Loading Events

« All Events

  • This event has passed.
“Berberi i Seviljes” – Xhoakino Rosini (3.4.2026) April 3 @ 8:00 pm - 10:30 pm

Xhoakino Rosini
“BERBERI I SEVILJES”
3.4.2026, ora 20:00

Dirigjent: Bisera Çadllovska
Regjisor: Ursula Horner (Austri)
Asistent dirigjent: Katerina Stojkovska
Asistent regjisorë: Ljupka Jakimovska, Trajko Jordanovski
Skenograf: Maria Veteroska
Kostumograf: Maria Pupuçevska
Mjeshtër Koncerti: Jane Bakevski
Mjeshtër Kori: Gurgica Dashiq

Korepetitorë: Elena Siljanoska, Janinka Nevçeva, Andrej Naunov, Anastasija Grgovska
Inspicientë: Dragan Kostadinoviç, Marko Pavlevski, Katerina Boshkovska
Sufler: Nevena Georgieva

PERFORMOJNË:
Figaro: Marjan Jovanoski
Rozina: Biljana Josifov
Kont Almaviva: Blagoj Nacoski
Don Bazilio: Vlladimir Sazdovski
Don Bartolo: Neven Siljanovski
Berta: Sonja Pendovska Madevska
Fiorello: Dragan Ampov
Oficer: Kristian Antovski
Ambrozio: Nikolla Çedomirovski
Njeriu i gurit: Filip Mirçevski
Çembalo: Elena Siljanoska
Kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional
Veprimi i operës zhvillohet në Sevilje. Rozina është një vajzë e re e dashuruar me Kont Almavivën. I riu dhe i bukur kont çdo ditë këndon nën dritaren e Rozinës me qëllim që t’i afrohet. Por Rozinën e ruan mjeku i moshuar Bartolo, i moshuar, i cili dëshiron të martohet me të dhe nuk e lejon të dalë nga shtëpia. Figaro, berberi personal i Bartolos, i ndihmon Rozinës dhe Almavivës të njihen, duke e paraqitur Almavivën si mësues këngësh. Ndërkohë që Figaro po e rruan Bartolon, Rozina dhe Almaviva bien dakord për të ardhmen e tyre.
Për ta realizuar dashurinë e tyre të përbashkët, Rozinës dhe Almavivës u ndihmon Figaro, duke u sjellë ofiqarin dhe dëshmitarët. Në atë moment zhvillohet martesa, dhe Bartolo i moshuar detyrohet të pranojë fitoren e rinisë dhe të dashurisë. Vjen Bazilio dhe duhet të thërrasë noterit, por konti e korrupton dhe në fund gjithçka përfundon me martesën e kontit dhe Rozinës, të cilët marrin edhe bekimin e Bartolos.

Sinopsis:
Akt I

Rrugë në Sevilje. Konti Almaviva i këndon një serenatë Rozinës, e cila është nën kujdesin e mjekut Bartolos. Vjen berberi Figaro, djalë i gëzuar dhe me vetëbesim. Ai për para dhe fjalë lavdëruese do ta ndihmojë kontin të arrijë tek e dashura e tij. Bartolo me rreptësi dhe xhelozi e ruan Rozinën, sepse edhe ai vetë dëshiron të martohet me të. Ajo nga ana e saj e do Lindoron, i cili në të vërtetë është konti Almaviva. Bartolo dhe Bazilio vendosin ta akuzojnë kontin para Rozinës. Figaro përpiqet ta fitojë Rozinën për kontin Almaviva, por me gëzim vëren se këtu nuk është i nevojshëm asnjë mundim, sepse Rozina, në figurën e Lindoros, edhe pa këtë tashmë e do kontin. Rozina i jep një letër të vogël Figaros për kontin dhe berberi largohet i gëzuar. Papritur në shtëpi futet një ushtar, që duket i dehur. Ky është konti i cili i zbulohet Rozinës. Almaviva, për shkak të zhurmës që u ngrit në shtëpi me ardhjen e tij, duhet të arrestohet, por ai i pëshpërit diçka komandantit dhe për arrestim nuk flitët asnjë fjalë. Bartolo mbetet i habitur.

Akt II
Almaviva, i veshur si mësues muzike i jep Rozinës një mësim këndimi. Figaro rruan Bartolon, ndërsa Almaviva dhe Rozina bien dakord të ikin fshehurazi. Figaro shfaqet dhe është tepër kureshtar që nxit dyshime tek Bartolo. Vjen Bazilio dhe duhet të thërrasë noterit, por konti e korrupton dhe në fund gjithçka përfundon me martesën e kontit dhe Rozinës, të cilët marrin edhe bekimin e Bartolos.
*kohëzgjatja e shfaqjes 150 minuta.

Details

Date:
April 3
Time:
8:00 pm - 10:30 pm
Event Category: