- This event has passed.
Petar Iliç Çajkovskoi
ARRËTHYESJA
3.2.2023 – 20:00
Koreograf: Vasilij Ivanoviq Vainonen (Rusi)
Skenograf: Anatolij Nezhnji (Rusi)
Kostumograf: Ljupka Ristovska
Repetitorë: Goran Bozhinov, Aleksandra Mijalkova, Vasil Çiçiashvili, Natasha Josifovska, Biljana Pasharikovska, Dafina Daniloska-Koçevska
Marrin pjesë:
Klara: Ivana Kocevska
Princi: Francisko Himenez Ruiz (Spanjë)
MARRIN PJESË EDHE SOLISTË, ANSAMBLI I BALETIT I OPERËS DHE BALETIT KOMBËTAR DHE FËMIJËT NGA SHKOLLA E MUZIKËS “ILIJA NIKOLOVSKI-LUJ”
Shfaqja zgjat 1 orë e 32 minuta
SINOPSIS
AKTI I
Ngjarja zhvillohet në një qytezë të vjetër gjermane, në fillim të shekullit të kaluar. Në prag të Krishtlindjeve. Rruga është e gjallëruar. Midis të ftuarve rreth bredhit, është edhe mjeshtri i vjetër i lodrave, miku i fëmijëve, Drosmaeri. Dhoma e mysafirëve e familjes Shtalbaum është e zbukuruar. Mblidhen mysafirët. Vjen edhe Drosermaeri, i cili sjell dhurata. Gjithçka është gati për festën. Vijnë edhe fëmijët. Fillon loja symbyllur. U bashkohet edhe Drosermaeri. Ia mbulojnë sytë dhe të parën e kap Klarën, bijën e Shtalbaumit. Pas lojës fillon vallëzimi. Paraqitet Drosermaeri me kostum magjistari. I tregon magjitë e tij dhe jep shfaqje me kukulla. Mbreti i minjve dëshiron ta rrëmbejë princeshën, por Arrëthyesi i guximshëm e vret mbretin e minjve. Drsomaeri paraqet lojëra tjera. Ai ua tregon fëmijëve kukullën Mavar, e cila kurdiset. Klarës më së shumti i pëlqen Arrëthyesi. Franci e merr Arrëthyesin për Klarën, por në duart e tij mbetet vetëm koka e kukullës. Drosmaeri në shpejtësi e rregullon kukullën. Klara e miklon kukullën e shqetësuar. Balloja përfundon me vallëzim. Është vonë, mysafirët shkojnë. Klara përshëndet me Arrëthyesin, ndalen dritat. Dadoja e çon Klarën në gjumë. Ajo sheh në ëndërr se si minjtë, bashkë me mbretin e tyre, e pushtojnë dhomën e mysafirëve. Arrëthyesi është në krye të ushtarëve prej plumbi dhe sulmojnë. Klara shkon pas tij, e tejkalon frikën, me vendosmëri e gjuan këpucën në drejtim të mbretit të minjve dhe kështu e shpëton Arrëthyesin. Mbreti i minjve është mundur dhe ai bashkë me ushtarët e tij zhduket. Drosmajeri e shndërron Klarën në një vajzë të bukur, kurse Arrëthyesin në një djalë shumë të mirë. Fillon udhëtimi në tokën e përrallave. Bie borë…
AKTI II
Klara dhe Arrëthyesi janë në ujdhesën magjike. Fillon festa. Klara dhe Arrëthyesi janë të lumtur. Vallëzojnë me të gjithë. Afrohet mëngjesi. Ëndrra magjike përfundon, Klara zgjohet…