- This event has passed.
“Ana Karenina” – Petar Iliç Çajkovski (26.06.2023)
Koreografi: Leo Mujiq (Kroaci)
Kostumografi:Aleksandar Noshpall
Përcolli skenografinë: Mihajllo Stojanovski, Sasho Stojanovski
Mjeshtër ndriçues: Millço Aleksandrov
Fotograf: Zoran Kostovski
Dizajn: Emil Petrov
Inspicientë: Dubravka Shopova, Tijana Tarçugovska Georgieva
Korepetitorë: Marjan Vasilevski, Stefan Pehçevski
Repetitorë: Goran Bozhinov, Vasil Çiçiashvili, Lora Tarçugovska, Dafina Danilloska Koçevska
Ass.kostumograf: Emanuella Trajçevska
Marrin pjesë:
Ana Karenina: Marija Kiçevska Shokarovska
Vronski: Boban Kovaçevski (Ballazh Loçei)
Karenin: Giljerme Alvez (Portugali)
Kiti: Hristina Naqevska
Lidija Ivanovna: Angella Velevska
Doli: Natasha Trendafilova Giçev
Betsi: Ilijana Danilov
Sorokina: Biljana Basmacieva Kovaçevski
Stiva: Mirosllav Mitrashinoviq
Levin: Igor Vellanoski
Kontesha Vronska: Angela Bogatinova
Sepuhovski: Endru Kuk (Angli)
Marin pjesë solistë dhe ansambli i baletit i OBN-së
Kohëzgjatja e shfaqes së baletit: 1 orë e 30 minuta.
Balet me 2 akte
Sinopsi sipas romanit me të njëjtin emër të L.N.Tolstoit
Është sfidë e madhe të krijohet vepër artistike, e cila si model dramatik ka dy Kolosë të artit dhe kulturës ruse dhe asaj botërore, Leon Nikollaeviç Tolstoi dhe Petar Iliç Çajkovski.
Njëra nga veprat më të njohura të letërsisë botërore “Ana Karenina” e fundshekullit të 19-të dhe tërë shekulli i 20-të, paraqiste inspirim për shumë krijime teatrore dhe filmike. Ja ku e kemi para nesh, si inspirim i koreografit Leo Mujiqit dhe ansamblit të baletit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë. Çajkovski tek opusi i tij i mrekullueshëm shpeshherë u inspirua nga veprat klasike ruse dhe botërore, por asnjëherë nuk përdori vepër të Tolstoit. Gjithsesi, për ngjarjen romantike siç është “Ana Karenina”, si më e përshtatshme u shfaq pikërisht muzika e tij.( Në pikëpamjen tonë koreografike, u shfrytëzuan pjesë nga: Koncerti në D-dur për violinë dhe orkestër, Simfonia b-moll).
TRADHTI – XHELOZI – HAKMARRJE = TRAGJEDI!
Ose, siç thotë Tolstoi: Aty ku mbaron dashuria, fillon urrejtja!
Nëse përpiqemi me një fjali ta tregojmë thelbin e historisë, ajo do të ishte fjalia e shkruar më sipër, e cila është edhe “klishe” në shumë vepra të tjera. Por, vepra madhështore e Tolstoit, e shkruar në disa qindra faqe, nuk do mund ta reduktonim vetëm në një klishe.
Ana Karenina për shkak të dashurisë së saj ndaj të riut Vronski, i hedh tutje pasurinë dhe familjen, do t’i injorojë edhe paragjykimet e normave shoqërore të Rusisë perandorake. Për Vronskin, nga ana tjetër ajo paraqet vetëm aventurë. Në fund, e flakur përfundimisht nga shoqëria, madje edhe pa mundur ta shohë djalin e vet, vendosë të vetëvritet.
Drama e brendshme e thellë psikologjike e Kareninës, e shpërndarë ndërmjet dashurisë dhe pasionit nga njëra anë, normat e ngurtësuara shoqërore, familja, bashkëshorti, djali, tentativa e pasuksesshme për divorc, nga ana tjetër, e çojnë në humnerën e ekzistencës vetjake, që do ta çojë deri në tragjedi.
Të jesh kufomë e gjallë apo mëkatar i vdekur! Këtë çështje e parashtron edhe vetë Tolstoi, a ajo është edhe dilema e cila e shpërndanë heroinën tonë kryesore. Çfarë është jeta pa dashuri?
Në artin e kërcimit nuk ka mundësi të ritregohet e tërë ngjarja, për atë arsye Ana Karenina jonë, do të vendosim theks te personazhet, karakteret e tyre, përjetimet e brendshme psikologjike, emocionet dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre. Dëshira jonë është të krijojmë vepër që përmes kërcimit, plastikja do të na prekë të gjithë ne, jo vetëm si ndjekës statik të shfaqjes, por si qenie të gjalla në aktualitetin tonë.
Përmes kërcimit dhe lëvizjeve, duam t’Ju përcjellim ndjenja, gjendjet e shpirtrave dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre të heronjve tanë. Duke e përbashkuar baletin akademik me shprehjen e kërcimit bashkëkohorë, gjeste dhe mimika, me përshkrimin tonë koreografik, do të mundohemi t’Ju “prekim” gjithëve. Tek e fundit ky është thelbi i dramës, të shprehë, jo të tregojë!
Mr. Kërsto Skubev-kulturolog