PËRKRAHJA KORPORATAVE: MUNDËSI PËR SPONSORIZIM

Opera dhe Baleti Kombëtare ofron një program të gjerë për sponsorët korporativ, duke përfshirë sponsorizim për tërë sezonin, sponsorizim afatshkurtër për festivale ose produksione individuale. Janë të hapura mundësi të ndryshme përmes niveleve të ndryshme të sponsorizimit. Të punësuarit në këtë institucion me kënaqësia do të punojnë me Ju për ta përshtatur sponsorizimin Tuaj në paketa, natyrisht sipas nevoja specifike tuaja për të qenë sponsor, si sponsor i përgjithshëm apo sponsor ekskluziv.

Sezoni rrjedhës

Sezoni rrjedhës i Operës dhe Baletit Kombëtar është një nga gurët e themelit të programit të ofruar nga kjo shtëpi. Sponsorizimet mundësojnë NDËRLIDHJE me seri impresionuese të hiteve të ndryshme muzikore, të veprave të reja dhe prezantime ndërkombëtare. Programi përbëhet nga vepra të operës dhe baletit, të cilat paraqiten vetëm në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar, e cila mundëson sposorizime të rëndësishme vjetore në pjesë dhe hapësira të dukshme, duke përfshirë edhe tituj të popullarizuar (kjo ofertë rregullohet me marrëveshje plotësuese).

Festival/e

Festivali ndërkombëtar artistik “Mbrëmjet e operës së majit” shfrytëzohet si platformë për prezantimin e të arriturave në këtë skenë-muzikore të ofertës në kuadër të kornizës botërore. Festivali ofron paraqitje intensive të segmenteve të specializuara të tregut nga oferta e sponsorit korporativ dhe përfshirje në hapësirë të madhe të marketingut (kjo ofertë rregullohet me marrëveshje plotësuese).

Ngjarje speciale dhe gala mbrëmje

Gala ngjarjet (koncerte solistike, vokale e instrumentale), interpretime nga përbërja e plotë e orkestrës dhe korit të OBK, por edhe me përbërjeve më të vogla kamertale. Natyrisht, zgjedhja varet edhe nga oferta programore e OBK. “Gala koncerti tradicional me rastin e festës së Shën Vasilit”, e cila për çdo vjet mbahet më 12 janar është një rast i mirë që tërheq mbulim të madh medial dhe interesim të publiku ((kjo ofertë rregullohet me marrëveshje plotësuese).

Përfitimet nga sponsorizimi

Sponsori i OBK të drejtat dhe përfitimet mund t’i ketë sipas shkallës së përkrahjes. Në jemi më shumë se të lumtur të punojmë me çdo sponsor, me qëllim që në mënyrë përkatëse të zhvillohet paketa sponsorizuese me qëllimet e tuaja afariste.

Vizibiliteti

-Kategoria e ekskluzivitetit në rrethimin shoqëror
-Përfshirja në kampanjat mediave dhe reklamuese, me logo
-Shfrytëzimi i logos dhe njohja e tij aty për aty

-Shfrytëzimi i logos me link deri te faqja korporatave e veb faqes të OBK

Mikpritja

-Bileta fals për ngjarje të sponsorizuara
-Ftesë për premiera ekskluzive dhe ngjarje tjera të veçanta, mbrëmje me artistë
-Mundësia të bëhet nikoqir i ngjarjes së tij korporatave, duke e shfrytëzuar hapësirën e OBK

Lehtësime tatimore

Opera dhe Baleti Kombëtar është institucion publik, veprimtaria e të cilit ka karakter publik në lëmin e kulturës. Për çdo përkrahje korporatave, pason lehtësim tatimor për sponsorin, edhe atë në tatimin e fitimit, me ç’rast vlera e sponsorizimit në vitin rrjedhës, sipas dispozitave të Ligjit për sponsorizim dhe donacione, i pranohet si shpenzim në bilancin tatimor në lartë prej 3 për qind nga të ardhurat e përgjithshme.