
SHEHEREZADA – Nikollai Rimsky-Korsakov (balet)
19.9.2026, ora 20:00
Dirigjente: Bisera Çadllovska
Koreograf: Mihaill Krapivin (Rusia) – me vendosjen fillestare të Mihaill Fokinit
Skenografe: Marija Veteroska – sipas skenografisë së L. Bakstit
Kostumografe: Maja Bursaç (Serbia) – sipas kostumografisë së L. Bakstit
Mjeshtër i koncertit: Verica Llambevska
Repetitorë: Marija Josifovska Ristovska, Dafina Danilloska-Koçevska, Biljana Basmaxhieva Koçevski, Vollodimir Borisov (Ukrainë)
Inspicientë: Tijana Tarçugovska Georgieva, Dubravka Shopova
Korepetitorë: Marjan Vasilevski, Stefan Pehçevski
Në rolet kryesore:
Zabeida: Natasha Trendafillova Gicev
Robi i Artë: Ballazh Loçei
SINOPSIS SHEHERZADA:
Mbreti Shahrijar pushon në odën e tij. Vallaun e tij, shahun Zeman, me këngë e valle, e argëtojnë vashat e haremit. Shahrijari është i interesuar vetëm për të dashurën e tij, Zabeiden, por Zemani dyshon në besnikërinë e saj. Shahrijar bie nën ndikimin e Zemanit dhe paralajmëron se do të shkojë për gjueti, kurse vashat e haremit e cytin Zabeiden t’i afrohet Shahrijarit dhe t’i dëshirojë gjueti të suksesshëm, me qëllim që të shmanget çdo dyshim. Kur burrat do të marrin rrugën, vashat do ta bindin eunukun kryesor që ta hapë derën kryesore të haremit. Zezakët robër do të futen në harem dhe fillojnë orgjitë me gratë e Shahrijarit. Dyshimet e Zemanit vërtetohen. Dhe shpejtë do të arrijë dënimi me vdekje për robërit dhe eunukut. Zabeida e lut mbretin për mëshirë dhe e bind për besnikërinë e saj ndaj tij. Edhe pse në një moment hamendet, Shahrijari, me qëllim që ta shpëtojë nderin e tij, e flijon të dashurën. Zabaida e cila nuk gjen zgjidhje bën vetëvrasje në krahët e mbretit Shahrijar.