BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20241129T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20241129T230000
DTSTAMP:20260423T150200
CREATED:20241104T075111
LAST-MODIFIED:20241129T113953
UID:811-1732910400-1732921200@operabalet.mk
SUMMARY:"TURANDI" - Xhakomo Puçini (29.11.2024)
DESCRIPTION:\n29.11.2024\nXhakomo Puçini “TURANDI”\nSalloni i OBN-së\, në orën 20:00\nDirigjent: Roberto Xhanolla - Itali\nRegjisor\, skenograf\, kostumograf: Xhankarllo del Monako (Itali)\nKoreograf: Sasha Evtimova\nMjeshtër koncerti:\nMjeshtër ndriçimi: Vollfgang von Zubeg (Austri)\nAsistent dirigjente : Katerina Stojkovska\nAsistent regjisorë: Ljupka Jakimovska\, Trajko Jordanovski\nMjeshtër kori: Gjurgica Dashiq\, Jasmina Gjorgjeska\nAsistent dirigjente: Katerina Stojkovska\nKorepetitorë: Elena Siljanoska\, Janinka Nevçeva\, Andreja Naunov\, Jordan Petruvshevski\nIspicientë: Dragan Kostadinoviq\, Marko Pavllevski\nSufler: Nevena Georgieva\nPERFORMOJNË:\nTurandiHan Jing Co – Kinë/Itali\nKallaf: Xhejms Li – Korea e Jugut\nLiu: Biljana Josifov\nTimuri: Igor Durllovski\nPing: Dragan Ampov\nPang: Jane Dunimaglloski\nPong: Dejan Stoev\nMandarin: Dime Petrov\nAlltoum: Marjan Nikollovski\n \nPerformojnë kori dhe orkestra e Operës dhe e Baletit Nacional\nSinopsi\nAKTI I\nPekini në kohën e rrëfimeve. Pranë qytetit të ndaluar në një shesh të mbushur me njerëz\, një mandarinë lexon urdhrin perandorak: çdo princ që synon të martohet me princeshën Turand\, duhet së pari t’u përgjigjet tri gjëegjëzave. Ai që nuk u përgjigjet gjëegjëzave do ta humbasë kokën. Kandidati i fundit\, princi i Persisë\, do të ekzekutohet atë natë kur hëna të shndritë. Qytetarët\, të etur për gjak\, u bëjnë thirrje xhelatëve të nxitojnë. Në rrëmujën që pasoi\, robëresha e re Liu kërkon ndihmë për zotërinë e saj të moshuar\, i cili është shtyrë në tokë. Një djalë i ri brenda në të\, njeh të atin Timur të humbur prej kohësh\, mbretin e mundur tatar. I moshuari i tregon djalit të tij\, princit Kallaf\, se vetëm Liu i ka ngelur besnike. Djalit i intereson arsyeja e besnikërisë së saj\, a përgjigja e vajzës është: dikur Turma vrumbullon sërish dhe kërkon gjak\, por hëna shfaqet dhe befas shndërrohet një heshtje e frikshme. Kandidati fatkeq për dhëndër perandorak\, e dërojnë për ta ekzekutuar. Populli i lutet Turandit t’ia falë jetën. Shfaqet princesha\ne cila me përbuzje urdhëron vazhdimin e ekzekutimit. Mbi turmën e njerëzve nga larg vjen britma e një njeriu që po vdes. Bukuria e Turandit e pushton plotësisht Kallafin\, kështu që ai vendos ta pushtojë atë dhe ajo të bëhet nusja e tij. Kallafi ec drejt gongut që lajmëron ardhjen e një kandidati të ri. Përpjekjet e tre ministrave të Turandit\, Ping\, Pang dhe Pong\, për ta dekurajuar djalin\, me lutjet e plotësuara të Timurit\, dhe Liut të përlotur. Por gjithçka është e kotë\, Kallafi godet gongun fatal dhe e thërret emrin e Turandit.