- This event has passed.
DOKTOR UHSAMËDHEMBI (balet për fëmijë në dy akte)
(E SHITUR)
20.11.2024 nga ora 19
Koreograf: Mihail Krapivin (Rusi)
Muzika: Igor Morozov (Sipas tregimit të K. Çuçovskit)
Skenograf: Zhivojin Trajanoviq
Kostumografe: Marija Papuçevska
Performojnë solistët dhe ansambli i OBN-së
Doktori Uhsamëdhemb, sinopsi
Akti i parë
***Në bregun e detit, e rrethuar e tëra me gjelbërim, ndodhet shtëpia e Uhsamëdhembit – mjekut që i shëron kafshët dhe shpezët. Me të jeton motra e tij e keqe Varvara, ndërsa fqinjët e tij janë vajza Tanja dhe djali Vanja. Përpara shtëpisë së Uhsamëdhembit, gjithmonë është hareshëm – mblidhen pacientët e tij – kafshë dhe zogj. Tanja dhe Vanja i ndihmojnë dhe i trokasin në derë, por Varvara e ligë, i përzë të gjithë. Kafshët e sëmura, sidoqoftë, arrijnë të futen në shtëpinë e Uhsamëdhembit. Varvara është shumë e inatosur dhe e sjell trajnerin e pamëshirshëm Kapitonin, i cili i zë kafshët në kurth.
Varvara e ndihmon atë, ndërsa Tanja dhe Vanja përpiqen t’i ndalojnë ato. Doktori Uhsamëdhemb, është i zemëruar për shkak të mizorisë së Kapitonit, ia heq kamxhikun, i liron këlyshët e zënë rob, ndërsa atë e përzë. Arrin postieri që i sollisjell doktorit një lajm të trishtuar – në rajonet e largëta tropikale, janë sëmurë majmunët. Doktori vendos të udhëtojë atje dhe merr me vete qenushen Ava, majmunin Çiçi, dhelprën, dallëndyshen, maçorin, gjelin, arushin, ndërsa kafshët e tjera ia lë Varvarës. Tanja dhe Vanja i luten doktorit t’i marrë me të, por ai nuk dëshiron që t’i lërë në rrezik fëmijët. Atëherë Vanjës i vjen ideja që t’i fusë fshehurazi në kutitë e ilaçeve, gati për udhëtim. Anija lundron dalëngadalë. E kënaqur me largimin e doktorit Uhsamëdhemb, Varvara e djallosur e thërret trajner Kapitonin.
***Në luginën me diell me plot bimë tropikale, është e vendosur vendbanimi i majmunëve. Majmunët e rritur dhe mjekët e shtëpisë – gjirafa dhe krokodili përpiqen pa sukses t’i ndihmojnë majmunët e sëmurë. Fluturon dallëndyshja dhe e lajmëron ardhjen e doktorit Uhsamëdhemb. Doktori i kontrollon të sëmurët dhe iu jep ilaçe. Majmunët shërohen shpejt. Fillon festë për nder të mjekut. Papritur arrijnë grabitësit me Barmelejin gjakatar. I thyejnë kutitë, Tanja dhe Vanja largohen prej aty. Barmeleji dhe grabitësit hidhen mbi ta. Doktori vjen me vrap. Ai përpiqet t’i shpëtojë fëmijët, por dhe ai vetë është peng.
Akti i dytë
*** Nëpërmjet pyllit, grabitësit i dërgojnë të kapur Tanjën, Vanjën dhe doktorin. Të ndjekur nga qeni Ava, majmuni Çiçi dhe dhelpra. Dhelpra e spërkat buqetën me pluhur gjumi, të cilin doktori ia hodhi fshehurazi.
***Një shpellë e errët. Grabitësit e mbyllin doktorin në birucë, ndërsa Barmalei urdhëron të gatuhet darka nga fëmijët. Në ndihmë, të miqve të tyre u vijnë në shpellë Ava dhe Çiçi. Por grabitësit i kapin peng edhe ata. Çiçi arrin të shpëtojë, por qenin e lidhin me zinxhir. Grabitësit përgatiten t’i hanë fëmijët… Papritmas shfaqet dhelpra e zbukuruar. Ajo ua jep me flirtim buqetën e spërkatur me pluhur gjumi. Grabitësit i vardisen asaj, e nuhasin buqetën dhe ngadalë bien në gjumë nën efektin e pluhurit. Vanja e hap birucën dhe e liron doktorin Uhsamëdhemb. Të gjithë largohen ngadalë, përveç gjelit, i cili me këndimin e tij mburrës i zgjon grabitësit …
***Breg i pjerrët i detit. I guximshmi Vanja, ngjitet në një palmë të gjatë. Palma anon nga shkëmbi tjetër dhe mbi atë urë ngjiten refugjatët. Barmalei dhe grabitësit i arrijnë ngadalë, por pa kujdes Barmalei bie në humnerë dhe grabitësit nga frika ikin në pyll. Të gjithë gëzohen për fitoren ndaj keqbërësit.
***Shtepia e Uhsamëdhembit. Të ligët Varvara dhe Kapitoni, e shndërruan atë në menaxheri ku torturojnë kafshët e robëruara. Një dallëndyshe fluturon me lajmin e gëzuar të kthimit të Uhsamëdhembit. Varvara dhe Kapitoni janë të tmerruar nga frika. Nga anija dalin Uhsamëdhembi, Tanja, Vanja dhe miqtë e tyre. Doktori, pasi t’a ketë parë parë sa shumë fatkeqësi dhe lot iu kanë shkaktuar kafshëve Varvara dhe Kapitoni, ai i përzë. Përsëri gjithçka është e lumtur dhe e bukur. Kafshët dhe zogjtë e festojnë Uhsamëdhembin, Tanjën dhe Vanjën. Të gjithë i kapen valles së përbashkët së shoqërimit dhe miqësisë!