BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Opera dhe Baleti Nacional - ECPv4.0.7//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Opera dhe Baleti Nacional
X-ORIGINAL-URL:https://operabalet.mk/al
X-WR-CALDESC:Events for Opera dhe Baleti Nacional
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20260911T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20260911T213000
DTSTAMP:20260907T172649
CREATED:20260902T081541
LAST-MODIFIED:20260902T081541
UID:1067-1789156800-1789162200@operabalet.mk
SUMMARY:“KAVALERIA RUSTIKANA” – PJETRO MASKANJI  (11.9.2026)
DESCRIPTION:\n“KAVALERIA RUSTIKANA” – PJETRO MASKANJI \n(11.9.2026)\n \nPjetro Maskanji\n“Kavaleria rustikana”\n11.9.2026 / ora 20\n \nDirigjent: Ivan Eminoviq\nDirigjent asistent: Katerina Stojkovska\nRegjisor: Xhandomeniko Vakari ( Itali )\nRegjisor asistent: Aleksandro Idonea (Itali)\nLupka Jakimovska\, Trajko Jordanovski\nSkenograf: Zoran Nikollovski\nKostumografe: Elena Donçeva\nMjeshtër koncerti: Jane Bakevski\nAsistent - drejtuesi i korit: Gjurgjica Dashiq\, Jasmina Gjorgjeska\nKorrepetitorë: Elena Silanoska\, Janinka Nevçeva\, Andrej Naunov\, Anastasija Grkovska\nInspicientë: Lupço Polizov\, Dragan Kostadinoviq\, Marko Pavlevski\nSuflerë: Svetllana Georgieva\, Pavlina Zdravkova\, Nevena Georgieva\n \nMarrin pjesë:\n Santuca: Vesna Ginovska Illkova\nTuridu: Zoran Sotirov\nAllfio: Marjan Jovanovski\nLlolla: Katerina Stojanovska\nNëna Luçija: Sonja Pendovska Madevska\nKori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional\n\nOperë me një akt (Premiera në Romë\, 17.5.1890) \nTradhtia bashkëshortore\, xhelozia\, hakmarrja = Tragjedi\nPërmbajtja: \nMbrëmja para Pashkëve në një fshat sicilian. Santuca e re shkon në shtëpinë e Luçias\, nënës së Turidus\, burrit që ajo dashuron\, por në të cilën dashuri dyshon\, për të folur me të. Në fakt\, në vend që të flasë\, ajo vëren Turidun dhe Lolën\, duke u takuar fshehurazi. Lola është gruaja e timonierit Alfio. Turidu\, para se të shkonte në ushtri\, ishte fejuar me Lolën\, por ajo në ndërkohë u martua me pasanikun Alfio. I zhgënjyer pas kthimit nga ushtria\, Turidu kërkon ngushëllim në krahët e fshatares Santuca. Santuca\, tashmë mëkatare në sytë e fshatarëve\, mbetet krejtësisht e vetme\, e refuzuar nga të gjithë. Në pamundësi për të kapërcyer xhelozinë e saj\, ajo i thotë nënës së Turidus\, Luçias\, se çfarë mëkati ka bërë djali i saj. Vjen edhe Alfio\, i cili pas një udhëtimi të gjatë kthehet në fshat dhe tregon se si e pa edhe ai Turidun pranë shtëpisë së tij. Fjalët e Santucas dhe ato që ai dëgjon nga Alfio\, e hedhin nënën Luçia në dyshim dhe frikë. Turidu mbërrin\, Santuca dëshiron të flasë me të\, por ndalohet nga Lola\, e cila flirton me Turidun dhe shkon\nnë kishë me të. Santuca\, para së cilës fshatarët mbyllin dyert e kishës\, mbetet vetëm. Alfio vjen dhe ajo i tregon për tradhtinë bashkëshortore të gruas së tij. Ai premton hakmarrje. Vetëm atëherë Santuca e kupton atë që ka bërë\, por tashmë është tepër vonë. Për të shpëtuar të dashurin e saj dhe për të rikthyer nderin e saj para fshatarëve\, ajo shkon të thërrasë karabinierët për të ndaluar Alfion të hakmerret dhe të shpëtojë Turidun. Pas shërbesës së kishës\, Turidu fton miqtë e tij për të pirë në tavernën e tij. Vijnë edhe Lola dhe Alfio. Turidu i shikon duke kërcyer. Pas një debati të ashpër\, Turidu dhe Alfio vendosin të përballen në duel. Turidu nuk ka më rrugëdalje. Ai i bën thirrje nënës së tij që të kujdeset për Santucan nëse ai nuk kthehet. Nënë Luçia ende nuk e kupton se çfarë po ndodh. Santuca mbërrin vonë me karabinierët. Dëgjohen vetëm fjalët: “Turidu ka vdekur”.\n
