BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20191022T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20191022T220000
DTSTAMP:20260424T034243
CREATED:20191016T144517
LAST-MODIFIED:20191016T144517
UID:307-1571774400-1571781600@operabalet.mk
SUMMARY:"ZONJA E KAMELIEVE" - Xhuzepe Verdi
DESCRIPTION:\n\n“Zonja e kamelieve” është produksion baleti\, që u prit mjaftë mirë nga publiku dhe nga ana e kritikës u vlerësua me notë pozitive në premierën e 31 tetorit të vitit 2014. Muzika është e kompozitorit me fame botërore\, Xhuzepe Verdi\, kurse baza dramaturgjike është marrë nga “Travijata” e tij e popullarizuar. Koreografia është e mysafirt nga Rusia\, Vasilij Medvedev\, kurse kostumet dhe skenografia e bukur\, janë vepra të mysafirit nga Sllovakia\, Pavoll Jurash\n\nDirigent:  Ivan Eminoviq\nKoreograf: Vasilij Medvedev (Rusi)\nLibreto: Jana Temiz\nSkenograf\, kostumograf dhe ndriçimi: Pavoll Jurash (Sllovaki)\nAs.i koreografisë: Stanisllav Feço (Çeki)\nMjeshtër koncerti:\nRepetitorë: Goran Bozhinov\, Lora Tarçugovska dhe Biljana Pasharikovska\n\nNë rolete krysore:\nMargarita: Marija Kiçevska Shokarovska\nArman: Boban Kovaçevski\nMarrin pjesë solistë\, ansambli i baletit dhe orkestra e Baletit dhe Operës Kombëtare.\n\n \n\nAKTI I\n\nPamja e parë\n\nBallo. Zonja dhe zotërinj\, në mesin e të cilave dhe zonja që shoqërojnë klientët e tyre\, bisedojnë\, vallëzojnë. Çiftet largohen dhe kthehen. Armando është një i ri naiv. Margarita tërheq vëmendjen e tij dhe me njëherë\, në shikim të parë\, ai dashurohet në të. Bën përpjekje të arrijë deri te vajza. Margarita e pranon interesimin e tij. Armondo është i shqetësuar. Mëson se Margarita është e sëmurë. Ai i ndihmon. Pranon se e dashuron. Largohen bashkë nga balloja.\n\nPamja e dytë\n\nArmando dhe Margarita janë në Paris. Rruga është përplot me kalimtarë. Çiftit të dashuruar i afrohen shitësit e luleve. U ofrojnë lule të ndryshme: trëndafila\, jargavanë. Armando blen kamelie. Margarita është e lumtur. Mban një buqete me kamelie\, duke e ditur se Armando e dashuron. Ia kthen me emocione të njëjta. Lule kamelie vë në flokë\, fustan\, në krahun e Armandos. Janë të lumtur… Kameliet bëhen simbol i dashurisë së tyre.\n\nPamja e tretë\n\nDhoma e Margaritës. Ajo e përcjell Armandon pasi natën e kanë kaluar bashkë. Është e lumtur\, duke e ëndërruar dashurinë e saj. Shërbëtorja i paralajmëron një vizitë. Vjen një nga klientët e mëhershëm\, mecenë e saj. I ofron para për dashurinë. Margarita e refuzon. Ajo nuk do më ta shesë dashurinë e saj. Papritur kthehet Armando dhe e përzë klientin. Margarita thotë se e do vetëm atë dhe askënd tjetër. Armando e lut dhe kërkon prej saj që të largohet nga jeta e saj e mëhershme dhe bashkërisht të udhëtojnë në Paris. Të rinj dhe të dashuruar\, përplot me shpresa të pafundme dëshirojnë që ta fillojnë një jetë të re.\n\nAKTI II\n\nPamja e katër\n\nArmanda dhe Margarita janë në fshat. Shërbëtorja ia paralajmëron njerëzit që kanë ardhur për ta marrë borxhin. Armando del për t’i pritur.  \n\nPamje e pestë\n\nParaqitet babai i Armandos. Tenton ta bindë Margaritën që të largohet Armando. I ofrin doreza me brilante. Ajo tërbohet dhe e përplas dorezën në dysheme. I keqësohet gjendja shëndetësore. Babai e kupton situatën\, se ajo me të vërtetë e do shumë djalin e tij dhe se është e sëmurë. E dëshpëruar\, Margarita i premton babait të Armandos se do ta lë të dashurin e saj. I shkruan një letër ndarëse\, vë një lule kamelie mbi letër dhe pavarësisht sëmundjes\, kthehet në Paris dhe mënyrë së vjetër të të jetuarit. Pasi e sheh letrën\, Armando pikëllohet shumë.\n\nPamja e gjashtë\n\nNë Paris gjithçka është njëjtë. Sërish ballo… Margarita është e rrethuar me simpatizues dhe klientë të saj. Dashuria ka lënë gjurmë të thella\, ajo është më ndryshe\, e dëshpëruar dhe asgjë nuk e intereson. Vjen Armando. Dëshiron ta harrojë Margaritën dhe nuk prêt se do të takohet me të. Pasi e vëren\, i afrohet afër dhe e akuzon se ka qenë me të vetëm për para. Për ta ofenduar i ofron para. Margarita e pikëlluar tejmase largohet nga balloja.\n\nPamja e shtatë\n\nDhoma e Margaritës. Ajo është kthyer nga balloja e ofenduar dhe e thyer nga dhembja. Është rëndë e sëmurë. Vuan në vetmi dhe parandjen vdekjen. Shërbëtorja ia përgatit shtratin. Margeritës gjithnjë e më shumë i keqësohet shëndeti. Në agonin e para vdekjes e sheh Armandon – se si kthehet në ditët e lumtura të dashurisë së tyre. Por\, këto pamje sakaq zhduken. Margarita është e lodhur\, e vetmuar dhe e pafat. E përqafon buqetën me kamelie. Forca e lëshon dhe ajo jep shpirt…\n\n \n\n 
URL:https://operabalet.mk/al/event/zonja-e-kamelieve-xhuzepe-verdi/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Balet
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2019/10/damata-kamelii.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR