Petar Iliç Çajkovski
ARRËTHYESJA
28.1.2025, në orën 19:00
Koreograf: Vasilij Ivanoviç Vainonen (Rusi)
Përshtatja koreografike: Mihaill Krapivin (Rusi)
Skenograf: Anatolij Nezhnji (Rusi)
Kostumografe: Ljupka Ristovska
Repetitorë: Vollodimir Borisov (Ukrainë), Aleksandra Mijallkova, Goran Bozhinov, Dafina Danilloska-Koçevska, Sasha Evtimova, Maria Josifovska Ristovska, Maja Mitrovska-Bogojevska
Në rolet kryesore:
Klara: Marija Kicevska Shokarovska
Princi: Francisko Himenez Ruiz (Spanjë)
Performojnë fillestarët, solistët, ansambli i baletit në Operën dhe Baletin Nacional dhe nxënësit e QShShMB-së “Ilia Nikollovski Luj“
SINOPSIS
AKTI I
Ngjarja zhvillohet në një qytezë të vjetër gjermane, në fillim të shekullit të kaluar. Në prag të Krishtlindjeve. Rruga është e gjallëruar. Midis të ftuarve rreth bredhit, është edhe mjeshtri i vjetër i lodrave, miku i fëmijëve, Drosmaeri. Dhoma e mysafirëve e familjes Shtalbaum është e zbukuruar. Mblidhen mysafirët. Vjen edhe Drosermaeri, i cili sjell dhurata. Gjithçka është gati për festën. Vijnë edhe fëmijët. Fillon loja symbyllur. U bashkohet edhe Drosermaeri. Ia mbulojnë sytë dhe të parën e kap Klarën, bijën e Shtalbaumit. Pas lojës fillon vallëzimi. Paraqitet Drosermaeri me kostum magjistari. I tregon magjitë e tij dhe jep shfaqje me kukulla. Mbreti i minjve dëshiron ta rrëmbejë princeshën, por Arrëthyesi i guximshëm e vret mbretin e minjve. Drsomaeri paraqet lojëra tjera. Ai ua tregon fëmijëve kukullën Mavar, e cila kurdiset. Klarës më së shumti i pëlqen Arrëthyeses. Franci e merr Arrëthyesen për Klarën, por në duart e tij mbetet vetëm koka e kukullës. Drosmaeri në shpejtësi e rregullon kukullën. Klara e miklon kukullën e shqetësuar. Balloja përfundon me vallëzim. Është vonë, mysafirët shkojnë. Klara përshëndetet me Arrëthyesen, ndalen dritat. Dadoja e çon Klarën në gjumë. Ajo sheh në ëndërr se si minjtë, bashkë me mbretin e tyre, e pushtojnë dhomën e mysafirëve. Arrëthyesja është në krye të ushtarëve prej plumbi dhe sulmojnë. Klara shkon pas tij, e tejkalon frikën, me vendosmëri e gjuan këpucën në drejtim të mbretit të minjve dhe kështu e shpëton Arrëthyesen. Mbreti i minjve është mundur dhe ai bashkë me ushtarët e tij zhduket. Drosmajeri e shndërron Klarën në një vajzë të bukur, kurse Arrëthyesja në një djalë shumë të mirë. Fillon udhëtimi në tokën e përrallave. Bie borë…
AKTI II
Klara dhe Arrëthyesja janë në ujdhesën magjike. Fillon festa. Klara dhe Arrëthyesja janë të lumtur. Vallëzojnë me të gjithë. Afrohet mëngjesi. Ëndrra magjike përfundon, Klara zgjohet…