- This event has passed.
XHAKOMO PUÇINI
“BOHEMËT”
8.11.2024
Salloni i OBN-së, në orën 20:00.
Dirigjent: Mauricio Kolisanti – Itali
Regjisor: Dejan Proshev
Asistent dirigjente: Katerina Stojanovska
Asistent regjisore: Ljupka Jakimovska
Skenograf: Zoran Nikollovski
Kostumografe: Marija Papuçevska
Mjeshtër koncerti:
Asistent mjeshtër të korit: Jasmina Gjorgjeska, Gjurgjica Dashiq
Korepetitorë: Elena Siljanoska, Janinka Nevçeva, Andreja Naunov
Ispicientë: Dragan Kostadinoviq, Marko Pavllevski
Performojnë:
Rodolfi: Domeniko Menin – Itali
Mimi: Anastasija Doroshenko – Gjermani
Marçelo: Goran Naçevski
Shonar: Dragan Ampov
Kolini: Vlladimir Sazdovski
Muzeta: Katerina Stojanovska
Benoa: Neven Siljanovski
Allçindor: Borko Bixhovski
Parpinjoll: Jane Dunimaglloski
Kufitari: Aleksandar Nikodinovski
Oficerët: Tihomir Jakimovski
Fëmija: Ema Ginovska
Performojnë kori dhe orkestra e Operës dhe e Baletit Nacional
BOHEMËT
Përmbajte e shkurtër
“Bohemët” është operë në katër akte nga Xhakomo Puçini, e shkruar sipas libretos italiane të Luixhi Ilikës dhe Xhuzepe Xhakosës. Libreti bazohet në romanin “Jeta e bohemëve” të Henri Murgerit.
Premiera botërore e operës u dha më 1 shkurt 1896, në Torino të Italisë, e dirigjuar nga i riu Arturo Toskanini.
Akti I
Veprimi në operë zhvillohet në Paris, në ditët e sotme. Skena në fotografinë e parë tregon papafingon mjerane të bohemëve të lagjes latine, në prag të Krishtlindjes. Në intimitetin e kësaj dhome, poeti Rodolfo dhe piktori Marseli ngrijnë nga i ftohti i fortë. Duke kërkuar mënyrë për t’u ngrohur, ata vendosin të sakrifikojnë një nga shfaqjet e Rodolfos për dru zjarri në oxhakun e ftohtë. Futet Kolini, filozofi, i nervozuar dhe i zemëruar, sepse nuk arriti të lërë peng asnjë nga librat e tij, por gëzohet kur sheh zjarrin.
Djegia e dramës së Rodolfit shoqërohet me ironi në muzikë dhe në vargjet e tyre – një sens humori është karakteristik për ta edhe në momentet e mjerimit më të madh. Por drama është e shkurtër, zjarri shuhet ngadalë.
Me hyrjen e Shonarit, muzikantit, fati u buzëqesh. Ai mban shportën plot me dru zjarri, ushqim dhe verë. Temperamentin e këtij djali e përjetojmë në ariozonë të tij, ku ai flet për aventurën e tij në të cilën fitoi paratë.
