- This event has passed.
Adolf Adam
ZHIZEL
2.3.2023 – ora 20:00
Dirigjent: Ivan Eminoviq
Koreograf: Jean Coralli, Gilles Perrault, Marius Petipa, Leonid Lavrovski
Përshtatja: Irena Pasariq (Kroaci)
Skenografi: Aleksandar Noshpal dhe Mihajlo Stojanovski
Kostumograf: Alexander Noshpal
Asistente kostumografi: Angela Bogeska
Koncert-mjeshtër: Kliment Todoroski
Dizajni i dritës: Milço Aleksandrov
Repetitorë: Goran Bozhinov, Aleksandra Mijalkova, Vasil Çiçiashvili, Biljana Pasharikovska, Dafina Daniloska-Koçevska
Marrin pjesë:
Zhizela: Mimi Pop Aleksova Atanasovska
Albert: Francisko Himenez Ruiz (Spanjë)
Mirta: Ilijana Danillov
Hilarion: Boban Kovaçevski
MARIN PJESË EDHE SOLISTË, ANSAMBLI I BALETIT DHE ORKESTRA E OPERËS DHE BALETIT KOMBËTAR
ZHIZEL
(Sinopsisi)
Baleti Zhizel është një balat romantik – fantastik në dy akte. Nga paraqitja e parë në Paris, 1841, e deri më sot, ky balet është ndër të vetmet që ka traditë të pandërprerë të shfaqjes.
Akti i parë (real) e tregon takimin e vajzës së fshatit, Zhizel me kontin Albert, i cili kishte dalë për gjueti. Ajo pafundësisht dashurohet në të, por nuk e di se ai është një njeri më i veçantë. Pylltari Hilarion, i cili gjithashtu e dashuron Zhizelin, mëson për ardhjen e kontit dhe kur suita e tij vjen në qytet, midis të cilëve ishte edhe e fejuara e tij, Batilda, ai, para të gjithëve e zbulon Albertin. Zhizeli, duke mos mundur ta pranojë gënjeshtrën për atë dashuri, vdes nga dhimbja e madhe.
Akti i dytë (fantastik) e tregon lojën e zanave, të cilat në fakt janë vajza që kishin vdekur para dasmave të tyre. Ato, gjatë natës dalin nga varret e tyre dhe vallëzojnë. Secili që e sheh lojën e tyre vdes aty për aty. Atë natë në pyll vjen Hilarioni e pastaj edhe Alberti dhe ia tregojnë dashurinë e tyre Zhzelit së vdekur. Hilarioni kapet nga zanat dhe vritet, kurse Albertin e shpëton dashuri e Zhizelit, e cila me të vallëzon deri në orët e hershme të mëngjesit. Kur lind dielli, zanat zhduken.