhe i ftojnë në një tavernë.\nTonio e refuzon ftesën. Fshatarët qeshin: me siguri ai dëshiron të rrijë vetëm me bukuroshen Neda\, ndërsa i shoqi është duke u gostitur. Por\, Kanio i ndërpret: ai e do sinqerisht gruan e tij dhe i beson asaj\, por në rast tradhtie do të jetë i tmerrshëm në hakmarrjen e tij.\nNeda mbetet vetëm. Ajo ka ndjenja të përziera. Në këtë fshat e pret i dashuri i saj\, fshatari i ri Silvio. Duke luftuar me parandjenjat e këqija\, Neda këndon për zogjtë të lirë që të fluturojnë kudo...\nKëndimi i Nedës magjeps Tonion. Ai gjen forcën që më në fund t'ia zbulojë asaj ndjenjat e tij\, por bukuroshja krenare tallet me klounin e shëmtuar. Tonio i lutet që të kuptohet seriozisht\, por një goditje kamxhiku e kthen atë në realitet. I fyer dhe i hidhëruar\, ai zotohet të hakmerret.\nShfaqet Silvio\, i cili i lutet Nedës të lërë të shoqin dhe trupën dhe të shkojë me të. Tonio gëzohet fshehurazi. Zemërimi i tij fillon ta realizojë hakmarrjen. . .\nTë dashuruarit ndahen butësisht\, kur papritur shfaqet Kanio i tërbuar (Tonio arrin t'i tregojë për pabesinë) dhe sulmon Silvion. Ai arrin të ikën dhe Kanio i kthehet Nedës dhe e pyet se kush kush është i dashuri i saj?! Kur ajo refuzon të përgjigjet\, Kanio nxjerr thikën...Bepo e ndalon\, kurse Tonio përpiqet ta qetësojë: me siguri\, i panjohuri do të vijë në shfaqjen e mbrëmjes dhe do të zbulohet. Të gjithë\, përveç Kanios\, nxitojnë për në shfaqje. Publiku është në pritje! Kanio është i thyer. Gjëja më e tmerrshme është se ai duhet të veshë kostumin e një klouni dhe të argëtojë publikun\, duke fshehur dhimbjen e tij: "Qesh kloun në llogari të hallit tënd..."\nAkti i dytë\nShfaqja sapo ka filluar. Vizitorët hyjnë\, mes tyre edhe Silvio. Neda\, duke mbledhur paratë\, e paralajmëron për rrezikun. Publiku është i padurueshëm\, por ja\, më në fund\, perdja ngrihet...\nSkena është bërë si një dhomë e vogël. Kolombina (Neda) ëndërron Arlekinin\, ndërsa burri i saj\, Palaço\, nuk është në shtëpi. Nga larg dëgjohet serenata e Arelkinit. Hyni shërbëtori Tadeo (Tonio). Kolumbine është vetëm. Ai guxon t'i tregojë për dashurinë e tij...\nArlekini shfaqet në dritare. Ai hedh jashtë admiruesin e Kolumbines\, por gjithsesi i beson detyrën e rojës. Të dashuruarit fillojnë me darkën\, por shërbëtori i frikësuar\, e njofton Palaçon (Kanio) e tërbuar\, i cili duke hyrë\, e kërkon të dashurin e gruas së tij...\nTërbimi i Palaços më nuk është lojë aktrimi. Fjalët me të cilat Kolombina e përcolli Arlekinin janë pothuajse të njëjta me ato të Nedës kur ndahet me të panjohurin... Kanio\, i pushtuar nga xhelozia\, i kërkon Nedës t'i tregojë emrin. Neda është ende duke u përpjekur për të shpëtuar shfaqjen dhe përmes lojës tallet me Palaçon. Kanio zotohet të lajë turpin me gjak - publiku duartroket me entuziazëm. Kërkon emrin për herë të fundit\, por Neda me krenari hesht. Shikuesit vërejnë se diçka nuk është në rregull - por Neda tashmë është therë me thikë. Silvio vrapon në skenë\, duke u përpjekur ta shpëtojë\, por edhe ai qëllohet me thikë...Njerëzit janë të tmerruar. Kanio i humbur\, duke qarë me dhimbje\, hedh thikën duke bërtitur – “Komedia mbaroi”.
URL:https://operabalet.mk/al/event/palacot-roxhero-leonkavallo-23-11-2022/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Оperë
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2021/09/Pagliacci-web.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR