BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20250307T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20250307T220000
DTSTAMP:20260423T144528
CREATED:20250307T093351
LAST-MODIFIED:20250307T093351
UID:883-1741377600-1741384800@operabalet.mk
SUMMARY:“ZONJA ME KAMELIE” – XHUZEPE VERDI (07.03.2025)
DESCRIPTION:\nXhuzepe Verdi\nZONJA ME KAMELIE\n07.03.2025\, ora 20:00\nDirigjent: Eduard Ambarcumjan (Armeni)\nKoreograf: Vasilij Medvedev (Rusi)\nLibret: Jana Temiz\nSkenograf\, kostumograf dhe dizajni i ndriçimit: Pavoll Jurash (Sllovaki)\nAsistent koreograf: Stanislav Feço (Çeki)\nMjeshtre e koncertit: Verica Lambevska\nRepetitorë: Aleksandra Mijalkova\, Kire Pavlov\, Volodomir Borisov (Ukrain)\, Marija Josifovska Ristovska\, Dafina Daniloska Koçevska\, Maja Mitrovska Bogojevska\, Biljana Basmaxhieva Kovaçevski\nKorepetitorë: Marjan Vasilevski\, Stefan Pehçevski\nInspicientë: Dubravka Shopova\, Tijana Tarçugovska Georgieva\n\nNë role kryesore:\nMargarita: Marija Kiçevska Shokarovska/Kristina Naqevska Mitrashinoviq\nArmand: Francisko Himenes Ruiz (Spanjë)\nPerformojnë solistët\, ansambli i baletit dhe Orkestra e Operës dhe e Baletit Nacional.\nKohëzgjatja: 1 orë e 20 minuta + pauzë midis aktit I dhe II\n\nPërmbledhja\n“Zonja me kamelie” është prodhim baleti që morën pjesë një numër i madh nga publiku dhe mori vlerësime pozitive në premierën e tij më 31 tetor 2014. Muzika është e të famshmit Xhusepe Verdi dhe sfondi dramaturgjik është marrë nga “Traviata” e tij e njohur. Koreografia është e mysafirit nga Rusia\, Vasilij Medvedev\, kostumet e bukura dhe skenografia e bukur janë vepër e Pavoll Jurashit\, mysafirit nga Sllovakia.\nAKTI I\, Skena e 1-rë e baletit. Zonja dhe zotërinj\, mes të cilave përfshirë zonjat e animuara me klientët e tyre\, luajnë\, bisedojnë. Çiftet largohen dhe kthehen. Armando është një i ri naiv. Margarita e tërheq vëmendjen e tij dhe menjëherë\, në shikim të parë\, ai bie në dashuri me të. Margarita e pranon lajkatimin e tij. Armando është i emocionuar. Zbulon se Margarita është e sëmurë. E ndihmon atë. E pranon me vete se e do atë. Largohen nga balloja së bashku. Skena e 2-të. Armando dhe Margarita janë në Paris. Rruga është e mbushur me kalimtarë. Shitëset e luleve\, i afrohen çiftit të dashuruar. Një nga një u ofrojnë lule të ndryshme: trëndafila\, zambakë\, jargovanë. Armando blen kamelie. Margarita është e gëzuar pa masë. Ajo mban buqetën me kamelie duke e ditur që Armando e do. Ia kthen me emocionet e saj. Vendos lule kamelie në flokë\, në fustan\, në jakën e xhaketës së Armandos. Janë të lumtur… Kamelitë bëhen simbol i dashurisë së tyre. Skena e 3-të\, Dhoma e Margaritës. Margarita e përcjell Armandon\, pasi kaluan natën së bashku. Ajo është e vetme dhe e lumtur\, duke ëndërruar për dashurinë e saj. Shërbëtorja lajmëron një vizitor. Një nga ish-klientët e saj\, mbrojtësi i saj\, vjen për ta vizituar. I ofron para për dashuri. Margarita e refuzon atë. Ajo nuk dëshiron më ta shesë dashurinë e saj. Papritur Armando rikthehet! Ndjek kundërshtarin. Margarita pranon se e do vetëm atë. Armando i lutet dhe i kërkon të heqë dorë nga jeta e mëparshme dhe të largohen së bashku nga Parisi. Në fshat\, në natyrë\, ajo do të shërohet dhe do të jetë e lumtur. Të rinj dhe të dashuruar\, plot shpresë\, duke dëshiruar pa kufi të fillojnë një jetë të re.\nAKTI II Skena e 4-t. Armando dhe Margarita janë në fshat. Shërbëtorja u lajmëron atyre njerëz që kanë ardhur për borxhin e tyre. Armando del shpejt për t’i takuar. Skena e 5-të\, Shfaqet babai i Armandos. Përpiqet ta bindë Margaritën të largohet nga Armando. Ai i ofron asaj byzylyk diamanti. E tërbuar\, Margarita e refuzon dhe e hedh byzylykun në dysheme. Përkeqësohet. Babai e kupton situatën – ajo me të vërtetë e do djalin e tij dhe është shumë e sëmurë. E zhgënjyer\, Margarita i premton babait të Armandos se do të largohet nga i dashuri i saj. I shkruan letër lamtumire\, vendos lule kamelie në letër dhe pavarësisht sëmundjes kthehet në Paris dhe në jetën e saj të mëparshme. Duke pranuar letrën e Margaritës\, Armando është i shqetësuar. Skena e 6-të\, Në Paris\, gjithçka është e zakonshme. Sërish ballo..Margarita është e rrethuar nga fansat dhe klientët e saj. Dashuria ka lënë gjurmë të thellë te ajo – ajo është ndryshe\, e trishtuar dhe nuk i intereson asgjë. Vjen Armando. Ai dëshiron t’a harrojë Margaritën dhe nuk pret t’a takojë. Duke e vënë re\, se ai i afrohet dhe e akuzon se ajo ishte me të për para. Për ta poshtëruar\, ai i jep para. Margarita e lë ballon e poshtëruar dhe e dëshpëruar. Skena e 6-të\, Dhoma e Margaritës. Ajo është kthyer nga ballo e thyer nga dhimbja dhe e poshtëruar. Është e sëmurë rëndë. Vajton në vetmi\, duke pritur vdekjen e saj. Shërbëtorja përgatit shtratin e saj. Margarita është keq e më keq. Në agoninë e vdekjes\, ajo sheh Armandon – se si kthehet në ditët e lumtura të dashurisë së tyre. Për fat të keq\, shfaqja zhduket. Margarita është e rraskapitur\, e pakënaqur dhe e vetme. Ajo përqafon buqetën me kamelie që sjellin kujtime. Forca e lë atë dhe ajo vdes.\n\n
URL:https://operabalet.mk/al/event/zonja-me-kamelie-xhuzepe-verdi-07-03-2025/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Balet
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2019/10/damata-kamelii.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR