- This event has passed.
Sergei Prokofiev
“HIRUSHJA”
18.03. 2023, ora 12
(Balet bashkëkohor në 3 pamje)
Një përrallë moderne për të gjitha moshat
Koreograf: Aleksandar Iliç (Serbi)
Kostumografi: Katerina Radosheviç Galiç (Kroaci)
Skenografi: Filip Korunovski
Dizajni i zërit: Georg Draushnik (Kroaci)
Dizajni i dritës: Milço Aleksandrov
Asistent koreograf: Sasha Evtimova dhe Mojca Majcen (Slloveni)
Asistente kostumografe: Angela Bogeska
Repetitorë: Sasha Evtimova, Biljana Pasharikovska, Dafina Daniloska Kocevska
Marrin pjesë
Hirushja: Bibi Basmaxhieva Kovaçevski
Princi: Igor Velanoski
Zana Engjël: Sasha Evtimova
Njerka: Marija Josifovska Ristovska
Motrat: Endru Kuk, Kristian Jangos
Babai: Dragan Koçoski
Hirushja e Vogël: Gala Koçevska
Marrin pjesë solistët dhe ansambli i baletit të Operës dhe Baletit Nacional
Kohëzgjatja: 1 orë
Përmbledhje e shkurtër për “Hirushen”.
…Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë, sepse dashuria është në ajër…por më parë ata duhej të ishin takuar….
Në një qytet të vogël, por të famshëm, në sheshin kryesor, ku ndodhet monumenti “Zana Zemër”, miqtë takohen, djemtë bien në dashuri me vajza, pastruesi i oxhakut bën një pushim në orarin e tij dhe një vajzë me emrin Hirushja në me pëllëmbën subtile bart një valixhe plot ëndrra. Duke pritur të atin, i cili i ka dërguar një letër, ajo pret me padurim takimin dhe të shkojë në shtëpinë e përbashkët të ngrohtë, një shtëpi ku askush nuk e do, por ëndrrat e saj nuk e braktisin kurrë.
Me ndihmën e Zanave të mençur dhe me pak magji, ajo është gati për një vallëzim ku nuk është ftuar. Në ballo është vajza e preferuar dhe më e bukur, me të cilën të gjithë djemtë janë të dashuruar, aty është edhe ai i vërtetë – princi i ëndrrave të saj.
Rregulli është që të gjitha vajzat e mira duhet të jenë në shtëpitë e tyre para mesnatës.
E dehur nga kërcimi, e qeshura, nga princi dhe shoqëria e tij, ajo harron kohën dhe pikërisht në mesnatë fillon ëndrra e keqe.
Në vorbullën e kërcimit, mesnata godet, Hirushja humb princin, mendjen e shëndoshë, por edhe njërën këpucë.
Princi e gjen këpucën rastësisht, por ai nuk e di emrin e vajzës dhe se ku jeton.
Ai shpall kërkimin në qytet për ta gjetur vajzën që i humbi këpucën, me premtimin se nëse e gjen vajzën, do të martohet me të dhe ajo do të bëhet princeshë.
Por, a kishte ky rrëfim një fund të lumtur, këtë nuk e dinte as Zana Zemër, sepse të gjitha vajzat humbën nga një këpucë secila, duke besuar në dëshirat dhe ëndrrat e tyre.
Të gjitha jetuan të lumtur deri në fund të jetës, bile edhe më gjatë, pas kësaj historie.
Shumë, shumë të lumtura, sepse dashuria është në ajër….