Loading Events

« All Events

  • This event has passed.
„Skënderbeu“ – Fatos Lumani – PREMIERË (23.12.2019) December 23, 2019 @ 8:00 pm - 10:00 pm


OPERA DHE BALETI NACIONAL
“SKENDERBEU”
FATOS LUMANI
PREMIERA
23.12.2019 / 20.00 h

Dirigjent: Olsi Qinami
Regjisor: Qëndrim Rijani
Asistent Regjisor: Petrit Neziri
Libretist: Arian Krasniqi
Koreograf: Artan Ibërshimi
Kostumet: Marija Pupuçevska
Mjeshtër koncerti: Verica Llambevska
Mjeshtër i korit: Jasmina Gjorgjeska
Ndriçues: Millço Aleksandrov
Asistent koreograf: Sasha Evtimova
Korepetitor: Shkëlzen Baftiari, Andeja Naunov, Janinka Nevçeva
Notograf: Adis Ismaili

Inrepretojnë:
Skenderbeu: Armaldo Klogjeri
Fatima: Zana Abazi Ramadani
Hasan Aga: Armando Likaj
Sulltan Murati: Vasko Zdravkov
Mamica: Nina Muho
Hamza: Nikolla Stojceski
Lek Dukagjini: Liridon Sadriu
Jerina: Marija Naumovska
Këngëtari i oborrit të Hasan Agës: Mustafa Imeri
Këngëtarja: Besarta Murtezani
Ushtari i Hasan Agës: Ismet Veseli
Violiniste skenë: Sihana Badivuku
Nëna e Skenderbeut: Drita Kaba Karaga

Trupa e baletit: Agim Baftii, Eva Dzhingova, Martina Dimovska, Matea Ilievska, Stefanija Kuzmanovska, Arta Qaili, Antonija Dimitrievska, Tijana Avramovikij, Bojan Dimovski, Veselin Trajkovski.

Liberti operistik “Skanderbeg”, është bazuar mbi veprat dramaturgjike, të autorëvë të huaj dhe atyre shqiptarë që për personazh kanë figurën e Skënderbeut. Heroi Kombëtar shqipar, Gjergj Kastrioti, i njohur me titull Skënderbe, në këtë operë portretohet shumanshëm si luftëtar i zoti, atdhedashës por edhe si njeri i rrëmbyer e kapluar nga ndjenjat njerëzore të dashurisë. Ngjarja ndodh në vjeshtën e vitit 1443, në Edrene, në Fushëbetejën afër Nishit dhe në Krujë kryeqytet i Arbënisë së kohës, (Shqipërisë së sotme). Në shenjë merite për shkathtësitë e tij luftarake, Sulltan Murati II, i premton Skënderbeut fronin sundimtar në Edrene, si dhe vajzën e tij Fatima për grua, Ndërsa, djalit Mehmet, sundimin mbi Arbëri. Kjo gjë e shqetëson Skënderbeun deri sa në kujtimet vegulluese të së kaluarës i shfaqet Nëna Vojsavë dhe vëllezërit e tij fëmijë, në kohën kur janë marrë peng nga Sulltani. Skënderbeu i gjendur në dilemën të zgjedh ndërmjet dashurisë së Fatimës dhe thirrjes së Atdheut për liri, zgjedh këtë të dytën. I ndihmuar nga bashkëluftëtarët e tij, veçmas nga Lekë Dukagjini, por edhe nipi i tij, Hamzai, Skënderbeu braktis fushëbetejën e Nishit dhe merr rrugën e kthimit për në atdhe. Duke e bindur Hasan Agën se është emëruar për sundimtar të Krujës, Skënderbeu hyn në Krujë, merr Kështjellën e Krujës, atij i bashkohet edhe motra e tij, Mamica dhe arrin qëllimin jetësor për liri kombëtare. Historia e Kryezotit tonë në këtë vepër fillon në kulmin e karrierës së tij ushtarake në Perandorinë Osmane dhe përfundon në Kështjellën e Krujës, në tokën e të parëvë të tij. Në këtë mënyrë, në këtë vepër Skënderbeu i Edrenëse i takon së shkuarës, sepse në fund ai kthehet si Gjergji i Krujës dhe gjithë Arbënisë.

Details

Date:
December 23, 2019
Time:
8:00 pm - 10:00 pm
Event Category: