- This event has passed.
Ludvig Minkus
“DON KISHOTI”
20.12.2024 – ora 20:00
Dirigjent: Eduard Ambarcumian (Armenia)
Koreograf: Viktor Jaremenko (Ukrainë)
Skenograf: Andrej Zllobin (Ukrainë)
Kostumografe: Gana Ipatieva (Ukrainë)
Mjeshtër koncerti: Kliment Todoroski
Repetitorë: Kire Pavllov, Vollodomir Borisov (Ukrainë), Maria Josifovska Ristovska, Dafina Danilloska-Koçevska, Sasha Evtimova
Korepetitorë: Marjan Vasilevski, Stefan Pehçevski
Inspicientë: Dubravka Shopova, Tijana Tarçugovska Georgieva
Performojnë:
Kitri: Hristina Naqevska Mitrashinoviq
Bazill: Ballazh Lloçei (Hungari)
PERFORMOJNË SOLISTË, ANSAMBLI I BALETIT DHE ORKESTRA E OPERËS DHE BALETIT NACIONAL DHE FËMIJË NGA DEPARTAMENTI I BALETIT TË QSHSHMB “ILIA NIKOLLOVSKI-LUJ”.
Kohëzgjatja: 1 orë e 40 minuta
Sinopsi “Don Kishoti”
Hyrje
Don Kishoti bredh nëpër botë për ta lavdëruar emrin e tij me vepra të lavdishme. Ai emëron shërbëtorin Sanço Pansën si mbrojtësin e tij. Ata udhëtojnë nëpër botë që Don Kishoti ta gjej “zonjën e zemrës së tij”, Dulçinenë.
Sinopsi
AKTI I
Skena 1. Atmosferë festive në sheshin e Barcelonës. Kitri, vajza e hanxhiut Lorenco është e dashuruar me Basilin, i cili punon si floktar. Babai i saj është kundër kësaj lidhjeje dhe dëshiron ta martojë vajzën e tij me pasanikun Hidalgo Gamashin. Kitri me vendosmëri refuzon t’i nënshtrohet vullnetit të babait të saj. Kur festimet arrijnë kulmin, Don Kishoti shfaqet në shesh me mbrojtësin e tij, Sanço Pansën. Lorenco e fton zotërinë e pazakontë në pijetore. Sanço Pansa mbetet në shesh i rrethuar nga të rinjtë, të cilët bëjnë shaka me të. Ndërkohë, Don Kishoti vëren Kitrin. “Kalorësi i lavdishëm” imagjinon se është bukuroshja Dulçinea. Por Kitri zhduket. Ajo ikën me Basilin. Lorenco, Gamashi, Don Kishoti dhe Sanço Pansa nisen pas tyre.
AKTI II
Skena 2. Duke e kërkuar Kitrin, Don Kishoti dhe Sanço Pansa, hasin kamp ciganësh. Ciganët u ofrojnë atyre mikpritje dhe akomodim.
Skena 3. Kupidi dhe mbretëresha e zanave të pyllit i shfaqen Don Kishotit në ëndërr, duke ia treguar atij “Zonjën e zemrës së tij” Dulçinenë me pamjen e Kitrit. Kalorësi e shikon lojën e të bukurës Dulçinea.
Skena 4. Kitri dhe Basili argëtohen në pijetore. Shfaqen Lorenco, Gamashi, Don Kishoti dhe Sanço Pansa. Hanxhiu dëshiron ta shpall menjëherë fejesën e Kitrit me Gamashin. Por, Basili shtiret sikur kryen vetëvrasje. Kitri e dëshpëruar qan mbi trupin e palëvizshëm të të dashurit të saj. Don Kishoti dhe Sanço Pansa kundërshtojnë dhe akuzojnë Lorencon se është shumë i ashpër. Ata e përzënë Hidalgon e bezdisshëm dhe e detyrojnë Lorencon me armë, ta pranojë martesën e Kitrit dhe Basilit. Basili çohet, nuk ka më nevojë
të shtiret se është “i plagosur për vdekje”. Fillon argëtimi i përgjithshëm, kurse Don Kishoti dhe Sanço Pansa largohen nga pijetorja.
Skena 5. Ndodh festim i përgjithshëm për dasmën e Kitrit dhe Basilit. “Kalorësi i famshëm” është i ftuari i nderit në këtë ngjarje. Gjatë festimit, dy luftëtarët për drejtësi dhe liri largohen nga ngjarja, të etur për vepra të reja “heroike”.