Loading Events

« All Events

  • This event has passed.
DHOMA E KUQE (Balet modern-Vizitë në Tiranë , Shqipëri) July 2, 2016 @ 8:00 pm - 9:00 pm

Dhoma e kuqe paraqet një “bojë” krejtësisht të ndryshme nga krijimtaria ime, me një energji krejt të re dhe koncept kreativ. Në të e përdori trupin si instrument për shprehjen e shumë gjendjeve të ndryshme emocionale, që janë të përfshira në një tërësi muzikore të luajtura nga vetëm katër instrumente frymore. Muzika e Shubertit e shprehur përmes lëvizjeve të mia përshkruan një pamje të kërkimit të përjetshëm për të vetmen, të paarritshmen, të përsosurën; diçka që gjithmonë e kërkojmë në veten, ndërsa e gjejmë te tjerët. Kjo është historia ime në lidhje me dëshirën për dashuri… frika nga e panjohura.
Igor Kirov – koreograf 

Botët në “Dhoma e kuqe” Sipas libretit të Sasho Dimoski

Libreti i baletit modern “Dhoma e kuqe”, sipas “Kuartetit frymor nr.14 “ të Shubertit, ka një model të vetin të titulluar “Vdekja dhe vajza.” Duke u nisur nga motivi ekzistues, i cili ka shumë organizime skenike dhe ekranizime, fabula e tregimit merr shtrirjen e saj: Vdekja, e cila shkrihet për dashuri dhe unitet vjen në mes të njerëzve dhe bie në dashuri me Profetin, dhe duke e larguar nga lidhjet e veta tokësore, e dërgon në botën e Nëntokës, bota e Dhomës së kuqe. Kjo nismë e Profetit ka një progres të dyfishtë të fabulës: në kërkimin e tij dhe në përpjekje për ta kthyer përsëri në botën tokësore, vajza fillon udhëtimin e saj fillestar.
Në nëntokë, ajo arrin përsëri ta fitojë dashurinë e Profetit dhe së bashku të kthehen në mes të botës së dukshme, ndërsa Vdekja mbetet e vetme në kërkim të unitetit të saj, e rrethuar me vetminë dhe zbrazëtinë e botës së vet. Përveç kësaj treshe, aktorët tjerë në libret janë prezantuar para publikut nëpërmjet gjendjeve dhe ndjenjave, dhe jo përmes personazheve të emëruar, që janë vendosur në mënyrë konstante- ajo tokësore përkundër asaj nëntokësore. Në këtë linjë, “Dhoma e kuqe”, nga njëra anë, bëhet eksperiment skenik për kërkimin e përjetshëm të unitetit, për nevojën e pronësisë dhe dëshirën për dashuri, dhe në anën tjetër – për vetminë si e vetmja formë e përkatësisë absolute dhe e gjithë ajo me anë të gjuhës së trupit që është në krizë.

Muzika: Franc Shubert
Koreograf:Igor Kirov
Asis. Koreografi: Mojca Majcen (Slloveni)
Libret: Sasho Dimoski
Skenograf: Maria Veteroska
Kostumograf: Aleksandar Noshpal
Repetitor: prof. Tanja Vujisiq-Todorovska, Sasha Evtimova, Olga Pango
Dizajni i dritСs: Milcho Aleksandrov

Perormojnë:

Vdekja: Aleksandra Mijalkova
Profeti: Vasil Çiçiashvili
Vajza: Mimi Pop Aleksova-Atanasovska
Suita e vdekjes: Marija Kiçevska-Shokarovska dhe Boban Kovaçevski
Turma: Ivana Kocevska, Sasha Evtimova, Biljana Basmaxhieva, Iliana Danilov, Dojçin Doçev (Bulgari), Igor Velanoski, Agim Baftii

Details

Date:
July 2, 2016
Time:
8:00 pm - 9:00 pm
Event Category: