- This event has passed.

LAKURIQI I NATËS – JOHAN SHTRAUS II
JOHAN SHTRAUS – Më i riu
“LAKURIQI I NATËS”
25.10.2025, ora 20
Dirigjent: Bisera Çadllovska
Regjisor: Ljupka Jakimovska
Skenograf: Marija Veteroska
Kostumograf: Marija Pupuçevska
Asistent Dirigjent: Katerina Stojkovska
Mjeshtër kori: Jasmina Gjorgjeska
Asistent Regjisor: Trajko Jordanovski
Mjeshtër koncerti:
Korepetitorë: Elena Siljanoska, Janinka Nevçeva, Andrej Naunov
Inspicientë: Dragan Kostadinoviq, Marko Pavlevski, Katerina Boshkovska
Sufler: Nevena Georgieva
SOLISTËT:
AJZENSHTAJN – Vasko Zdravkov
ALFRED – Jane Dunimaglovski, Dejan Stoev
ROZALINDA – Zlata Toshevska Dimovska
ADELE – Ana Rojdeva
PRINCI ORLLOVSKI – Nikolina Janevska/Sonja Madevska
FALKE – Dragan Ampov
FRANK – Kristijan Antovski
BLIND – Marjan Nikolovski
IDA – Javorka Vitanova
FROSH – Tihomir Jakimovski
Kori, orkestra dhe ansambli i baletit të Operës dhe Baletit Nacional
AKTI I PARË
Vjena, në vitet ’90 të shekullit XIX. Përmes dritareve të shtëpisë së Ajzenstajnit dëgjohet serenata e Alfredit, tenor, tek i cili ende digjet flaka e dashurisë për Rozalindën, dikur e dashura e tij, e tani bashkëshortja e Gabriel fon Ajzenstajnit. Adela, shërbyesja, shëtit nëpër dhomë dhe lexon një ftesë për maskenball. Rozalinda, e çoroditur nga dhimbja e kokës dhe e bindur se dëgjoi zërin e Alfredit, hyn në dhomë, por aty gjen vetëm Adelën. Shërbyesja e lut të jetë e lirë atë mbrëmje që të mund ta vizitojë “tezën e sëmurë”, dhe zonja ia aprovon kërkesën. Në dhomë hyn Alfredi dhe nis t’i bëjë lajka Rozalindës. Rozalinda qëndron e ftohtë ndaj fjalëve të tij të ëmbla, por zbutet nga dhembshuria teksa dëgjon tingullin e lartë të “A”-së së tij. Adhuruesi largohet nga dhoma kur aty hyjnë Ajzenstajni dhe avokati i tij, Blind. Të dy sapo janë kthyer nga gjykata, ku Ajzenstajni është dënuar të kalojë një natë në burg për shkak të një shkeljeje. Ajzenstajni çlirohet nga avokati i paaftë, e në të njëjtin çast në dhomë mbërrin miku i tij, Falke, i cili i sjell ftesë për maskenball. Falke i propozon Ajzenstajnit që të marrë me vete në maskenball orën e tij të famshme të xhepit, e cila i tërheq shumë zonjat. Në këtë mënyrë, në maskenball do të krijojë kujtime të shumta e të këndshme, që do t’ia mbajnë shpirtin gjallë gjatë qëndrimit në burg. Rozalinda dhe Adela, me “gëzim të hidhur”, e përcjellin Ajzenstajnin për në burg, por për habinë e tyre të madhe, ai është i veshur nga koka deri te këmbët me kostum për dalje mbrëmjeje. Rozalinda e dërgon Adelën te “tezja e sëmurë” dhe në dhomë pret Alfredin, të cilit i zien gjaku. Takimin e tyre intim e ndërpret roja Frank, i cili gabimisht mendon se Alfredi është burri që duhet ta arrestojë. Rozalinda e bind Alfredin të paraqitet si bashkëshorti i saj, që kështu nderi i saj të mbetet i paprekur. Frank e çon Alfredin në burg.
AKTI I DYTË
Paradhoma në pallatin e princit Orlovski. Mysafirët e fisnikut, mes tyre edhe Adela dhe kushërira e saj Ida, po presin ardhjen e mikpritësit të tyre. Hyn Orlovski — edhe pse premtimet e Falkes për një komedi me zëvendësime — ai është i mbushur me mërzi. Princi u shpall mysafirëve të tij se në ballo mund të bëjnë gjithçka që duan. Adela është veshur me njërin nga fustanet më të bukur të Rozalindës dhe qesh me pohimet e Ajzenstajnit se “ajo i ngjan shumë shërbyeses së gruas së tij”. Hyn Franku dhe më pas mbërrin edhe Rozalinda, të cilën gjithashtu e ka ftuar Falke, e maskuar si një konteshë hungareze temperamentale. Kontesha shpejt bëhet objekt i lajkave të bashkëshortit të saj. Ajo i vjedh orën e xhepit, të cilën dëshiron ta përdorë si dëshmi për tradhtinë e burrit. Rozalinda pranon të këndojë një çardash plot gjallëri, këngë për “atdheun e saj”, pas së cilës mysafirët kalojnë në dhomën e ngrënies për t’iu dorëzuar kënaqësive të verës, miqësisë së mirë dhe dashurisë. Shampanja rrjedh me përrenj dhe mysafirët kërcejnë të shfrenuar deri në agim. Ora shënon gjashtë të mëngjesit dhe Ajzenstajni, duke u lëkundur, niset drejt takimit të tij të caktuar me burgun.
AKTI I TRETË
Më vonë, në burg. Froshi, roja i dehur i burgut, përpiqet të mbajë rregull mes të burgosurve që nuk munden të flenë nga këndimi i Alfredit. Vjen Franku, ende i gëzuar nga shampanja e pirë, dhe pas tij hyjnë Ida dhe Adela. Adela mendon se ai është një impresario teatror dhe se mund ta ndihmojë të realizojë ëndrrat e saj për skenën. Franku dëgjon një trokitje në derë dhe i fsheh vajzat në një qeli. Ai e hap derën kryesore, ku shfaqet Ajzenstajni, i cili ka ardhur të vuajë dënimin e tij. I riu i burgosur habitet kur mëson se qelia ku duhet të mbyllet tashmë është e zënë: aty ndodhet një person që pretendon se është Ajzenstajn dhe që, në çastin kur erdhën ta çonin në burg, po darkonte me Rozalindën. Ajzenstajni dëshiron të marrë shpjegim nga i padëshiruari, ndaj maskohet me mantelin dhe paruken e avokatit të tij të habitur. Menjëherë pas maskimit, në burg hyn Rozalinda me qëllim të sigurojë lirimin e Alfredit, por edhe të paraqesë kërkesë për divorc kundër bashkëshortit të saj fajtor. Ajo dhe “Romeo” i saj i rrëfehen “avokatit”. Ajzenstajni, i tërbuar, e zbulon maskën dhe e akuzon të shoqen për tradhti, por Rozalinda nxjerr nga xhepi orën që ia kishte marrë atij në ballo. Arrijnë Orlovski dhe mysafirët e tij dhe këndojnë dollinë finale për të festuar pajtimin e Ajzenstajnit dhe Rozalindës, ndërsa Ajzenstajnin e nxjerrin jashtë.