- This event has passed.
Gaetano Doniceti
„RITA“
01.02.2023, ora 20:00, skena e vogël
Dirigjent: Ivan Eminoviq
Regjisor: Trajko Jordanovski
Asistent regjie: Lupka Jakimovska
Skenograf/kostumogoraf: Marija Veterovska
Koncert mjeshtër: Igor Todorov
Ndriçimi dizajni: Vasko Lisiçov
Korepetitorë: Andreja Naunov, Janinka Nevçeva, Elena Siljanoska, Jordan Petrushevski
Marrin pjesë:
Rita: Ana Rojdeva
Bepe: Jane Dunimagloski
Gasparo: Ernes Ibraimovski
Batolo: Borko Bixhovski
ИInspicientë: Lupço Polizov, Dragan Kostadinoviq, Marko Pavlevski
Sufler: Nevena Georgieva
*Shfaqja zgjat 75 minuta
Sinopsis
Rita
Ngjarja zhvillohet në Bergamo të Italisë. Rita është pronare e një bujtine dhe e veja e Gasparos, një bashkëshort që abuzoi dhe, sipas dijeve të saj, vdiq në një mbytje anijeje.
Ndërkohë, Rita takon Bepen, një burrë që e ka ndihmuar shumë për të shuar zjarrin në shtëpinë e saj dhe martohet me të. Burri i ri është krejtësisht ndryshe nga ish-i, Gasparo. Rita, e inkurajuar nga përvoja e mëparshme, pohon veten në martesën e re dhe madje abuzon me Bepen, në të njëjtën mënyrë që Gasparo abuzoi me të.
Papritur shfaqet Gasparo, i cili e kishte mbijetuar mbytjen e anijes dhe tani jeton në Kanada ku ka fituar një pasuri të madhe. Ai kthehet në Bergamo për të marrë konfirmimin se Rita nuk ishte gjallë, në mënyrë që të mund të martohej me të fejuarën e tij në Kanada. Gasparo shkon në banesën e Ritës dhe gjen Beppe.
Në bisedën e tyre të ndërsjellë, Gasparo i mëson Bepes se si t’i trajtojë gratë, por me të treguar letërnjoftimin e Gasparos, Bepe kupton se ai është burri “i vdekur” i Ritës. Ai i lutet që ta ndihmojë të lirohet nga maltretimi që ia bën Rita. Qëllimi i vetëm i Gasparos është të marrë dokumentin se martesa me Ritën është e pavlefshme dhe përdor një truk për të realizuar idenë e tij. Një duel zhvillohet mes Gasparos dhe Bepes dhe fituesi duhet të jetojë me Ritën. Por Rita dhe Bepe zbulojnë mashtrimin. Gasparo merr dokumentin e kërkuar dhe Rita e Bepe vazhdojnë të jetojnë në një martesë të lumtur, sepse Rita i premton Bepes se nuk do ta ngacmojë më.