Fillimet e baletit maqedonas përputhen me fillimet e veprimtarisë së Operës në Teatrin Popullor Maqedonas, e cila është organizuar më 9 majtë vitit 1947. Për nevojat e këtij ansambli u formua një grup që kishte për detyrë të paraqitet në repertorin e operës, duke i interpretuar pjesët e baletit.

Përgjegjësinë për organizimin ansamblit dhe veprimtarinë pedagogjike, repertorin dhe koreografike e mori Georgi Makedonski. Edukimin e tij në aktivitetin skenik ai e realizoi në Beograd, kurse me vendim të drejtorit të Teatrit Popullor Maqedonas, Kole Çashule, më 1 korrik, 1948, Makedonski do të caktohet të punojë në Operë, për ta formuar ansamblin e baletit.

 

Ansambli i ri, i përbëra nga edukatorët e Shtëpisë së pionierëve “Karposh”, në skenën e TPM, për herë të parë paraqitet më 27 janar, 1949, në fragmentin e baletit ”Nata e Valpurgirit” nga opera Fausti i Sh.Guno. Nevoja për kuadër të edukuar dhe për të qenë të gatshëm në realizimin e shfaqjeve të para të baletit, imponuan nevojën për zyrtarizmin e institucionit të specializuar edukativ. Me dekret të Këshillit për arsim të Republikës Popullore të Maqedonisë, në vitin shkollor 1948/49, studioja e baletit shndërrohet në shkollë të ultë të baletit, ne të cilën mësimin do ta zhvillojnë Georgi Makedonski, Analize Asman dhe Rela Vizner. Njëkohësisht, me aftësimin e gjeneratës së parë të artistëve të baletit zhvillohet edhe aktiviteti skenik, që rezultoi me përgatitjet të shfaqjes së parë të baletit, e cila premierën e përjetoi në 30 dhjetor të vitit 1949. Bëhet fjalë për baletin në katër akte “Fontana e kopshtit”, sipas muzikës së B.Asafjev, në koreografi të Georgi Makedonski.

Ky fakt, që nga fillesa, paralajmëroi realizimin dhe triumfin të idesë të vendosjes së themeleve të forta, mbi të cilat do të ndërtohet një ansambël i plotë i baletit, i aftë për ta paraqitur tërë repertorin e njohur të kohës. Kjo formë edhe sot e kësaj dite është prezent dhe vepron si Balet kombëtar pranë Institucionit kombëtar, Opera dhe Baleti Kombëtar.