Loading Events

« All Events

  • This event has passed.
LUÇIA NGA LAMERMURI – Gaetano Doniceti (11.12.2024) December 11 @ 8:00 pm - 11:00 pm

Gaetano Doniceti
LUÇIA NGA LAMERMURI
11.12.2024  / në orën 20

Dirigjent: Dario Salvi (Skoci / Itali)
Regjisore/Skenografe: Lev Pulieze (Itali)
Kostumografe: Marija Pupuçevska
Dizajni ndriçues: Vasko Lisiçov
Mjeshtër i korit: Gjurgjica Dashiq, Jasmina Gjorgjeska
Asistent kostumografe: Marta Trendafillova
Asistent regjisorë: Trajko Jordanovski, Ljupka Jakimovska
Asistent dirigjente:  / Katerina Stojkovska
Mjshtër i koncertit:
Korepetitorë: Elena Siljanoska, Janinka Nevçeva, Andreja Naunov, Gorjan Stojanovski
Ispicientë: Dragan Kostadinoviq, Marko Pavllevski
Sufler: Nevena Georgieva

Performojnë:
Luçia: Ana Durllovski
Enriko: Marjan Jovanoski
Edgardo: Gjorgji Cuckovski
Arturo: Nikolla Stojçeski
Rajmondo: Aleksandar Stefanoski
Aliza: Marika Popoviq
Normano: Jane Dunimaglloski

Performojnë kori dhe orkestra e Operes dhe e Baletit Nacional

Sinopsi

PJESA E PARË

 Foto 1. / Skena 1. Kopshti i kështjellës që më parë i përkiste familjes Ravensvud, ndërsa tani i përvetësuar nga familja rivale Aston. Normanoja, komandanti i ushtrisë së familjes Aston, dyshon se Luçia, motra e të zotit Enriko Aston, është e dashuruar fshehurazi me të riun Edgardo, pasardhësin e fundit të familjes Ravensvud. Atë dyshim ia beson Enrikos, i cili dëshiron që motra e tij të martohet me zotin Arturo Buklo, për të rivendosur reputacionin e familjes. Rajmondo Bidebenti, shpjegon se Luçia është thellësisht e pikëlluar nga vdekja e fundit e nënës së saj dhe nuk mendon për martesë. Normanoja e mohon duke thënë se Luçia shifet çdo mëngjes një djalë që e shpëtoi nga një sulm demi. Ai djalë mund të jetë Edgardo. Mllefi i Enrikos shtohet pasi një grup ushtarësh i konfirmojnë se e kanë parë Edgardon duke u rrotulluar rreth kopshtit.

Foto 1. / Skena 2. Park, natë me hënë të plotë. Luçia e shoqëruar nga Alisa ka parandjenja të djallëzuara. Alisa i’a konfirmon këtë dhe i lutet që të ndahet me Edgardon, i cili arrin dhe njofton sapo largimin e tij në Francë. Ai i thotë Luçisë se dëshiron të pajtohet me Enrikon, por Luçia i lutet që ta shtyjë për një herë tjetër. Para se të largohet, Edgardo i jep Luçisë unazë në shenjë besnikërie dhe premtim marteseje.

PJESA E DYTË

AKTI I / Foto 1. Dhomat e zotit Enriko. Dasma e Luçisë me Arturon është e planifikuar tashmë, mirëpo Enriko ka frikë se motra e tij mund ta refuzojë. Për ta parandaluar këtë, ai merr të gjitha letrat që Edgardo i dërgonte Luçisë, duke mbajtur në duar një letër të rreme që “dëshmon për tradhtinë e Edgardos”. Afrohet Luçia , e gjitha e zbehtë. Enriko ia jep letrën. Diri dhe Rajmondo, shoku i saj i vetëm, dyshon në Edgardon dhe e këshillon që ta ndihmojë vëllain e saj dhe t’i nënshtrohet fatit. E zhgënjyer dhe zemërthyer nga dhimbja, Luçia i nënshtrohet vullnetit të Enrikos dhe e pranon martesën e saj me Arturon.

 / AKTI / Foto 2. Arturo arrin në sallë i përgatitur për dasmën, pas atij futet Luçia. Kontrata martesore nënshkruhet nga Arturo i pari. Në momentin që Luçia nënshkruan kontratën e dasmës, Edgardo hyn në sallë. Situata është jashtëzakonisht e nxehtë, shpatat janë nxjerrë nga këllëfi, por Rajmondo qetëson pasionet. Edgardo-ja sheh kontratën e dasmës dhe pyet Luçinë nëse është e vërtetë firma e saj. Luçia krejtësisht e hutuar përgjigjet pozitivisht. Edgardo, i mbushur me inat, e urdhëron që ta kthejë unazën, të cilën ajo e hedh në tokë dhe mallkon ditën që u takuan. Luçisë i bie të fikët, ndërsa Edgardo largohet.

AKTI II / Foto1. Korridori i kullës në Vollgerag. Në natën e stuhishme, Edgardo reflekton për fatkeqësinë e tij. Futet Enriko. Në dialog të papajtueshëm, ata vendosin të bëjnë duel në agim, përreth varreve të familjes Ravensvud.

AKTI II / Foto 2. Salla në kështjellën e familjes Astoni. Ende dëgjohen kambanat festive të dasmave, kur Rajmondo hyn me një lajm të tmerrshëm – Luçia goditi me thikë Arturon. Luçia mbërrin me këmishë nate të bardhë të mbuluar me gjak, flokë të shprishura me pamjen e turbullt të një të çmendure. Duke u endur nëpër sallë, ajo e thërret atë.

Details

Date:
December 11
Time:
8:00 pm - 11:00 pm
Event Category: