- This event has passed.
PREMIERË
Adolf Adam
ZHIZEL
30.10.2021
3.11.2021
Me fillim në ora 20.00
Dirigjent: Ivan Eminoviq
Koreografë: Zhan Korali, Zhil Pero, Marius Petipa, Leonid Lavrovski
Adaptimi: Irena Pasariq (Kroaci)
Skenografë: Aleksandar Noshpall dhe Mihajllo Stojanovski
Kostumograf: Aleksandar Noshpall
Asistent kostumograf: Angela Bogeska
Mjeshtër koncerti: Verica Lambevska
Ndriçimi: Millço Aleksandrov
Repetitorë: Goran Bozhinov, Aleksandra Mijallkova, Lora Tarçugovska, Biljana Pasharikovska
Fotograf dhe dizajni: Emil Petrov
Marrin pjesë:
Zhizel: Mimi Pop Aleksova Atanasovska
Alberti: Boban Kovaçevski
Hilarioni: Igor Velanoski
Mirta: Ivana Kocevska
Pa de de: Hristina Naqevska, Endru Kuk (Angli)
Nëna: Marija Josifovska Ristovska
Batolda: Marija Bërdaroska
Konti: Aleksandar Petkovski
Shoqëruesi i Kontit: Dragan Koçoski
Me pjesëmarrje edhe të ansamblit dhe orkestrës së Operës dhe Baletit Kombëtar
ZHIZEL
(Sinopsisi)
Baleti Zhizel është një balat romantik – fantastik në dy akte. Nga paraqitja e parë në Paris, 1841, e deri më sot, ky balet është ndër të vetmet që ka traditë të pandërprerë të shfaqjes.
Akti i parë (real) e tregon takimin e vajzës së fshatit, Zhizel me kontin Albert, i cili kishte dalë për gjueti. Ajo pafundësisht dashurohet në të, por nuk e di se ai është një njeri më i veçantë. Pylltari Hilarion, i cili gjithashtu e dashuron Zhizelin, mëson për ardhjen e kontit dhe kur suita e tij vjen në qytet, midis të cilëve ishte edhe e fejuara e tij, Batilda, ai, para të gjithëve e zbulon Albertin. Zhizeli, duke mos mundur ta pranojë gënjeshtrën për atë dashuri, vdes nga dhimbja e madhe.
Akti i dytë (fantastik) e tregon lojën e zanave, të cilat në fakt janë vajza që kishin vdekur para dasmave të tyre. Ato, gjatë natës dalin nga varret e tyre dhe vallëzojnë. Secili që e sheh lojën e tyre vdes aty për aty. Atë natë në pyll vjen Hilarioni e pastaj edhe Alberti dhe ia tregojnë dashurinë e tyre Zhzelit së vdekur. Hilarioni kapet nga zanat dhe vritet, kurse Albertin e shpëton dashuri e Zhizelit, e cila me të vallëzon deri në orët e hershme të mëngjesit. Kur lind dielli, zanat zhduken.