Loading Events

« All Events

  • This event has passed.
“RAJMONDA” – Aleksandar Gllazunov (1.11.2022) November 1, 2022 @ 8:00 pm - 10:30 pm

Aleksandar Gllazunov
RAJMONDA

 

Dirigjent: Bisera Çadllovska
Koreograf: Viktor Jaremenko (Ukrainë)
Skenograf: Andrej Zllobin (Ukraina)
Kostumograf: Gana Ipatieva (Ukraina)
Repetitorë: Goran Bozhinov, Aleksandra Mijallkova, Biljana Pasharikovska, Natasha Josifovska, Olga Pango dhe Dafina Danilloska – Koçevska

Marrin pjesë:
Rajmonda – Mimi Pop Aleksova Atanasovska
Zhan de Brien: Ballazh Lloçei (Hungari)
Abderrahman: Vasil Çiçijashvili (Gjeorgji)
Zonja e Bardhë: Ilijana Danilov

Dyshe: Hristina Naqevska, Natasha Trendafilova Gicev, Igor Velanoski dhe Andrew Cook (Angli)

“Rajmonda” është balet në dy akte. Premiera botërore e saj është mbajtur në Sankt Peterburg, në janar të vitit 1898. Libretoja e baletit “Rajmonda” bazohet në dramaturgjinë tipike që e karakterizon kohën e Romantizmit. Në dramat (rrëfimet) e kësaj rryme dominojnë tremat për heroizmin, dashurinë, dhuntinë, dinjitetin, nderin etj. Te “Rajmonda” është Zonja e Bardhë me Shallin e saj të Bardhë, e cila është mbrojtëse e fisnikërisë së familjes së konteshës së re, Rajmonda de Doris. Ajo “gjithmonë” është aty për ta mbrojtur nderin e aristokratëve. Dilema e konteshës së re Rajmonda se kë ta zgjedhë për bashkëshort, fisnikun e famshëm Zhan de Brien apo heroin krenar dhe adhuruesin e pushtetit saracen, Abderrahman, Zonja e Bardhe e zgjedh në dobi të de Brien.

HYRJE

Zonja e Bardhë sekrete, mbrojtëse e familjes së njohur të konteshës Rajmonda de Doris, paraqitet mbi kështjellën e vjetër familjare e ndriçuar nga drita e hënës. Ajo e rrëfen një legjendë të mesjetës, në të cilën madhërohen bamirësia, dashuria dhe përkushtimi nda borxhit.

AKTI I

Në kështjellë, miqtë ia urojnë Rajmondës ditëlindjen. Aty është prezent edhe kalorësi me famë, Zhan de Brien, i cili erdhi për ta uruar Rajmondën dhe për t’u përshëndetur para nisjes drejt betejave. Kontesha Sibila ia dhuron mbesës fustanin e nusërisë dhe e çon pranë Zhan de Brienit. Ai ia shpreh dashurinë Rajmondës dhe ia dhuron një shall të bardhë. Paraqitet mbreti hungarez, Andrej I, bashkë me shpurën e tij. Ai i bekon kalorësit, të cilët, të udhëhequr nga Zhan de Brien, nisen drejt betejave që i presin. Në përcjelljen e tyre janë edhe kontesha Sibila dhe Rajmonda, e cila është e mërzitur. Shalli i bardhë e përkujton të dashurën e Zhan de Brien dhe dashurinë e tij. Papritmas, në sall hyn kalorësi saracen, Abderrahman, i cili kishte dëgjuar për bukurinë e Rajmondës. Sapo e vëren, menjëherë dashurohet, kurse këtë ai ia shpreh hapur. Abderahmani ia dhuron një shall të kuq Rajmondës dhe menjëherë zhduket. Ajo e habitur kërkon këshilla nga kontesha Sibila, e cila mundohet që ta qetësojë Rajmondën, zemra e së cilës është e mbushur me shqetësim. Mbi kështjellë e mbuluar me errësirë, paraqitet Zonja e Bardhë. Rajmonda e magjepsur, ia jep të dy shallet Zonjës së Bardhë, duke kërkuar përgjigje se cili nga të dy kalorësit të jetë i përzgjedhuri i saj. “Ai të cilin do ta zgjedhë zemra jote”, tha Zonja e Bardhë, e cila e çon Rajmondën në ëndrrat magjike. Rajmonda e sheh Zhan de Brienin të rrethuar me vasha të reja. Ajo vrapon drejt tij, por ai është i përmbajtur në ndjenjat ndaj saj. Zonja e Bardhë largohet me shallin e kuq. Para Rajmondës paraqitet Abderrahmani. Takimi i tyre është përplot me pasion. Zonja e Bardhë largohet me shallin e bardhë. Vizioni zhduket. Rrezet e para të diellit e zgjojnë Rajmondë. Kontesha Sibila bën përpjekje ta qetësojë mbesën pas atyre ëndrrave.

AKTI II

Salla solemne e kështjellës. Festohet fitorja e Zhan di Brien. Muzika paralajmëron ardhjen e dikujt. Rajmonda vrapon drejt derës hyrëse, por para saj paraqitet një mysafir, të cilin nuk e kishte pritur – Abderrahmani. Kontesha Sibila e fton kalorësin saracen bashkë me shpurën e saj. Duke mos hezituar fare, Abderrahmani Rajmondës ia afron dorën dhe zemrën. Ajo është e habitur. Nga njëra anë – pavendosmëria – nga ana tjetër, këmbëngulësia e saracenit të bukur, i cili premton një jetë të lumtur. Abderrahmani e mbulon me shallin e kuq Rajmondën dhe dëshiron ta marrë me vete. Paraqiten Zhan de Brien dhe mbreti Andrej I me kalorësit, të cilët sapo janë kthyer nga betejat. Midis saracenëve dhe kalorësve plas sherri. Mbreti ndalon përleshjen dhe kërkon që Zhani dhe Abderrahmani ta zgjidhin problemin me dyluftim. Në momentin kur Zhani e humb dyluftimin, paraqitet Zonja e Bardhë, e cila ia kthen fuqinë Zhanit dhe ai i jep goditje vdekjeprurëse kundërshtarit. Rajmonda vrapon drejt Abderrahmanit të shtrirë. Zhani i habitur ia zgjat dorën Rajmondës, por ajo largohet prej tij. Zonja e Bardhë ia mbulon krahët Rajmondës me shall të bardhë dhe ajo në çast e harron Abderrahmanin.  Mbreti i bashkon duart e të dashuruarve. Kontesha Sibila dhe mbreti Andrej I përshëndesin mysafirët në dasmën e Rajmondës dhe Zhan de Broenit, dashuria e të cilëve kaloi përmes shumë sfidave. Mbi kështjellë paraqitet Zonja e Bardhë.

Details

Date:
November 1, 2022
Time:
8:00 pm - 10:30 pm
Event Category: