Loading Events

« All Events

“RIGOLETO“ – XHUZEPE VERDI (13.5.2026) May 13 @ 8:00 pm - 10:30 pm MKD1000

Mbrëmjet e 54-të të Operës së Majit
XHUZEPE VERDI “RIGOLETO“
13.5.2026, ora 20:00

Dirigjent: Xhanluka Martinenxhi – Itali
Regjisor: Pjer Françesko Maestrini – Itali
Asistente dirigjente: Katerina Stojkovska
Asistentë regjisorë: Trajko Jordanovski, Ljupka Jakimovska
Skenograf: Gilermo Nova – Spanjë
Kostumografe: Kristina Açeti – Itali
Asistente kostumografe: Angela Bogevska
Mjeshtër koncerti: Jane Bakevski
Dizajn i dritës: Milço Aleksandrov
Asistentë mjeshtre të korit: Jasmina Gorgeska, Gjurgjica Dashiç
Koreografe: Sashka Eftimova
Korepetitorë: Elena Siljanoska, Janinka Nevçeva, Andreja Naunov, Anastasija Grgovska
Inspicientë: Dragan Kostadinoviq, Marko Pavlevski, Katerina Boshkovska
Suflerë: Nevena Georgieva, Ivana Jordanovska

SOLISTËT:
Rigoleto: Leon Kim (Korea e Jugut)
Xhilda: Ana Durlovski
Duka i Mantovës: Guo S-Zhao – Kinë
Sparafuçile: Vlladimir Sazdovski
Madalena: Nikolina Janevska
Monterone: Borko Bidzhovski
Marulo: Dragan Ampov
Borsa: Jane Dunimagloski
Kontesha Çeprano: Ana Rojdeva
Konti Çeprano: Dime Petrov
Xhovana: Marika Popoviq
Pazhi: Desanka Gligorijeviq
Oficeri: Dime Petrov
Kori dhe Orekstra e Operës dhe Baletit Nacional

Sinopsis

Në pallatin e Dukës së Mantovës zhvillohet ballo. Duka i vardiset konteshës Çeprano. Xholi i oborrit, Rigoleto tall kontin Çeprano, ndërsa Marullo u tregon të pranishmëve se Rigoleto fshehurazi ka të dashur të re dhe të bukur. Ata planifikojnë ta rrëmbejnë. Në ballo arrin edhe konti Monterone, vajza e të cilit është turpëruar nga Duka. Të gjithë e përqeshin, sidomos Rigoleto. Monterone e mallkon Dukën dhe Rigoleton.

I tronditur nga mallkimi, Rigoleto kthehet në shtëpi, ku para hyrjes takon Sparafuçilen, i cili i ofron shërbimet e tij si vrasës me pagesë.

Në shtëpi, Rigoleto bisedon qetë me vajzën e tij Xhildën dhe urdhëron dadon Xhovanën që të mos lejojë askënd të hyjë në shtëpi. Ai largohet i shqetësuar, ndërkohë që Duka, i maskuar si studenti Gualtier Malde vjen në shtëpi. Ai e korrupton Xhovanën me para që ta lejojë të hyjë dhe i shpall dashurinë Xhildës.

Para shtëpisë mblidhen oborrtarët që synojnë ta rrëmbejnë Xhildën. Me ta është edhe Rigoleto, të cilit i thonë se do të rrëmbejnë konteshën Çeprano që jetonte afër. Me shirit në sy, Rigoleto merr pjesë në rrëmbim duke mbajtur shkallën. Kur gjithçka përfundon, ai me tmerr e kupton se është mashtruar dhe se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së vet. Mallkimi i Monterones ka filluar të bëhet realitet.

Në pallatin e Dukës, oborrtarët mësojnë nga Rigoleto se Xhilda është vajza e tij. I tërbuar, futet me vrull në dhomat e Dukës. Xhilda, e turpëruar, vrapon drejt të atit. Ai betohet se do të hakmerret, ndërsa Xhilda e lut që t’ia falë Dukës.

Në hanin e Sparafuçiles, Rigoleto bën marrëveshje që Duka të vritet. Ai e dërgon Xhildën të maskuar si mashkull, por ajo kthehet me dëshirën për ta parë sërish Dukën. Ajo dëgjon bisedën mes Sparafuçiles dhe motrës së tij, Madalenës, e cila e lut të mos e vrasë Dukën.

Në errësirë, te dera e hanit, Sparafuçile e vret Xhildën, duke dashur në këtë mënyrë t’i arsyetojë të hollat para Rigoletos. Ky kërkon ta shohë trupin që është mbështjellë në një thes. Me tmerr zbulon se është vajza e tij. Në momentet e fundit të jetës, Xhilda e lut që t’ia falë. Rigoleto kujton mallkimin e Monterones.

Details

Date:
May 13
Time:
8:00 pm - 10:30 pm
Cost:
MKD1000
Event Category:
Website:
https://online.operabalet.mk/index.php?id=484