BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20221029T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20221029T223000
DTSTAMP:20260424T002114
CREATED:20221013T083455
LAST-MODIFIED:20221027T140253
UID:529-1667073600-1667082600@operabalet.mk
SUMMARY:"RAJMONDA" - Aleksandar Gllazunov (29.10.2022)
DESCRIPTION:\nAleksandar Gllazunov\nRAJMONDA\n29.10.2022 – ora 20.00\n \nDirigjent: Bisera Çadllovska\nKoreograf: Viktor Jaremenko (Ukrainë)\nSkenograf: Andrej Zllobin (Ukraina)\nKostumograf: Gana Ipatieva (Ukraina)\nRepetitorë: Goran Bozhinov\, Aleksandra Mijallkova\, Biljana Pasharikovska\, Natasha Josifovska\, Olga Pango dhe Dafina Danilloska - Koçevska\nMarrin pjesë:\nRajmonda – Marija Kiçevska Shokarovska\nZhan de Brien: Francisko Himenes Ruiz (Spanja)\nAbderrahman: Vasil Çiçijashvili (Gjeorgji)\nZonja e Bardhë: Ivana Kocevska\n“Rajmonda” është balet në dy akte. Premiera botërore e saj është mbajtur në Sankt Peterburg\, në janar të vitit 1898. Libretoja e baletit “Rajmonda” bazohet në dramaturgjinë tipike që e karakterizon kohën e Romantizmit. Në dramat (rrëfimet) e kësaj rryme dominojnë tremat për heroizmin\, dashurinë\, dhuntinë\, dinjitetin\, nderin etj. Te “Rajmonda” është Zonja e Bardhë me Shallin e saj të Bardhë\, e cila është mbrojtëse e fisnikërisë së familjes së konteshës së re\, Rajmonda de Doris. Ajo “gjithmonë” është aty për ta mbrojtur nderin e aristokratëve. Dilema e konteshës së re Rajmonda se kë ta zgjedhë për bashkëshort\, fisnikun e famshëm Zhan de Brien apo heroin krenar dhe adhuruesin e pushtetit saracen\, Abderrahman\, Zonja e Bardhe e zgjedh në dobi të de Brien.\nHYRJE\nZonja e Bardhë sekrete\, mbrojtëse e familjes së njohur të konteshës Rajmonda de Doris\, paraqitet mbi kështjellën e vjetër familjare e ndriçuar nga drita e hënës. Ajo e rrëfen një legjendë të mesjetës\, në të cilën madhërohen bamirësia\, dashuria dhe përkushtimi nda borxhit.\nAKTI I\nNë kështjellë\, miqtë ia urojnë Rajmondës ditëlindjen. Aty është prezent edhe kalorësi me famë\, Zhan de Brien\, i cili erdhi për ta uruar Rajmondën dhe për t’u përshëndetur para nisjes drejt betejave. Kontesha Sibila ia dhuron mbesës fustanin e nusërisë dhe e çon pranë Zhan de Brienit. Ai ia shpreh dashurinë Rajmondës dhe ia dhuron një shall të bardhë. Paraqitet mbreti hungarez\, Andrej I\, bashkë me shpurën e tij. Ai i bekon kalorësit\, të cilët\, të udhëhequr nga Zhan de Brien\, nisen drejt betejave që i presin. Në përcjelljen e tyre janë edhe kontesha Sibila dhe Rajmonda\, e cila është e mërzitur. Shalli i bardhë e përkujton të dashurën e Zhan de Brien dhe dashurinë e tij. Papritmas\, në sall hyn kalorësi saracen\, Abderrahman\, i cili kishte dëgjuar për bukurinë e Rajmondës. Sapo e vëren\, menjëherë dashurohet\, kurse këtë ai ia shpreh hapur. Abderahmani ia dhuron një shall të kuq Rajmondës dhe menjëherë zhduket. Ajo e habitur kërkon këshilla nga kontesha Sibila\, e cila mundohet që ta qetësojë Rajmondën\, zemra e së cilës është e mbushur me shqetësim. Mbi kështjellë e mbuluar me errësirë\, paraqitet Zonja e Bardhë. Rajmonda e magjepsur\, ia jep të dy shallet Zonjës së Bardhë\, duke kërkuar përgjigje se cili nga të dy kalorësit të jetë i përzgjedhuri i saj. “Ai të cilin do ta zgjedhë zemra jote”\, tha Zonja e Bardhë\, e cila e çon Rajmondën në ëndrrat magjike. Rajmonda e sheh Zhan de Brienin të rrethuar me vasha të reja. Ajo vrapon drejt tij\, por ai është i përmbajtur në ndjenjat ndaj saj. Zonja e Bardhë largohet me shallin e kuq. Para Rajmondës paraqitet Abderrahmani. Takimi i tyre është përplot me pasion. Zonja e Bardhë largohet me shallin e bardhë. Vizioni zhduket. Rrezet e para të diellit e zgjojnë Rajmondë. Kontesha Sibila bën përpjekje ta qetësojë mbesën pas atyre ëndrrave.\nAKTI II\nSalla solemne e kështjellës. Festohet fitorja e Zhan di Brien. Muzika paralajmëron ardhjen e dikujt. Rajmonda vrapon drejt derës hyrëse\, por para saj paraqitet një mysafir\, të cilin nuk e kishte pritur – Abderrahmani. Kontesha Sibila e fton kalorësin saracen bashkë me shpurën e saj. Duke mos hezituar fare\, Abderrahmani Rajmondës ia afron dorën dhe zemrën. Ajo është e habitur. Nga njëra anë – pavendosmëria – nga ana tjetër\, këmbëngulësia e saracenit të bukur\, i cili premton një jetë të lumtur. Abderrahmani e mbulon me shallin e kuq Rajmondën dhe dëshiron ta marrë me vete. Paraqiten Zhan de Brien dhe mbreti Andrej I me kalorësit\, të cilët sapo janë kthyer nga betejat. Midis saracenëve dhe kalorësve plas sherri. Mbreti ndalon përleshjen dhe kërkon që Zhani dhe Abderrahmani ta zgjidhin problemin me dyluftim. Në momentin kur Zhani e humb dyluftimin\, paraqitet Zonja e Bardhë\, e cila ia kthen fuqinë Zhanit dhe ai i jep goditje vdekjeprurëse kundërshtarit. Rajmonda vrapon drejt Abderrahmanit të shtrirë. Zhani i habitur ia zgjat dorën Rajmondës\, por ajo largohet prej tij. Zonja e Bardhë ia mbulon krahët Rajmondës me shall të bardhë dhe ajo në çast e harron Abderrahmanin.  Mbreti i bashkon duart e të dashuruarve. Kontesha Sibila dhe mbreti Andrej I përshëndesin mysafirët në dasmën e Rajmondës dhe Zhan de Broenit\, dashuria e të cilëve kaloi përmes shumë sfidave. Mbi kështjellë paraqitet Zonja e Bardhë.
URL:https://operabalet.mk/al/event/rajmonda-aleksandar-gllazunov-29-10-2022/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Balet
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2019/03/rajmonda-web.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR