BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20261022T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20261022T220000
DTSTAMP:20260929T233500
CREATED:20260928T110050
LAST-MODIFIED:20260928T110050
UID:1077-1792699200-1792706400@operabalet.mk
SUMMARY:“ZONJA ME KAMELIE” – XHUZEPE VERDI (22.10.2026)
DESCRIPTION:\nXhuzepe Verdi\nZONJA ME KAMELIE\n(shfaqje baleti)\n22.10.2026 – ora 20:00\nDirigjent: Eduard Ambarcumjan (Armeni)\nKoreograf: Vasilij Medvedev (Rusi)\nLibret: Jana Temiz\nSkenograf\, kostumograf dhe dizajni i ndriçimit: Pavoll Jurash (Sllovaki)\nAsistent koreograf: Stanislav Feço (Çeki)\nMjeshtër i koncertit: Jane Bakevski\nRepetitorë: Marija Josifovska Ristovska\, Dmitro Cetobar (Ukrainë)\, Dafina Daniloska Koçevska\, Biljana Basmaxhieva Kovaçevski\, Volodomir Borisov (Ukrainë)\nKorepetitorë: Marjan Vasilevski\, Stefan Pehçevski\nInspicientë: Tijana Tarçugovska Georgieva\n\nNë role kryesore:\nMargarita: Marija Kiçevska Shokarovska\nArmand: Francisko Himenes Ruiz (Spanjë)\nPerformojnë solistët\, ansambli i baletit dhe Orkestra e Operës dhe e Baletit Nacional.\n\nSinopsis\n“Zonja me kamelie” është prodhim baleti që morën pjesë një numër i madh nga publiku dhe mori vlerësime pozitive në premierën e tij më 31 tetor 2014. Muzika është e të famshmit Xhusepe Verdi dhe sfondi dramaturgjik është marrë nga “Traviata” e tij e njohur. Koreografia është e mysafirit nga Rusia\, Vasilij Medvedev\, kostumet e bukura dhe skenografia e bukur janë vepër e Pavoll Jurashit\, mysafirit nga Sllovakia.\nAKTI I – Fotografia e 1 - rë\nBallo. Zonja dhe zotërinj\, mes të cilave përfshirë zonjat e animuara me klientët e tyre\, luajnë\, bisedojnë. Çiftet largohen dhe kthehen. Armando është një i ri naiv. Margarita e tërheq vëmendjen e tij dhe menjëherë\, në shikim të parë\, ai bie në dashuri me të. Margarita e pranon lajkatimin e tij. Armando është i emocionuar. Zbulon se Margarita është e sëmurë. E ndihmon atë. E pranon me vete se e do atë. Largohen nga balloja së bashku.\n \nFotografia e 2-të\nArmando dhe Margarita janë në Paris. Rruga është e mbushur me kalimtarë. Shitëset e luleve\, i afrohen çiftit të dashuruar. Një nga një u ofrojnë lule të ndryshme: trëndafila\, zambakë\, jargovanë. Armando blen kamelie. Margarita është e gëzuar pa masë. Ajo mban buqetën me kamelie duke e ditur që Armando e do. Ia kthen me emocionet e saj. Vendos lule kamelie në flokë\, në fustan\, në jakën e xhaketës së Armandos. Janë të lumtur… Kamelitë bëhen simbol i dashurisë së tyre.\nFotografia e 3-të\nDhoma e Margaritës. Margarita e përcjell Armandon\, pasi kaluan natën së bashku. Ajo është e vetme dhe e lumtur\, duke ëndërruar për dashurinë e saj. Shërbëtorja lajmëron një vizitor. Një nga ish-klientët e saj\, mbrojtësi i saj\, vjen për ta vizituar. I ofron para për dashuri. Margarita e refuzon atë. Ajo nuk dëshiron më ta shesë dashurinë e saj. Papritur Armando rikthehet! Ndjek kundërshtarin. Margarita pranon se e do vetëm atë. Armando i lutet dhe i kërkon të heqë dorë nga jeta e mëparshme dhe të largohen së bashku nga Parisi. Në fshat\, në natyrë\, ajo do të shërohet dhe do të jetë e lumtur. Të rinj dhe të dashuruar\, plot shpresë\, duke dëshiruar pa kufi të fillojnë një jetë të re.\nAKTI II - Fotografia e 4-të\n Armando dhe Margarita janë në fshat. Shërbëtorja u lajmëron atyre njerëz që kanë ardhur për borxhin e tyre. Armando del shpejt për t’i takuar.\nFotografia e 5-të\nShfaqet babai i Armandos. Përpiqet ta bindë Margaritën të largohet nga Armando. Ai i ofron asaj byzylyk diamanti. E tërbuar\, Margarita e refuzon dhe e hedh byzylykun në dysheme. Përkeqësohet. Babai e kupton situatën – ajo me të vërtetë e do djalin e tij dhe është shumë e sëmurë. E zhgënjyer\, Margarita i premton babait të Armandos se do të largohet nga i dashuri i saj. I shkruan letër lamtumire\, vendos lule kamelie në letër dhe pavarësisht sëmundjes kthehet në Paris dhe në jetën e saj të mëparshme. Duke pranuar letrën e Margaritës\, Armando është i shqetësuar.\nFotografia e 6-të\nNë Paris\, gjithçka është e zakonshme. Sërish ballo..Margarita është e rrethuar nga fansat dhe klientët e saj. Dashuria ka lënë gjurmë të thellë te ajo – ajo është ndryshe\, e trishtuar dhe nuk i intereson asgjë. Vjen Armando. Ai dëshiron t’a harrojë Margaritën dhe nuk pret t’a takojë. Duke e vënë re\, se ai i afrohet dhe e akuzon se ajo ishte me të për para. Për ta poshtëruar\, ai i jep para. Margarita e lë ballon e poshtëruar dhe e dëshpëruar.\nFotografia e 7-të\nDhoma e Margaritës. Ajo është kthyer nga ballo e thyer nga dhimbja dhe e poshtëruar. Është e sëmurë rëndë. Vajton në vetmi\, duke pritur vdekjen e saj. Shërbëtorja përgatit shtratin e saj. Margarita është keq e më keq. Në agoninë e vdekjes\, ajo sheh Armandon – se si kthehet në ditët e lumtura të dashurisë së tyre. Për fat të keq\, shfaqja zhduket. Margarita është e rraskapitur\, e pakënaqur dhe e vetme. Ajo përqafon buqetën me kamelie që sjellin kujtime. Forca e lë atë dhe ajo vdes.\n
URL:https://operabalet.mk/al/event/zonja-me-kamelie-xhuzepe-verdi-22-10-2026/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Balet
ATTACH;FMTTYPE=image/png:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2026/09/damata_webslide.png
END:VEVENT
END:VCALENDAR