- This event has passed.
Dirigjent: Bisera Çadllovska
Regjisor: Trajko Jordanovski
Skenograf/kostumograf: Marija Veterovska
Mjeshtër koncerti: Igor Todorov
Mjeshtër drite: Vasko Lisiçov
Korepetitor: Andrej Naunov
Inspicienti: Lupço Polizov, Dragan Kostadinoviq, Marko Pavlevski
ROLET:
Rita: Ana Rojdeva
Bepe: Jane Dunimagloski
Gasparo: Vasko Zdravkov
Bartolo: Borko Bixhovski
Inspicienti: Lupço Polizov, Dragan Kostadinoviq, Marko Pavlevski
Sinopsis:
Ngjarja zhvillohet në Bergamo të Italisë. Rita është pronare e një hoteli dhe e veja e Gasparos, burri i cili e kishte maltretuar dhe sipas njohurive të saj, e kishte pësuar në një përmbytje të anijes. Në ndërkohë Rita e njofton Bepen, njeriu i cili do t’i ndihmojë shumë në shuarjen e zjarrit në shtëpinë e saj dhe martohet me të. Burri i ri dallon shumë nga ai i mëparshmi, Gasparo. Rita, e ndikuar nga përvoja e mëhershme, imponohet në mënyrë të ashpër, bile duke e maltretuar Bepen, në të njëjtën mënyrë siç e kishte maltretuar atë Gasparo.
Papritmas paraqitet Gasparo, i cili megjithatë i kishte shpëtuar përmbysjes së anijes dhe tani jeton në Kanada, ku kishte bërë pasuri të madhe. Ai kthehet në Bergamo për të marrë vërtetim se Rita nuk është gjallë, me qëllim që të mund të martohet me të fejuar në Kanada. Gasparo shkon në hotelin e Ritës ku e gjen Bepen.
Në bisedën e ndërsjellë, Gasparo e mëson Bepen se si të sillet me gratë dhe gjatë dëshmisë së letërnjoftimit të Gasparos, Bepe kupton se ai është burri “i vdekur” i Ritës. E lut që t’i ndihmojë të çlirohet nga maltretimet e Ritës. Kurse qëllimi kryesor i Gasparos është që të marrë një vërtetim, me të cilin do të dëshmojë se martesa me Ritën ka marrë fund dhe për këtë qëllim përgatit një plan. Ndodh një garë mes Gasparos dhe Bepes, kurse fituese, sipas marrëveshjes, duhet të jetojë me Ritën. Por, Rita dhe Bepe e zbulojnë mashtrimin. Gasparo e merr dokumentin, kurse Rita dhe Bepe vazhdojnë të jetojnë në harmoni. Rita i Premton Bepes se më nuk do ta maltretojë.
(Shfaqja zgjat 75 minuta)