URL:https://operabalet.mk/al/event/kavaleria-rustikana-pjetro-maskanji-11-9-2026/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Оperë
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2022/10/cavaleria.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20260919T200000
DTEND;TZID="UTC+0":20260919T210000
DTSTAMP:20260907T172649
CREATED:20260902T182133
LAST-MODIFIED:20260902T182133
UID:1070-1789848000-1789851600@operabalet.mk
SUMMARY:SHEHEREZADA – Nikollai Rimsky-Korsakov (balet-19.9.2026)
DESCRIPTION:\nSHEHEREZADA – Nikollai Rimsky-Korsakov (balet)\n19.9.2026\, ora 20:00\nDirigjente: Bisera Çadllovska\nKoreograf: Mihaill Krapivin (Rusia) – me vendosjen fillestare të Mihaill Fokinit\nSkenografe: Marija Veteroska – sipas skenografisë së L. Bakstit\nKostumografe: Maja Bursaç (Serbia) – sipas kostumografisë së L. Bakstit\nMjeshtër i koncertit: Verica Llambevska\nRepetitorë: Marija Josifovska Ristovska\, Dafina Danilloska-Koçevska\, Biljana Basmaxhieva Koçevski\, Vollodimir Borisov (Ukrainë)\nInspicientë: Tijana Tarçugovska Georgieva\, Dubravka Shopova\nKorepetitorë: Marjan Vasilevski\, Stefan Pehçevski\nNë rolet kryesore:\nZabeida: Natasha Trendafillova Gicev\nRobi i Artë: Ballazh Loçei\n\nSINOPSIS SHEHERZADA:\nMbreti Shahrijar pushon në odën e tij. Vallaun e tij\, shahun Zeman\, me këngë e valle\, e argëtojnë vashat e haremit. Shahrijari është i interesuar vetëm për të dashurën e tij\, Zabeiden\, por Zemani dyshon në besnikërinë e saj. Shahrijar bie nën ndikimin e Zemanit dhe paralajmëron se do të shkojë për gjueti\, kurse vashat e haremit e cytin Zabeiden t’i afrohet Shahrijarit dhe t’i dëshirojë gjueti të suksesshëm\, me qëllim që të shmanget çdo dyshim. Kur burrat do të marrin rrugën\, vashat do ta bindin eunukun kryesor që ta hapë derën kryesore të haremit. Zezakët robër do të futen në harem dhe fillojnë orgjitë me gratë e Shahrijarit. Dyshimet e Zemanit vërtetohen. Dhe shpejtë do të arrijë dënimi me vdekje për robërit dhe eunukut. Zabeida e lut mbretin për mëshirë dhe e bind për besnikërinë e saj ndaj tij. Edhe pse në një moment hamendet\, Shahrijari\, me qëllim që ta shpëtojë nderin e tij\, e flijon të dashurën. Zabaida e cila nuk gjen zgjidhje bën vetëvrasje në krahët e mbretit Shahrijar.\n\n
URL:https://operabalet.mk/al/event/sheherezada-nikollai-rimsky-korsakov-balet-19-9-2026/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Balet
ATTACH;FMTTYPE=image/png:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2026/09/sheherezade.png
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID="UTC+0":20260926T190000
DTEND;TZID="UTC+0":20260926T200000
DTSTAMP:20260907T172649
CREATED:20260903T113158
LAST-MODIFIED:20260903T113240
UID:1072-1790449200-1790452800@operabalet.mk
SUMMARY:DOKTOR UHSAMËDHEMBI (balet në dy akte për fëmijë -26.9.2026)
DESCRIPTION:\nDOKTOR UHSAMËDHEMBI (balet në dy akte për fëmijë)\n26.9.2026\, ora 19:00\nKoreograf: Mihail Krapivin (Rusi)\nMuzika: Igor Morozov (Sipas përrallës së K. Çukovskit)\nSkenograf: Zhivojin Trajanoviq\nKostumografe: Marija Pupuçevska\nMarrin pjesë solistët dhe ansambli i baletit i OBN-së\nDoktori Uhsamëdhemb\, sinopsi\nAkti i parë\n***Në bregun e detit\, e rrethuar e tëra me gjelbërim\, ndodhet shtëpia e Uhsamëdhembit – mjekut që i shëron kafshët dhe shpezët. Me të jeton motra e tij e keqe Varvara\, ndërsa fqinjët e tij janë vajza Tanja dhe djali Vanja. Përpara shtëpisë së Uhsamëdhembit\, gjithmonë është hareshëm – mblidhen pacientët e tij – kafshë dhe zogj. Tanja dhe Vanja i ndihmojnë dhe i trokasin në derë\, por Varvara e ligë\, i përzë të gjithë. Kafshët e sëmura\, sidoqoftë\, arrijnë të futen në shtëpinë e Uhsamëdhembit. Varvara është shumë e inatosur dhe e sjell trajnerin e pamëshirshëm Kapitonin\, i cili i zë kafshët në kurth.