Loading Events

« All Events

  • This event has passed.
“ LIDIJA NGA MAQEDONIA”- RISTO AVRAMOVSKI (16.09.2023 – PËRTËRITJE) September 16, 2023 @ 8:00 pm - 10:00 pm МКД600


16.09.2023
“ LIDIJA NGA MAQEDONIA”- RISTO AVRAMOVSKI (16.09.2023 – PËRTËRITJE)

Opera në 2 pjesë
Libret- Gij Shelei dhe Dora Petrova (Francë)
Interpretuesë- Liljana dhe Jordan Plevnesh

Dirigjent – Ivan Eminoviq
Regjisor- Plamen Kartalov (Bullgari)
Restauroi – Trajko Jordamovski
Asistentregjisore- Ljupka Jakimovska
Asistente dirigjent – Katerina Stojkovska
Skenograf -Panqe Minov
Kostumografe- Elena Donqeva
Mjeshtër-koncerti: Verica Lambevska
Asistent mjeshtre e korit – Jasmina Gjorgjeska
Korepetitorë -Elena Siljanoska, Janinka Nevqeva, Andreja Naunov, Jordan Petrushevski
Sufleri: Nevena Georgieva
Ispicientë: Ljupqo Polizov, Dragan Kostadinoviq, Marko Pavlevski

MARRIN PJESË
LIDIJA – Nade Talevska Spasovska
PAVLE – Igor Durlovski
SILAS – Dragan Ampov
TIMOTEJI – Marjan Nikolovski, Nikola Stojqevski
NJERIU ENGJULL – Vasko Zdravkov
ASIA – Ana Rojdeva-Talevska, Katerina Stojanovska
AGIA – Aleksandra Lazarovska- Vasilievski, Elena Golomeova
DINA – Marika Popoviq, Sonja Pendovkska-Madevska
IKIJA – Katerina Boshkovska, Desanka Gligorijeviq
CEZARI – Ernes Ibraimiovski
KLAUDI – Igor Ginovski
LAMBRIKUSI – Tihomir Jakimovski
PERESI – Dejan Stoev
TERVELI – Jane Dunimagloski
NUMI – Dime Petrov
NËNA – Sonja Pendovska
KAPITENI – Neven Siljanovski
CENTURIONI – Vasko Zdravkov

Marrin pjesë: Kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional

 

Për “Lidijën nga Maqedonia – e krishtera e parë në Europë”

Kah fundi i shekullit të kaluar në Nju-Jork në më shumë metropole tjera botërore u paraqit libri “ Gratë e harruara të Biblës”, i cili nxiti interes të madh te publiku ndërkombëtar. “Zbulimi” më i madh në mesin e grave të harruara të Biblës ishte edhe Lidia maqedonasja, që e ka furnizuar me pëlhurë të purpurt tërë Senatin Romak për nevojat e Perandorisë Romake.

Kur Apostulli Pal paraqit në tokën maqedonase i njohur në Bibës si “Thirrja e maqedonasit” me fjalinë legjendare “Eja në Maqedoni dhe na shpëto….” Frikë nga brenda, a kërcënim nga jashtë dhe porosia e krishterimit nga Palestina e kthen atë në një porosi universale, kah e  cila duhet të afrohen të gjithë popujt e papagëzuar të botës, në fakt është momenti kur fillon historia e re e njerëzimit: Ungjillëzimi i Europës dhe i Botës.

Gruaja e parë dhe në përgjithësi personi i parë i pagëzuar nga Apostulli Pal, e pagëzon në atë odise që zgjat prej dy mijë vjetësh është Lidia maqedonasja. Pikërisht këtu lind Kisha e parë në Europë dhe në Botë dhe një kor engjëjsh fluturojnë në atë Shtëpi – Kishë, që ta përcjellë “qytetërimin e dashurisë”, nga Lindja e tij deri në Kryqëzimin dhe Ringjalljen për shpëtimin e mbarë njerëzimit.

