Loading Events

« All Events

“D (si Dezdemona)” – balet bashkëkohor – premierë April 24 @ 8:00 pm - 9:00 pm MKD300

“D (si Dezdemona)” – premierië

Shfaqja është frymëzuar nga tragjedia e Uilliam Shekspirit “Otelo”

 24 prill, ora 20:00, Skena e vogël

Koreografe dhe regjisore: Risima Risimkin

Muzika: Toni Kitanovski

Skenograf: Matea Mijanoviq

Kostumograf: Bllagoj Micevski

 

Marrin pjesë:

Dezdemona: Anastasia Dançevska

Jago: Dejan Bitrovski

Otelo: Luka Gjorgjievski

Emilia: Sara Dimovska

Vdekja: Davor Milev

Zërat: Nadja Llukanova, Elena Terzieva, Ivona Manevska

Shfaqja është frymëzuar nga tragjedia e Uilliam Shekspirit “Otelo”. Risimkin vazhdon punën e saj si koreografe, duke e bashkuar punën e këtij dramaturgu të jashtëzakonshëm, me theks të veçantë te personazhet femra në veprat e tij. Pas “Zonja Makbeth”, kjo është shfaqja e dytë e bazuar në personazh femër nga veprat e Shekspirit, përkatësisht pjesa e dytë e trilogjisë “Gratë” në veprat e Shekspirit që po punon kjo koreografe.

Risima Risimkin është një nga koreografet kryesore të Maqedonisë. Ajo është themeluese dhe drejtore artistike e Teatrit të Vallëzimit – Shkup si dhe dekane aktuale e Akademisë së Filmit në Universitetin “Goce Dellçev”. Në vitin 1996 themeloi qendrën kulturore “Interart” kurse në vitin 2005 festivalin “Tanc Fest Shkup”, të cilin e drejtoi si drejtore artistike në periudhën 2005-2024. Ai ka krijuar më shumë se 40 projekte origjinale, me të cilat ka performuar në skenën vendase dhe ndërkombëtare të kërcimit në të gjithë Europën, Azinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për punën e saj të përgjithshme, Risimkin u nderua me Dekoratën nga radhët e “Kalorësi i artit dhe letërsisë” nga Qeveria e Francës.

Teatri i Vallëzimit – Shkup është kompania e vetme moderne e vallëzimit që vazhdimisht punon që nga viti 2011, puna e së cilës është në organizim të Qendrës Kulturore “Interart”. Kompania ka përgatitur mbi 70 shfaqje për 14 vite nga ekzistimi i saj. Në vitin 2022 ka realizuar paraqitjen historike në Teatrin nacional të vallëzimit modern “Shajo” në Paris, Francë, ndërsa pjesëmarrja në shfaqjen “Identitetet – historia e një ëndrre të zgjatur” të Risimkinit, ku kritika e Parisit e vlerësoi si “shfaqje brilante e një koreografi avangardë”. Teatri i Vallëzimit- Shkup ka marrë pjesë në skena prestigjioze në mbarë botën, si Nju-Jork, SHBA, Hagë, Holandë, Pekin, Kinë, festivalin Verona Shekspir Fringe, Veronë, Itali si dhe shumë qytete tjera në Europë dhe Azi. Në suazat e kompanisë debutimin e tyre e kanë pasur disa koreografë të rinj, që tashmë po bëjnë karrierë individuale si Matea Kiseliçka, Adrijana Dançevska, Dejan Bitrovski, Boban Ruseski, Aleksandra Petrushevska, Valentino Apostollski, etj.

Puna e Teatrit të Vallëzimit – Shkup mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Details

Date:
April 24
Time:
8:00 pm - 9:00 pm
Cost:
MKD300
Event Category:
Website:
https://online.operabalet.mk/index.php?id=440