\nVarvara e ndihmon atë\, ndërsa Tanja dhe Vanja përpiqen t’i ndalojnë ato. Doktori Uhsamëdhemb\, është i zemëruar për shkak të mizorisë së Kapitonit\, ia heq kamxhikun\, i liron këlyshët e zënë rob\, ndërsa atë e përzë. Arrin postieri që i sollisjell doktorit një lajm të trishtuar – në rajonet e largëta tropikale\, janë sëmurë majmunët. Doktori vendos të udhëtojë atje dhe merr me vete qenushen Ava\, majmunin Çiçi\, dhelprën\, dallëndyshen\, maçorin\, gjelin\, arushin\, ndërsa kafshët e tjera ia lë Varvarës. Tanja dhe Vanja i luten doktorit t’i marrë me të\, por ai nuk dëshiron që t’i lërë në rrezik fëmijët. Atëherë Vanjës i vjen ideja që t’i fusë fshehurazi në kutitë e ilaçeve\, gati për udhëtim. Anija lundron dalëngadalë. E kënaqur me largimin e doktorit Uhsamëdhemb\, Varvara e djallosur e thërret trajner Kapitonin.\n***Në luginën me diell me plot bimë tropikale\, është e vendosur vendbanimi i majmunëve. Majmunët e rritur dhe mjekët e shtëpisë – gjirafa dhe krokodili përpiqen pa sukses t’i ndihmojnë majmunët e sëmurë. Fluturon dallëndyshja dhe e lajmëron ardhjen e doktorit Uhsamëdhemb. Doktori i kontrollon të sëmurët dhe iu jep ilaçe. Majmunët shërohen shpejt. Fillon festë për nder të mjekut. Papritur arrijnë grabitësit me Barmelejin gjakatar. I thyejnë kutitë\, Tanja dhe Vanja largohen prej aty. Barmeleji dhe grabitësit hidhen mbi ta. Doktori vjen me vrap. Ai përpiqet t’i shpëtojë fëmijët\, por dhe ai vetë është peng.\nAkti i dytë\n*** Nëpërmjet pyllit\, grabitësit i dërgojnë të kapur Tanjën\, Vanjën dhe doktorin. Të ndjekur nga qeni Ava\, majmuni Çiçi dhe dhelpra. Dhelpra e spërkat buqetën me pluhur gjumi\, të cilin doktori ia hodhi fshehurazi.\n***Një shpellë e errët. Grabitësit e mbyllin doktorin në birucë\, ndërsa Barmalei urdhëron të gatuhet darka nga fëmijët. Në ndihmë\, të miqve të tyre u vijnë në shpellë Ava dhe Çiçi. Por grabitësit i kapin peng edhe ata. Çiçi arrin të shpëtojë\, por qenin e lidhin me zinxhir. Grabitësit përgatiten t’i hanë fëmijët… Papritmas shfaqet dhelpra e zbukuruar. Ajo ua jep me flirtim buqetën e spërkatur me pluhur gjumi. Grabitësit i vardisen asaj\, e nuhasin buqetën dhe ngadalë bien në gjumë nën efektin e pluhurit. Vanja e hap birucën dhe e liron doktorin Uhsamëdhemb. Të gjithë largohen ngadalë\, përveç gjelit\, i cili me këndimin e tij mburrës i zgjon grabitësit …\n***Breg i pjerrët i detit. I guximshmi Vanja\, ngjitet në një palmë të gjatë. Palma anon nga shkëmbi tjetër dhe mbi atë urë ngjiten refugjatët. Barmalei dhe grabitësit i arrijnë ngadalë\, por pa kujdes Barmalei bie në humnerë dhe grabitësit nga frika ikin në pyll. Të gjithë gëzohen për fitoren ndaj keqbërësit.\n***Shtepia e Uhsamëdhembit. Të ligët Varvara dhe Kapitoni\, e shndërruan atë në menaxheri ku torturojnë kafshët e robëruara. Një dallëndyshe fluturon me lajmin e gëzuar të kthimit të Uhsamëdhembit. Varvara dhe Kapitoni janë të tmerruar nga frika. Nga anija dalin Uhsamëdhembi\, Tanja\, Vanja dhe miqtë e tyre. Doktori\, pasi t’a ketë parë parë sa shumë fatkeqësi dhe lot iu kanë shkaktuar kafshëve Varvara dhe Kapitoni\, ai i përzë. Përsëri gjithçka është e lumtur dhe e bukur. Kafshët dhe zogjtë e festojnë Uhsamëdhembin\, Tanjën dhe Vanjën. Të gjithë i kapen valles së përbashkët së shoqërimit dhe miqësisë!
URL:https://operabalet.mk/al/event/doktor-uhsamedhembi-balet-ne-dy-akte-per-femije-26-9-2026/
LOCATION:Array
CATEGORIES:Balet
ATTACH;FMTTYPE=image/png:https://operabalet.mk/al/wp-content/uploads/sites/3/2024/11/ofboli_slide.png
END:VEVENT
END:VCALENDAR