- This event has passed.

5 dhjetor 2025, ora 20:00
“Sheherezada” – Nikollaj Rimski Korsakov
(balet)
Dirigjent: Bisera Çadlovska
Koreograf: Mihail Krapivin (Rusi) – sipas vendosjes origjinale të Mihail Fokinit
Skenograf: Marija Veteroska – bazuar në skenografinë e L. Bakstit
Kostumograf: Maja Bursaq (Serbi) – sipas kostumografisë së L. Bakstit
Koncert-mjeshtër: Verica Lambeska
Repetitorë: Aleksandra Mijalkova, Volodimir Borisov (Ukrainë), Dafina Daniloska-Koçevska, Marija Josifovska Ristovska, Biljana Basmaxhieva Kovaçevski
Inspektorë skene: Tijana Tarcugovska Gjorgjieva, Dubravka Shopova
Korepetitorë: Marjan Vasilevski, Stefan Pehçevski
Marrin pjesë:
Zabeida: Natasha Trendafilova Gicev
Rrobi i artë: Balazh Loçei (Hungari)
SINOPSIS SHEHERZADA:
Mbreti Shahrijar pushon në odën e tij. Vallaun e tij, shahun Zeman, me këngë e valle, e argëtojnë vashat e haremit. Shahrijari është i interesuar vetëm për të dashurën e tij, Zabeiden, por Zemani dyshon në besnikërinë e saj. Shahrijar bie nën ndikimin e Zemanit dhe paralajmëron se do të shkojë për gjueti, kurse vashat e haremit e cytin Zabeiden t’i afrohet Shahrijarit dhe t’i dëshirojë gjueti të suksesshëm, me qëllim që të shmanget çdo dyshim. Kur burrat do të marrin rrugën, vashat do ta bindin eunukun kryesor që ta hapë derën kryesore të haremit. Zezakët robër do të futen në harem dhe fillojnë orgjitë me gratë e Shahrijarit. Dyshimet e Zemanit vërtetohen. Dhe shpejtë do të arrijë dënimi me vdekje për robërit dhe eunukut. Zabeida e lut mbretin për mëshirë dhe e bind për besnikërinë e saj ndaj tij. Edhe pse në një moment hamendet, Shahrijari, me qëllim që ta shpëtojë nderin e tij, e flijon të dashurën. Zabaida e cila nuk gjen zgjidhje bën vetëvrasje në krahët e mbretit Shahrijar.