 “Lidia nga Maqedonia”

Përmbajtje e shkurtër

Akti i parë

Shkretëtirë. Apostulli Pal me këmbët e gjakosura nga ecja e gjatë, takon një burrë, që në fakt është Engjëlli i Zotit. Duke ia lehtësuar dhimbjen, njeriu Engjëll e fton të shkojë në Maqedoni dhe të ndihmojë njerëzit që jetojnë në dhimbje dhe vuajtje të rënda. Pali premton që do të shkojë.

Filipi. Qytet në Maqedoni ku mbretëron shthurja nën torturat e ushtarëve romakë. Apostulli Pal, i shoqëruar nga Silasi dhe Timoteu, mbërrin në Filipi dhe është i tronditur nga shthurja dhe pashpresa e njerëzve. Takon hajdutë, prostituta, vrasës dhe ushtarë mercenarë. Shpërthen një zjarr, por askush nuk dëshiron të ndihmojë për ta shuar. Apostulli Pal, i tmerruar nga pamja, e braktis qytetin.

Në brigjet e lumit Lidia, Asia, Hagia dhe Dina, po lyejnë pëlhurën e bardhë me ngjyrë të purpurt, kur ju afrohen Pali, Timoteu dhe Sila. Pali e pagëzon Lidian.

Akti i dytë

Shtëpia e Lidias. Lidia i informon të gjithë se lejon që në shtëpinë e saj të mbahen predikime dhe njerëzit të pagëzohen në besimin e të vetmit Zot, Jezu Krishtit.

Në të njëjtën kohë në Senatin Romak, Cezari lëshon një dekret që i detyron të gjithë senatorët të vishen me toga të purpurta, me pëlhurë të bërë nga Maqedonia.

Apostulli Pal vazhdon të predikojë dhe të pagëzojë, por u spiunua nga Ikia, e cila paraqitet në mënyrë të rreme si besimtare, ai tradhtohet dhe burgoset nga ushtarët romakë.

Pauza

Akti i tretë

Pali, Sila dhe Timoteu janë në burg. Lidia vjen me një turmë njerëzish para gjykatësve të burgut. Të gjithë së bashku i luten Zotit për shpëtim. Në atë çast ndodh një tërmet. Muret e burgut shemben, por askush nuk është lënduar. Pali, Sila dhe Timoteu janë të lirë, në të njëjtën kohë Lidia i njofton se pretorianët romakë i kanë shfajësuar. Duke falënderuar Zotin, nisën për në qytet, ku priten nga një turmë entuziaste njerëzish, të cilët gjithnjë e më shumë po fillojnë të besojnë në Zotin Një.

Akti i katërt

Lidia e përgatit karvanin me kuaj të ngarkuar me pëlhura të purpurta. E shoqërojnë fëmijë të buzëqeshur, por njëri vrapon dhe bie nën thundrën e njërit prej kuajve. Të gjithë mendojnë se fëmija ka vdekur, por Lidia beson në shpëtimin e Zotit, megjithëse të gjithë e fajësojnë atë për vdekjen e fëmijës. Ushtarët romakë vijnë për të shoqëruar nga nëna e fëmijës. Nëna e fajëson Lidiën, ndërsa ushtarët e njoftojnë se do të ekzekutohet.

Në atë moment vjen Apostulli Pal dhe me një lëvizje të dorës e ringjall fëmijën, i cili i gëzuar hidhet në krahët e Lidias. Nëna gëzohet dhe Lidia e njofton se po e kthen të gjallë me atë që jeton në të, Jezu Krishti.

Pali, Timoteu dhe Sila i dhanë lamtumirën njerëzve përpara se të niseshin. E bekojnë Lidian, duke i premtuar se do ta kujtojnë përgjithmonë. Lidia i quan ata Tre Diejtë e Maqedonisë. Apostulli Pal i njofton se Maqedonia është një vend i zgjedhur nga Zoti dhe se Dhiata e Re do të fillojë nga këtu, nga Maqedonia.

Details

Date:
September 16, 2023
Time:
8:00 pm - 10:00 pm
Cost:
МКД600
Event Category:
Website:
https://www.karti.com.mk/etickets/TicketList.aspx?pEventID=5105