- This event has passed.
LIQENI I MJELLMËS
P.I. Çajkovski
Dirigjent: Bisera Çadlovska
Koreograf: Vikotr Jaremenko (Ukrainë)
Skenograf: Andrej Zlobin (Ukrainë)
Kostumograf: Gana Ipatieva (Ukrainë)
Repetitorë Goran Bozhinov, Olga Pango, Lora Tarçugovska dhe Biljana Pasharikovska
Mjeshtër koncerti:
MARRIN PJESË:
Odeta, Odilija: Marija Kiçevska Shokarovska
Princ Zigfridi: Vasil Çiçijashvili (Gjeorgji)
Rotbarti: Balazh Llashei (Hungari)
Pa de troa: Sasha Evtimova, Igor Velanoski, Hristina Naqevska
Pjesëmarrës edhe solistë dhe trupa e baletit e OBK
Sinopsis
AKTI I
“Hyrje”
I riu Zigfrid është thelluar në mendime dhe fantazitë e tij për vashën e paramenduar me të bardha. Por, kjo është vetëm iluzion. Me shpresën se do ta takojë dhe do të dashurohet pikërisht në një femër të tillë, atë e zë gjumi. Papritmas paraqitet një njeri i çuditshëm – kurse ai është magjistari I së keqes – Rotbarti. Kupton për dëshirën e të riut dhe vendos të tregojë se dashuria e vërtetë është vetëm trillim i shkrimtarëve, poetëve dhe artistëve. Ai krijon kushte, ku do të ketë gjithçka: respekt, famë dhe pasuri, dashuri, tradhti dhe pendim…
Skena I
“Parku i kështjellës”
Shërbëtorët e mbretërisë vallëzojnë në fushë. E vërejnë princin e ri, i cili është duke fjetur në një shtëpizë: ai është i veshur me rroba të çuditshme. Heroi ynë o ri zgjohet. Ku është ai?! Gjithçka rreth tij është e panjohur dhe e habitshme. Të gjithë i përkulen. Paraqitet edhe Mësuesi, i cili gjithashtu shkon drejt tij, duke e pyetur se çfarë rroba janë ato. Në çdo moment duhet të paraqitet nëna e tij – Mbretëresha e madhe!
Është e qartë! – heroin tonë e kanë ngatërruar me një tjetër – përkatësisht me trashëgimtarin e fronit – Princin Zigfrid! Duket se është ëndërr, një ëndërr e këndshme, e papritur, sepse që të bëhesh për pak kohë princ, është sa tërheqës aq edhe interesante! Heroi ynë i ka ndërruare rrobat. Ai për here të parë e shikon atë grua, e cila e puth ëmbël dhe ia dhuron medaljonin familjar. Vazhdon kremtimi për nder të tij, për nder të Princit Zigfrid. Janë dërguar ftesat në mbretërit e largëta dhe nuset janë rrugës. Nesër duhet të zgjidhet ajo që do t’i pëlqeje princit. Fillon të errësohet. Skkojnë kah liqeni për të gjuajtur.
Skena II
“Liqeni”
Të keqit Rotbar i pëlqen: gjithçka rrjedh sipas asaj që kishte planifikuar. T’i shndërrojë vajzat në mjellma. Midis tyre, e bukura Odeta, të cilës Zigfridi do t’i betohet për dashuri të përjetshme. Bregu i liqenit. Ata takohen. Princi është mahnitur nga bukuria, butësia dhe shpirti I vajzës. Zemra e tij dridhet. Ai është I bindur se e ka gjetur dashurinë e tij.
AKTI II
Skena III
“Oborri”
Në oborr gjithçka është gati për ceremoninë zyrtare. Vijnë mysafirët. Lista e nuseve në konsideratë është përpiluar. Për Princin Zigfrid vallëzojnë nuse magjike nga shtete të ndryshme. Ai nuk mund ta bëjë zgjedhjen – në zemrën e tij ka zënë vend vetëm Odeta dhe dashuria e tij ndaj saj. Papritmas, paralajmërohet arritja e një kandidate të panjohur për nuse. Rotbar për princin ka përgatitur edhe një provim: ai e prezanton mjellmën e zezë – motrën e Odetës – Odelinë. Ajo është aq e bukur se i mahnit të gjithë, përfshi edhe Zigfridin e magjepsur, i cili tani i betohet Odilijes për dashuri të përjetshme. Por, çfarë ndodh me të? Pas kësaj, pas betimit, në çast gjithçka zhduket dhe princi e ndjen vajin e Odetës. Zot. A ka faj ai? A do të mund e dashuria t’ia falë gabimin. Në oborr krijohet një tollovi. Rotbari e di që më e keqja për Zigfridin akoma nuk ka ardhur.
Skena IV
Mbi liqe është lëshuar një frymë, ngritën valët. Odeta nuk gjen vend, zemra e saj qan. Rotbari e kontrollon situatën, ai e pret Zigfridin për provimin e fundit. Ai e ka prishur mallkimin. Ai e ka prishur idealin e vet.
Ai e lut Odetën që ta falë dhe mundohet ta bindi së dikush tjetër i drejton mendimet e tija. Ai nuk mund të veprojë ndryshe dh eta dorëzojë dashurinë e tij! Zigfrid kupton se kush është Rotbari: se mjellmat dhe Odeta i janë nënshtruar magjive të tij, edhe vet Zigfridi nuk është i aftë t’i bëjë ballë asaj fuqie të errët. Vetëm harku mund ta ndalojë këtë demon. Dhe Zigfridi shtinë me hark në drejtim të Rotbarit, por, o Zot, dashuria nuk u dorëzua, e keqja nuk u dënua. E dashura është e vdekur. Zigfridi pa masë është i dëshpëruar. Për të në këtë botë nuk ka vend, por ai ndoshta me Odetën do të jenë së paku në qiell. Ai flijohet për dashurinë dhe zhytet pas saj në pafundësi…
“Epilogu”
Rrezet e para të diellit që ngritën në horizont…Magjistari i keq është i dëshpëruar: prapëseprapë dashuria ekziston, nëse ekziston vetëflijim për atë ndjenjë të shenjtë. Ai e ndalon ëndrrën. I riu zgjohet…A ishte kjo ëndërr që u zhduk pa gjurmë? Jo, dashuria e tij dhe përpjekjet për ideale nuk zhduken. Gjitha ajo që e përjetoi, për fat të mire, mbeti me të. Edhe këtu, si dhuratë, fati i çoi diçka që nuk ka vlerë. Para djalit paraqitet një vashë. Është pikërisht ajo, e vërteta, për të cilën ai kishte ëndërruar tërë jetën, si Odeta të cilën e kishte ëndërruar. Është ajo të cilën ai e donte aq shumë. Vrapojnë kah njëri tjetri, kah fati i tyre. Ata kanë dëshira, kanë dashuri. Ai e ka ate, Ajo atë. “Të bëhet ajo që është e vullnetshme, të vijë mbretëria jote në qiell e në tokë”…
Gjithë këtë e sodit Gjeniu i së Keqes, Rotbari. Ai është i fuqishëm, por nuk ka mundësi ta mundë dashurinë e vërtetë. Të shkatërrohet ai, kjo nuk është e mundur, por është e mundur të arrihet fitorja mbi të. Rotbari largohet.