Është prag Krishtlindjesh. Shoqëria vendos të kalojë mbrëmjen në Tavernën Momus. Humori ngazëllues ndërpritet nga një trokitje e fortë në derë – pronari Benoa vjen për të marrë qiranë e tij. Djemtë, duke mos pasur ndërmend ta paguajnë, lehtë do ta mashtrojnë. Vetë shefi tashmë është i dehur, bohemët me dashamirësi i derdhin edhe më shumë verë. Në këtë gjendje, ata do ta provokojnë lehtësisht të mburret për lidhjet e tij të dashurisë, duke kritikuar gruan e tij. Bohemët, të ofenduar nga sjellja e tij, do ta akuzojnë në mënyrë skandaloze për kurvëri dhe imoralitet. Aq të hutuar dhe të dehur, do ta përzënë dhe do t’ia marrin paratë që i kanë dhënë ndërkohë. Pas këtij episodi, Marseli, Shonari dhe Kolini nisen në tavernën Momus, në strehën e tyre të preferuar. Rodolfo mbetet për ta përfunduar veprën e tij të re “Kastor”. Këndimi i tij ndërpritet nga një trokitje e turpshme në derë. Ajo është fqinja e panjohur Mimi, e cila vjen me një kërkesë për ta ndezur qiriun e saj të fikur. Por e rraskapitur dhe pa frymë nga shkallët që ka ngjitur, asaj i bie të fikët. Rodolfo e ndihmon të ulet dhe i ofron pak verë. I tërhequr nga pamja e saj e pazakontë, e butë dhe e bukur, Rodolfo kërkon një mënyrë për ta mbajtur atë në shoqërinë e tij më gjatë. Por Mimi nxiton dhe niset për t’u larguar. Gjatë daljes, ajo kupton se nuk e ka çelësin, të cilin me siguri i ka rënë, kur ishte alivanosur. Ajo kthehet për ta kërkuar, por era e shuan përsëri qiriun. Rodolfo, e shuan me zgjuarsi qiriun. Në errësirë ata së bashku kërkojnë çelësin, të cilin Rodolfi e gjen menjëherë dhe e fsheh në xhep. Fati, i ndihmuar nga shkathtësia e Rodolfos, do t’i bashkojë lehtësisht zemrat e tyre në pritjen romantike të dashurisë. Duke kërkuar çelësin në errësirë, Rodofo prek dorën e Mimit, i cilo është rasti për një nga ariet më të famshme të tenorit, “Che gelida manina”. Në këtë arie, ai tregon natyrën e tij romantike, poetike, më pas e lajkaton, duke pranuar se është magjepsur nga bukuria e saj. E inkurajuar nga ngrohtësia që po e ngroh , zemrën e saj, ajo këndon arinë e saj “Si mi chiamano Mimi” që pasqyron qetësinë e saj të thjeshtë dhe natyrën konstante. Në duetin e kënduar “O soave fanciulla”, ata e lënë papafingon të përqafuar krahë njëri-tjetrit për t’u bashkuar me miqëve të tyre.
Akti II
NJë turmë njerëzish në sheshin e lagjes latine. Të gjithë janë në humor para Krishtlindjes. Dyqanet janë të hapura. Shitësi i lodrave Parpinjol, kalon përreth sheshin në karrocën e tij dhe fëmijët e ndjekin duke kënduar korin e tyre. Në një nga tezgat, Rodolfo i blen kapelën e dëshiruar prej kohësh Mimit të tij, e cila bëhet simbol i dashurisë së tyre. Nga taverna Momus ndëgjohen britma gazmore të njerëzve që ngrenë dolli. Këtu takohen miqtë, a në mini arien “Questa e Mimi”, Rodolfi e prezanton shoqëruesin e tij. Dollia ngallëzuese e shoqërisë ndërpritet nga ardhja e Muzetës. Ajo është një vajzë jashtëzakonisht e bukur, lozonjare e vërtetë, gjithmonë e veshur bukur. Paraqitja e saj tërheq vëmendjen e të gjithëve nga lokali, veçanërisht tani që shoqërohet nga i moshuari, por i pasur, zoti Allçindor. Kjo e ndryshon menjëherë disponimin e Marselit. Muzeti është pikë e dobët në zemrën e tij. Pavarësisht grindjeve dhe mosmarrëveshjeve të tyre në të kaluarën, ai është ende i dashuruar në të. Ajo nuk është më pak e prekur prej tij dhe bën gjithçka për ta tërhequr vëmendjen e tij. Në përpjekjen e saj të fundit për ta provokuar Marselin, Muzeta, duke kënduar arinë e saj “Quando me’n vo’ soletta”, flirton me disa nga meshkujt në tavernë. E vetëdijshme se ia doli në qëllimin e saj, ajo me dinakëri heq qafe Allçindorin. Duke bërtitur në panik, ai e dëgjon atë që ankohet për këpucën “e ngushtë” që po e shtrëngon dhe e dërgon t’i blejë këpucë të reja. Allçindori, i skuqur nga turpi, vrapon të plotësojë dëshirën e saj. Të dashuruarit Marseli dhe Muzeta, përqafohen duke i mahnitur të pranishmit në tavernë. Me ardhjen e bandës ushtarake, shoqëria e bohemëve e shoqëruar me dy vajzat, largohet.
