- This event has passed.
Pjetro Maskanji
KAVALERIA RUSTIKANA
(11. 11. 2022– Ora 20)
Dirigjent: Ivan Eminoviq
Regjia\ Xhandomeniko Vakari (Itali)
Asistent regjie: Alesandro Idonea (Itali), Lupka Jakimovska, Trajko Jordanovski
Skenograf: Zoran Nikollovski
Kostumograf: Elena Donçeva
Koncert mjeshtër: Jane Bakevski
Kor mjeshtër: Gjurgjica Dashiq, Jasmina Gjorgjeska
Korepetitorë: Elena Siljanovska, Janinka Nevçeva, Andreja Naunov, Jordan Petrushevski
Inspicientë: Lupço Polizov, Dragan Kostadinoviq, Marko Pavlevski
Sufler: Nevena Georgieva
Marrin pjesë:
Santuca: Bllagica Pop Tomova
Turidu: Zoran Sotirov
Alfio: Boris Trajanov
Lola: Nikolina Janevska
Nëna Luçia: Markia Popoviq
Kori dhe orkestra e Operës dhe baletit kombëtar
KAVALARIA RUSTIKANA NGA PJETRO MASKANJI
Operë në një akt. Tradhti, xhelozi, hakmarrje = Tragjedi
Përmbajtja: Një natë para pashkëve në një fshat sicilian. Santuca shkon drejt shtëpisë së Luçijas, nëna e Turidit, të cilin ajo e dashuron, por në të cilën dashuri dyshon. Ajo shkon në atë shtëpi për të biseduar me të. Por, në vend të bisedës, ajo vëren se Turudi dhe Lola takohen fshehtas. Lola është gruaja e karrocierit Alfio. Turidi, para se të shkojë në ushtri ishte fejuar me Lolën, por në ndërkohë ajo ishte martuar me Alfion e pasur. Pas kthimit nga ushtria, Turudu ishte dëshpëruar dhe kërkonte qetësi në përqafimin e fshatares Santuca, e cila tani, në sytë e fshatarëve, konsiderohej si mëkatare. Ajo mbetet e vetmuar, e hedhur nga të gjithë. Santuca, duke mos mundur të tejkalojë xhelozinë, i tregon nënës së Turudit, Luçijas,se çfarë mëkati kishte bërë i biri i saj. Vjen edhe Alfio, i cili pas një kohë të gjatë kthehet në fshat dhe tregon se si e kishte vërejtur Turudin afër shtëpisë së tij.
Fjalët e Santucas dhe ato që i dëgjoi nga Alfio, bëjnë që nëna Luçija të dyshojë, por edhe të frikësohet. Vjen Turudu. Santuca dëshiron të bisedojë me të, por pengohet nga Lola, e cila bashkë me Turudin shkojnë në kishë. Santucas fshatarët ia mbyllin dyert e kishës dhe e lënë të vetëm. Vjen Alfio dhe ajo i tregon për tradhtinë e gruas së tij. Ai premton hakmarrje. Në ndërkohë Santuca vetëdijesohet për atë se çfarë kishte bërë, por tani është vonë. Me qëllim që ta shpëtojë të dashurin e saj dhe ta kthejë nderin para fshatarëve, ajo shkon për t’i thirr karabinierët që ta pengojnë Alfion të hakmerret dhe të shpëtojë Turudin. Pas shërbesës kishtare, Turudi i fton miqtë që të pijnë për nder të tij. Vijnë edhe Lola dhe Alfio. Turudi i shikon se si vallëzojnë. Pas një diskutimi të ashpër, Turudi dhe Alfio vendosin të dalin në dyluftim. Turudi më nuk ka rrugëdalje. Ai i drejtohet nënës së tij me lutjen që ta ruajë Santucan nëse ai nuk kthehet. Nëna Luçija akoma nuk kupton se çfarë po ndodh. Santuca vonohet me karabinierët. Dëgjohet vetëm një klithmë: “Turudi vdiq”.