- This event has passed.
“Aida”
Xhuzepe Verdi
Operë në katër akte
31.05.2023
Dirigjent: Nimrod David Pfeffer
Në skenën e OBN adaptoi dhe përshtati: Dejan Proshev
Koreografi: Luiza Baldineti (Itali)
Asistent koreograf: Sasha Evtimova
Asistent regjisor: Ljupka Jakimovska
Koncert–mjeshtër: Verica Lambevska
Kor–mjeshtër: Gjurgjica Dashiç
Mjeshtri i dritës: Vasil Lisiçov
Korepetitorë: Elena Siljanoska, Janinka Nevçeva,
Andreja Naunov, Jordan Petrushevski
Inspicientë: Ljupço Polizov, Dragan Kostadinoviq, Marko Pavlevski
Sufler: Nevena Georgieva
Rolet:
Aida: Monika Medek (Austria)
Radames: Li Shuang (Kinë)
Amneris: Gergana Rusekova (Bullgari)
Ramfis: Igor Durlovski
Faraoni: Diman Pançev (Bullgari)
Amonasro: Xhuzepe Altomare (Itali)
Kryepriftëresha: Nadezhda Ruben
Lajmëtari: Nikola Stojçevski
Solistët e baletit: Ivana Kocevska
Kori, orkestra dhe ansambli i baletit të burrave të OBN
SINOPSIS
Opera “Aida” u shkrua me porosi të Teatrit në Kajro, me rastin e hapjes së Kanalit të Suezit dhe u bë një nga veprat më të mira të kompozitorit gjenial. Vetëm në këtë libreto “ekzotike” Verdi më në fund gjen temat, ndjenjat dhe pasionet “e tij”: tragjedinë e destinuar, pashpresën e situatave, dashurinë që pushton vdekjen. Pasuria muzikore e “Aidës” arrihet me veprimin e ndërsjellë të disa planeve muzikore dhe raportin e tyre perfekt: linja shprehëse-psikologjike e heronjve kryesorë, bota e errët dhe e palëkundur e priftërinjve, skenat madhështore masive triumfale, bota ekzotike e Lindjes, ngjyra e së cilës është inkorporuar organikisht në dramaturgjinë dhe gjuhën muzikore të operës. Çajkovski dikur shkroi: “Gjeniu i plakut Verdi tek Aida dhe Otello hapi shtigje të reja për muzikantët italianë”. Egjipti, Memfisi dhe Teba në kohën e faraonëve. Aida, një skllave etiopiane e princeshës egjiptiane Amneris, e do Radamesin, një gjeneral që do të komandojë luftën kundër Etiopisë. Amneris mashtron Aidën dhe mëson sekretin e dashurisë së saj. Radames kthehet në triumf dhe merr dorën e Amneris si shpërblim. I fshehur mes robërve është Amonasro, Mbreti i Etiopisë, babai i Aidës. Ai detyron vajzën e tij të mësojë mënyrat e fshehta të luftës së ushtrisë armike nga Radames. Tradhtia e paqëllimshme e Radames zbulohet nga Amneris. Kryeprifti Ramfis dënon Radamesin të varroset i gjallë. Aida arrin të hyjë në varr për të ndarë fatin me të dashurin e saj.
AKTI I
Radames, komandanti i gardës, zgjidhet për të udhëhequr ushtrinë egjiptiane në nluftën kundër Etiopisë. Ai është i kënaqur, por ëndërron të fitojë skllaven Aida, vajzën e mbretit etiopian Amonasro, gjithashtu e dashuruar fshehurazi me të. Populli egjiptian i uron fitoren Radamesit dhe ushtrisë së tij. Nga ana tjetër, Aida është e ndarë mes dashurisë për Radames dhe dashurisë për vendin e saj.
AKTI II
Princesha Amneris ka frikë nga më e keqja: a është Radames i dashuruar me skllaven Aida? Amneris merr në pyetje të renë, duke e joshur që të rrëfejë dashurinë e saj. Aida e do Radames dhe guxon t’i rrëfejë ndjenjat rivalit të saj! Dy femrat hyjnë në një duel të nxehtë. Jo shumë larg, në portat e Tebës, egjiptianët po kthehen fitimtarë nga lufta. Të gjithë festojnë rikthimin e heroit të tyre, Radames. Çmimi është dora e Amneris.
AKTI III
Në fakt, Aida është vajza e mbretit të Etiopisë, Amonasro. Kur ajo vjen për të përshëndetur Radamesin në brigjet e Nilit, shfaqet babai i saj. Ai arrin të mbetet pa u vënë re mes të burgosurve. Amonasro i lutet vajzës së tij të kuptojë situatën e rëndë me të cilën përballet populli i saj, i cili është i mundur dhe i rraskapitur. Ajo duhet të vendosë interesin e vendit të saj përpara dashurisë për Radames! Në një duet të mbushur me butësi dhe indinjatë, Aida pranon të marrë në pyetje të dashurin e saj, duke shpresuar për informacion që mund t’i ndihmojë etiopianët të ngrihen dhe të pushtojnë Egjiptin.
AKTI IV
Duke folur me Aidën, Radames tradhtoi vendin e tij. Amneris do të bëjë gjithçka për ta shpëtuar, vetëm nëse ai mbrohet. Por, Radames refuzon të shpëtojë veten dhe dënohet të varroset i gjallë, një vdekje që ai e pranon heroikisht. Në errësirë, teksa pret të vdesë, Radames zbulon Aidën, e cila është fshehur për të vdekur me të. Ata i thonë lamtumirë jetës, në një duet të errët vdekjeje dhe zërat e tyre dëgjohen sikur ngjiten në qiell.