Akti III
Një mëngjes i ftohtë shkurti, përballë postbllokut në hyrje të Parisit. Në fund të rrugës është një tavernë ku Marseli dhe Muzeta kanë qëndruar prej disa kohësh. E pa frymë dhe e lodhur, rrugëve afrohet Mimi, e cila kollitet shpesh dhe tashmë e ka të qartë se sëmundja që e hesht, ka marrë hov.
Duke qarë, ajo i drejtohet piktorit Marsel për ndihmë dhe pranon se Rodolfi e mundon me xhelozinë e tij për një kohë të gjatë dhe jeta e tyre është një ferr i vërtetë – ata duhet të ndahen. Marseli premton të flasë me Rodolfon dhe e përcjell në shtëpi, por në vend që të largohet, ajo fshihet pas një peme dhe e përgjon bisedën e tyre. Rodolfo i shpjegon mikut të tij se është xheloz dhe të largohet nga Mimi. Por Marseli, duke dyshuar në historinë e tij, e provokon atë ta thotë të vërtetën. Rodolfo pranon se arsyeja e vërtetë e pakënaqësisë së tij është sëmundja e Mimit. Në të ftohtë dhe në varfëri, dashuria e tij nuk mjafton për t’i rikthyer shëndetin dhe për ta shpëtuar nga vdekja. Në këtë moment Mimi e kupton për herë të parë të vërtetën e tmerrshme. Duke qarë dhe kollitur zbulon praninë e saj. Por Rodolfos dhe Marselit u bëhet e qartë se ajo e dëgjoi bisedën. Rodofo përpiqet ta ngushëllojë duke mohuar atë që u tha më parë. Në duetin e dyfishtë “Adio dolce svegliare” shohim lamtumirën e trishtë të dashurisë nëpërmjet kujtimeve të lumturisë së kaluar të Rodofos dhe Mimit dhe zënkës xheloze të Marselit dhe Muzetës e cila përfundon në ndarjen e tyre.
Akti IV
Është pranverë. Skena i gjen Rodolfon dhe Marselin në tarracë duke biseduar me ish-të dashurat e tyre “O Mimi tu piu non torni”, është dueti në të cilin ata i këndojnë vetes ditët e lumtura të dashurisë që tashmë kanë ikur. Me ardhjen e Shonarit dhe Kolinit në skenë, kthehet humori i vjetër i gëzuar i këtyre djemve. Gjithmonë të gatshëm për shaka, ata tallen me njerëzit e klasit të lartë, sjelljet e bontonit të tyre dhe karikaturojnë vallet aristokratike. Dhe kur kjo sjellje e marrëzishme e arrin kulmin, pakujdesia e tyre ndërpritet nga hyrja e Muzetës e pa frymë, e cila drejton Mimin, të rraskapitur nga sëmundja dhe afër vdekjes. Ajo kthehet të Rodolfo për të vdekur me burrin që e do.
Në fund të aktit, nëpëprmjet euforisë së saj para vdekjes, në muzikë përshkojnë tema dhe lajtmotive nga e gjithë opera. Ato janë reminishenca/kujtimi i lumturisë që përjetoi në këtë shtëpi, simbol i lidhjes me njerëzit me të cilët ndjeu gëzimin e vërtetë të jetës, si simbol i
Bashkimit të saj të dashurisë me Rodolfon. Të gjithë të pranishmit në skenë, janë të vetëdijshëm për realitetin tragjik. Vetëm Rodolfo deri në momentin e fundit, ngrohet nga shpresa se ajo do të jetojë. Vetëm pasi të ndodhë vdekja e Mimit, ai vetëdijësohet se është fundi. Thirrja e dhimbshme e Rodolfit të emrit e saj, në muzikë e ndjekur nga tema e vdekjes, e shënon fundin e operës.