- This event has passed.
“ZONJA ME KAMELIE” – Xhusepe Verdi
2.11.2024 /ora – 20:00
Dirigjent: Eduard Ambarcumjan (Armeni)
Koreograf: Vasilij Medvedev (Rusi)
Libreto: Jana Temiz
Skenograf, kostumograf dhe dizajn ndriçimi: Pavoll Jurash (Sllovaki)
Asistent koreograf: Stanisllav Feço (Çeki)
Mjeshtër koncerti: Verica lambevska
Repetitorë: Goran Bozhinov, Aleksandra Mijallkova, Kire Pavllov, Vollodomir Borisov (Ukrainë), Sasha Evtimova dhe Dafina Danilloska Koçevska
Në rolet kryesore:
Margarita: Natasha Trendafillova Gicev
Armandi: Valeri Ljubenko (Ukraninë)
Marrin pjesë: solistë, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe e Baletit Nacional
Kohëzgjatja: 1 orë e 20 minuta (pa pushim)
Përmbledhja
“Zonja me kamelie” është prodhim baleti që morën pjesë një numër i madh nga publiku dhe mori vlerësime pozitive në premierën e tij më 31 tetor 2014. Muzika është e të famshmit Xhusepe Verdi dhe sfondi dramaturgjik është marrë nga “Traviata” e tij e njohur. Koreografia është e mysafirit nga Rusia, Vasilij Medvedev, kostumet e bukura dhe skenografia e bukur janë vepër e Pavoll Jurashit, mysafirit nga Sllovakia.
AKTI I, Skena e 1-rë e baletit. Zonja dhe zotërinj, mes të cilave përfshirë zonjat e animuara me klientët e tyre, luajnë, bisedojnë. Çiftet largohen dhe kthehen. Armando është një i ri naiv. Margarita e tërheq vëmendjen e tij dhe menjëherë, në shikim të parë, ai bie në dashuri me të. Margarita e pranon lajkatimin e tij. Armando është i emocionuar. Zbulon se Margarita është e sëmurë. E ndihmon atë. E pranon me vete se e do atë. Largohen nga balloja së bashku. Skena e 2-të. Armando dhe Margarita janë në Paris. Rruga është e mbushur me kalimtarë. Shitëset e luleve, i afrohen çiftit të dashuruar. Një nga një u ofrojnë lule të ndryshme: trëndafila, zambakë, jargovanë. Armando blen kamelie. Margarita është e gëzuar pa masë. Ajo mban buqetën me kamelie duke e ditur që Armando e do. Ia kthen me emocionet e saj. Vendos lule kamelie në flokë, në fustan, në jakën e xhaketës së Armandos. Janë të lumtur… Kamelitë bëhen simbol i dashurisë së tyre. Skena e 3-të, Dhoma e Margaritës. Margarita e përcjell Armandon, pasi kaluan natën së bashku. Ajo është e vetme dhe e lumtur, duke ëndërruar për dashurinë e saj. Shërbëtorja lajmëron një vizitor. Një nga ish-klientët e saj, mbrojtësi i saj, vjen për ta vizituar. I ofron para për dashuri. Margarita e refuzon atë. Ajo nuk dëshiron më ta shesë dashurinë e saj. Papritur Armando rikthehet! Ndjek kundërshtarin. Margarita pranon se e do vetëm atë. Armando i lutet dhe i kërkon të heqë dorë nga jeta e mëparshme dhe të largohen së bashku nga Parisi. Në fshat, në natyrë, ajo do të shërohet dhe do të jetë e lumtur. Të rinj dhe të dashuruar, plot shpresë, duke dëshiruar pa kufi të fillojnë një jetë të re.
AKTI II Skena e 4-t. Armando dhe Margarita janë në fshat. Shërbëtorja u lajmëron atyre njerëz që kanë ardhur për borxhin e tyre. Armando del shpejt për t’i takuar. Skena e 5-të, Shfaqet babai i Armandos. Përpiqet ta bindë Margaritën të largohet nga Armando. Ai i ofron asaj byzylyk diamanti. E tërbuar, Margarita e refuzon dhe e hedh byzylykun në dysheme. Përkeqësohet. Babai e kupton situatën – ajo me të vërtetë e do djalin e tij dhe është shumë e sëmurë. E zhgënjyer, Margarita i premton babait të Armandos se do të largohet nga i dashuri i saj. I shkruan letër lamtumire, vendos lule kamelie në letër dhe pavarësisht sëmundjes kthehet në Paris dhe në jetën e saj të mëparshme. Duke pranuar letrën e Margaritës, Armando është i shqetësuar. Skena e 6-të, Në Paris, gjithçka është e zakonshme. Sërish ballo..Margarita është e rrethuar nga fansat dhe klientët e saj. Dashuria ka lënë gjurmë të thellë te ajo – ajo është ndryshe, e trishtuar dhe nuk i intereson asgjë. Vjen Armando. Ai dëshiron t’a harrojë Margaritën dhe nuk pret t’a takojë. Duke e vënë re, se ai i afrohet dhe e akuzon se ajo ishte me të për para. Për ta poshtëruar, ai i jep para. Margarita e lë ballon e poshtëruar dhe e dëshpëruar. Skena e 6-të, Dhoma e Margaritës. Ajo është kthyer nga ballo e thyer nga dhimbja dhe e poshtëruar. Është e sëmurë rëndë. Vajton në vetmi, duke pritur vdekjen e saj. Shërbëtorja përgatit shtratin e saj. Margarita është keq e më keq. Në agoninë e vdekjes, ajo sheh Armandon – se si kthehet në ditët e lumtura të dashurisë së tyre. Për fat të keq, shfaqja zhduket. Margarita është e rraskapitur, e pakënaqur dhe e vetme. Ajo përqafon buqetën me kamelie që sjellin kujtime. Forca e lë atë dhe ajo vdes.