\nAKTI II\nPing\, Pang dhe Pong vajtojnë sundimin e përgjakshëm të Turandit. Ata luten që dashuria të mbizotërojë në zemrën e saj të ftohtë dhe që paqja të kthehet përsëri në tokë. Por realiteti është i ashpër dhe populli mblidhet për të dëgjuar enigmën që Turandi do t’ia bëjë kandidatit më të ri. Perandori i vjetër Altumi\, ulet në fron në pallatin perandorak dhe i kërkon Kallafit të heqë dorë nga qëllimi i tij\, por përpjekjet e tij nuk japin rezultat. Futet Turandi dhe e tregon historinë e paraardhësit të saj - princesha Lu Ling e cila pa mëshirë vrau ndonjë princ pushtues. Në shenjë hakmarrjeje\, Turandi u kthye kundër të gjithë meshkujve\, e vendosur që askush nuk do ta zotëronte kurrë atë. Ajo e parashtron gjëegjëzën e parë: “Çfarë është ajo që lind çdo natë dhe vdes çdo mëngjes?” “Shpresa”\, përgjigjet saktë Kallafi. Turandi\, e shqetësuar\, vazhdon: “Çfarë është ajo që shkëlqen e kuqe\, është e zjarrtë si flaka\, por përsëri nuk është zjarri?” Pas një mendimi të shkurtër\, Kallafi përgjigjet: “Gjaku”. Turandi e tronditur\, por e shtron edhe gjëegjëzën e tretë: “Çfarë është ajo që është si akulli\, por digjet?”. Pas një momenti tensioni dhe heshtjeje\, kallafi thërret triumfalisht: “Turandi!” Populli\, i janë mirënjohës qiellit për rezultatin e lumtur. Turandi i lutet çmendurisht babait të saj që të mos e braktisë dhe t’ia japë një të huaji. Kallafi zemërgjerë i ofron Turandit bast të ri. Tani është radha e saj t’i përgjigjet një prej gjëegjëzave të tij. Nëse ajo mund ta zbulojë emrin e tij para se të agojë\, atëherë ai do t’i japë asaj jetën e tij.\nAKTI III\nNë kopshtin e pallatit perandorak\, Kallafi mëson për shpalljen e Turandit: askush në Pekin nuk guxon të flerë derisa ajo të mos e mësojë emrin e të huajit\, përndryshe kokat do të fluturojnë. Princi e mendon për fatin që e pret\, ndërsa Ping\, Pang dhe Pong\, përpiqen t’i japin ryshfet për të hequr dorë nga basti. Turma e frikësuar me shpata të sprehta i kërcënohen Kallafit në mënyrë që ta mësojnë emrin e tij. Në atë moment\, ushtarët tërheqin zvarrë Liun dhe Timurin. Kallafi i tmerruar përpiqet t’i bindë njerëzit se ata nuk e dinë sekretin e tij. Turandi shfaqet dhe e urdhëron Timurin të flasë. Liu në vaj bërtet se është e vetmja që e di identitetin e të huajit. Edhe pse e torturojnë\, ajo përsëri qëndron e heshtur. Turandi është e impresionuar nga këmbëngulja e Liut. Ajo pyet Liun për sekretin e saj\, për të cilën përgjigja vijon: “Dashuri”. Princesha urdhëron që torturat të vazhdojnë edhe më ashpër\, por më pas Liu arrin t’ia heqë thikën Kallafit dhe ajo vetëvritet. Timuri dhe populli\, të thyer nga dhimbja\, vështrojnë teksa e mbartin trupin e saj. Turandi mbetet të përballet me Kallafin\, ndërsa ai më në fund e merr në krahë dhe e detyron ta puthë. I sigurt në fitoren e tij\, Kallafi zbulon emrin e tij. Populli përshëndet perandorin kur Turandi i afrohet fronit dhe njofton se emri i të huajit është: Dashuri.
URL:https://operabalet.mk/al/event/turandi-xhakomo-pucini-29-11-2024/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Оperë
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2024/11/TEST-TURANDOT-e1458257534174.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR