- This event has passed.
Dirigjent: Diego García Rodríguez (Spanjë)
Regjisor: Marko Spada (Itali)
Skenograf: Mauro Tinti (Itali)
Kostumograf: Rade Vasilev
Koncert mjeshtër:
Asistent regjie: Trajko Jordanovski, Lupka Jakimovska
Inspicientë: Lupço Polizov, Dragan Kostandinoviq, Marko Pavlevski
Suflerë: Pavlina Zdravkova, Nevena Georgieva
Marrin pjesë:
Makbethi: Boris Trajanov
Lejdi Makbeth: Vesna Gjinovska Ilkova
Banko: Aleksandar Stefanoski
Makduf: Nikolla Stojçeska
Dama: Katerina Miteva
Malkom: Dejan Stoev
Mjeku: Dime Petrov
Shërbëtori i Makbethit: Borko Bixhovski
Herlad: Marko Gapo
Tradhëtari: Dimitar Kozhuharov
Kori, orkestri dhe solistët e baletit të Operës dhe Baletit Kombëtar
Përmbajtja e shkurtër:
Akti I
Pas fitores ndaj kryengritësve, Makbethi, udhëheqësi ushtarak i mbretit të Skocisë, kthehet në shtëpi. Ai është nipi i mbretit Dankan. Gjatë kohës së keqe, në mal takohet me shtriga, të cilat i paralajmërojnë se do të bëhet mbret. Por, ia bëjnë me dije se edhe do të vritet. Profecia e detyron që me forcë ta marrë pushtetin. Gruaja e tij, Lejdi Makbeth, e cila dëshiron që të bëhet mbretëreshë, e cyt burrin e saj që ta vrasë mbretin dhe si pasardhës i tij ta marrë pushtetin mbretëror.
Ndryshimi: Në oborrin e tij, Makbethi dhe gruaja e tij merren vesh që ta ftojnë mbretin që është gjuajtur në afërsi të oborrit të tyre. Mbreti i lajmëron se pranon ftesën e tyre, për shkak se ai konsideron se kjo është shenjë e pajtimit të plotë, por njëkohësisht dëshiron që ta shpërblejë ushtarakun e tij kryesor. Ai arrin me përcjelljen e tij, duke mos ndjerë asgjë për komplotin që e përgatisin ndaj tij.
Akti II
Në natën e qetë ndodh krimi i tmerrshëm. Makbethi, i ndihmuar nga gruaja e tij, e vret mbretin. Pastaj dalin në oborr ku i presin ushtarakët tjerë. Ata e kundërshtojnë idenë që ai të shpallet mbret, por Makbethi paguan vrasës për t’i eliminuar ata që e kundërshtojnë. Të tjerët, të frikësuar për jetën e tyre, sepse janë nën pushtetin e tij, pajtohen me dëshirën e tij dhe e shpallin mbret. Pasi zgjidhet, i kujtohet profecia e dytë që thoshte se do të vritet, pikërisht siç bëri ai me Dankanin.
Akti III
Makbethi përgatitet për ta festuar marrjen e kurorës, por në festimin e madh nuk vijnë të gjithë të ftuarit. Ata e konsiderojnë si vrasës dhe tiran, kundër të cilit, djemtë e mbretit përgatisin komplot, mbledhin ushtrinë, me qëllim që t’ia marrin kurorën. Ata që janë prezent në solemnitet i bëjnë lajka tiranit, por edhe vetë ata janë të gatshëm për gjithçka kundër tij, sepse e dinë se më nuk do të jenë të sigurt. E dinë se ai vazhdimisht është i frikësuar nga hakmarrja dhe është i gatshëm që pamëshirë t’i vrasë të gjithë ata që e kundërshtojnë. Frika që e bën të pasigurt, atë e bën edhe më të ashpër. Në të njëjtën gjendje është edhe gruaja e tij. Ajo i vëren shpirtrat e të vrarëve, ndaj, duke mos mundur që t’i përballojë këto halucinacione, ajo çmendet. Ajo vazhdimisht flet me shpirtrat dhe duke ikur prej tyre vritet.
Akti IV
Makbethit i lajmërojnë se gruaja e tij ka vdekur. Ai është i deprimuar, sepse e di që ajo u flijua për shkak të pangopësisë për pushtet. Pos kësaj, mëson se kundërshtarët e udhëhequr nga djali i mbretit të vrarë, janë duke ardhur për ta marrë oborrin dhe të luftojnë me të. Duke qenë në një situatë të tillë, ai sërish u drejtohet shtrigave, të cilat vijnë t’i tregojnë që të jetë i qetë, sepse nuk do të vdesë derisa mali i afërt të mos zhvendoset dhe se nuk mund ta vrasë askush i lindur nga nëna. Por, kjo, megjithatë realizohet. Ushtria është e kamufluar me degët e mbledhur dhe duket sikur mali po lëviz. Ushtria e Makbethit nuk është në gjendje ta ndalojë ushtrinë të udhëhequr nga Mekdafi, i cili nuk është lindur në mënyrë natyrale, por është nxjerrë nga barku i nënës së vdekur. Ai e vret Makbethin dhe djalin e mbretit Dankan, Malkolmin, e shpall si bartës të kurorës mbretërore. Të gjithë ushtarakët ftohen në këtë ngjarje, kurse Mekdafi shpallet hero.