- This event has passed.
Koreograf: Mihail Krapivin
Muzika: Igor Morozov ( Nga tregimi i K.Çukovski)
Skenograf: Zhivojin Trajanoviq
Kostumograf: Marija Pupuçevska
Performojnë solistët dhe trupa e baletit të OBM
Doktor Ofboli sinopsis:
Akti i parë.
***Në breg të detit, e gjitha në gjelbërim, qëndron shtëpia e Ofboli – mjeku që shëron kafshët dhe zogjtë. Me të jeton motra e tij e ligë Barbara, ndërsa fqinjët e tij janë vajza Tanja dhe djaloshi Vanja. Përpara shtëpisë së Ofbolit, gjithmonë ka gjallëri – mblidhen pacientët e tij – kafshët dhe zogjtë. Tanja dhe Vanja u ndihmojnë që të trokasin në derë, mirëpo Barbara e ligë i përzë të gjithë. Kafshët e sëmura gjithsesi arrijnë që të hyjnë në shtëpinë e Ofbolit. Barbara zemërohet shumë dhe sjell të pamëshirshmin Kapitoni, i cili i zë në kurth të gjithë kafshët. Barbara e ndihmon atë, ndërsa Tanja dhe Vanja përpiqen që t’i ndalojnë. Doktor Ofboli i zemëruar nga brutaliteti i Kapitonit, ia rrëmben kamzhikun, liron kafshët, ndërsa atë e përzë nga shtëpia. Arrin postieri, i cili sjell një lajm të keq për doktorin – në pyjet e largëta tropikale, majmunët janë sëmurë. Doktori vendos që të udhëtojë atje, e të merr me vete qenin Ava, majmunin Çiçi, dhelprën, dallëndyshen, maçokun, gjelin dhe arushin, ndërsa kafshët tjera ia lë Barbarës. Tanja dhe Vanja i luten doktorit që t’i marrë me vete, mirëpo ai nuk dëshiron që t’i vene fëmijët në rrezik. Atëherë Vanjës i vjen një ide, që ata qetë të fshehen në kutitë e barnave, të gatshëm për rrugëtimin. Anija ngadalë lundron. E kënaqur nga ikja e Ofbolit, e liga Barbara thërret Kapitonin.
***Në luginën e diellit, përplot me bimë tropikale, gjendet vendbanimi i majmunëve. Majmunët e rritur dhe mjekët vendas – gjirafa dhe krokodili përpiqen që t’u ndihmojnë majmunëve të sëmurë, mirëpo pa sukses. Fluturon dallëndyshja dhe lajmëron arrdhjen e doktor Ofbolit. Mjeku kontrollon të sëmurit dhe u jep barna. Majmunët shërohen shpejtë. Fillon festa për nderë të doktorit. Papritmas vijnë rebelë me gjaketurin Barmalej. Prishin kutitë dhe nga aty dalin Tanja dhe Vanja. Barmalej dhe rebelët i sulmojnë ata. Doktori vrapon drejt atyre. Ai përpiqet që t’i shpëtojë fëmijët, mirëpo edhe atë e kanë robëruar.
Akti i dytë
***Nga pyjet, rebelët mbartin të robëruarit Tanjën, Vanjën dhe doktorin, të përcjellur nga qeni Ava, majmuni Çiçi dhe dhelpra. Dhelpra derdh buqetin me pluhur për të fjetur, të cilës ia kishte dhënë doktori fshehurazi.
***Shpellë e zymtë. Rebelët mbyllin doktorin në burgun e tyre, ndërsa Barmalej urdhëron që nga fëmijët të gatuhet darka. Në ndihmë të shokëve të tyre, në shpellë arrijnë Ava dhe Çiçi. Mirëpo, rebelët i robërojnë edhe ata. Çiçi arrin të shpëtojë, por qenin e lidhin me zinxhir. Rebelët bëhen gati për t’i ngrënë fëmijët…Papritmas shfaqet dhelpra e zbukuruar. Ajo u jep buqetin me pluhur për të fjetur duke i mashtruar me bukurinë e saj. Rebelët të mahnitur nga ajo, marrin erë buqetit dhe nën veprimin e pluhurit bien në gjumë. Vanja hap burgun dhe liron doktor Ofbolin. Të gjithë largohen ngadalë, përveç gjelit, i cili me kukurikun e tij mburravecë i zgjon rebelët.
***Bregdeti i thiktë. Vanja trim ngjitet në palmën e lartë. Palma lakohet dhe bie tek shkëmbi tjetër ku formohet një urë, në të cilën kalojnë të arratisurit. Barmalej dhe rebelët ngadalë u afrohen, mirëpo i pakujdesshmi Barmalej bie nga ura poshtë, ndërsa rebelët nga frika arratisen në pyje. Të gjithë gëzohen për fitoren ndaj së keqes.
***Shtëpia e Ofbolit. Barbara dhe Kapitoni i ligë e kanë shndërruar shtëpinë në një menezheri ku i torturojnë kafshët. Fluturon dallëndyshja me lajmin e gëzuar për kthimin e Ofbolit. Barbara dhe Kapitoni janë të tmerruar. Nga anija dalin Ofboli, Tanja, Vanja dhe shokët e tyre. Doktori kur sheh se sa lotë dhe vuajtje u kanë shkaktuar kafshëve Barbara dhe Kapitoni, i përzë që të dy. Përsëri është bukur dhe të gjithë janë të gëzuar. Kafshët dhe zogjtë festojnë Ofbolin, Tanjën dhe Vanjën. Të gjithë kapen në vallen e shoqërisë dhe miqësisë!